“Shqipëria më e varfëra në rajon”, Basha: Mos pranoni t’ju trajtojnë si dele, më 11 maj keni në dorë ndryshimin

7 Shkurt 2025, 11:38Politika TEMA
“Shqipëria më e varfëra në rajon”, Basha: Mos

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve dhe shërbimeve, ndërsa qytetarët përballen me taksa të larta, paga të ulëta dhe një sistem shëndetësor të kushtueshëm.

Në një postim më Facebook, Basha u bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për një bërë ndryshimIN e vërtetë.

“Shqipëria është ndër vendet me çmimet më të larta të ushqimeve dhe shërbimeve, qytetarët tanë paguajnë më shumë para nga xhepi për shërbim shëndetësor dhe ilaçe, kanë taksat më të larta dhe pagat e pensionet më të ulëta.

Qeveria nuk është e shqetësuar për hallet e qytetarëve, por pasuritë e shqiptarëve i përdor si pronë private për përfitime të klientëve të saj. A do të pranojnë më shqiptarët të trajtohen si dele nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, të cilët, sipas Bankës Botërore, e kanë lënë Shqipërinë me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon?

Më 11 maj, ju e keni në dorë ndryshimin, për të lënë pas një qeveri që punon vetëm për vete dhe për të zgjedhur një ofertë programore të mirëstudiuar, që e vendos potencialin e vendit në shërbim të çdo shqiptari. Vota juaj më 11 maj është fuqia juaj për të ndërtuar një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë', shkruan Basha. 

9 Komente

  1. L
    Li

    Fatkeqësi e madhe që kemi kesilloj dembelesh, hajdut politikan. Pra me nje fjal maskarenj që nuk i ka then njeri punambar. Keto vemje që nuk din tabelen e shumzimit kan kapur per fyti politiken sepse kan kuptuar që lopa ka qumesht. Mjer mileti.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Ne populli nuk jemi dele , dhe ne qoftese jemi dele nuk pranojme nje cjap kriminel si puna jote .O i pa fytyre si guxon e flet , do ta shikoni ne 11 Maj si do te dilni .Fitore PS .Populli eshte me personat qe punojne dhe jo me ata qe e shkaterojne .Farina e ka drejtesia qe ju le juve te kakarisni .

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Pse, mos ka qënë gjë më e pasura në rajon?

        Përgjigjjuni
        1. K
          KROI MBRETIT

          Ky eshte i vetmi politikan qe i ka humbur te githa fushatat elektorele dhe tani ben moral.Si nuk i vjen turp,apo politikanet e ketij soji e kane ngrene turpin me buke.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salih

            LUUUUUUUUULIIIIIII, PLEASE, "PLEASE SAVE OUR ASS", 6X6=26, SA TE DUASH TI, vetem "shpetoje" kètè vend nga nard ndoka and Co...!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Na ngrenc mune or Lyl!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cjapi Lulzim

                Ky është komplet kakërdhi deleje! As familjarët e vet se votojnë të ziun Lul!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Katnari

                  Si "politikan" duhet te jesh BOLE fare, po fare ama, qe te mendosh se do te shtosh votat duke i thene shqiptarve dele! Si pushtetar hajdut, "DELJA" t'a ka mbushur prokurorine me denocime.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Baba I tij salehu

                    Ky palaco cirku I duket vehtja cjap, hajdut me cizme I pa afte, gjymash e mashtrues

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje