Sondazhi i Euronews: Pse qytetarët votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën

7 Shkurt 2025, 12:35Politika TEMA
Sondazhi i Euronews: Pse qytetarët votojnë Partinë Socialiste dhe

Euronews Albania dhe kompania e mirënjohur greke, MRB, publikuan sondazhin e parë ku shfaqej prirja e votës së shqiptarëve për zgjedhjet e 11 Majit. Rezultati i jepte një fitore të qartë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës duke ruajtur shifrat e vitit 2021 dhe madje me hapësirë për ta përmirësuar atë. Ky sondazh është provuar në 3 palë zgjedhje të njëpasnjëshme në vitet 2021, 2022 dhe 2023, duke e gjetur rezultatin e zgjedhjeve në mënyrë të saktë. 

Pavarësisht se socialistët janë në garë për mandatin e tyre të katërt dhe në shifrat e sondazhit janë pothuajse të sigurtë drejt kësaj rruge, ajo që të bën përshtypje është se qeveria sot mund t’i gëzohet një situate më të mirë të perceptimit të përgjithshëm të ekonomisë, edhe se 4 vite më parë kur konkurronte për mandatin e tretë. Madje, njerëzit sot njerëzit shpresojnë dhe besojnë më shumë tek qeveria për t’i dhënë zgjidhje problematikave që haset vendi.

Sa i përket mendimit të tyre për gjendjen e ekonomisë së vendit, 32.1% e shqiptarëve thonë se është e mirë. Ndërkohë në të njëjtën periudhë 4 vite më parë përpara zgjedhjeve, kjo shifër ishte vetëm 13.2%. E njëjta situatë paraqitet edhe për ekonominë familjare. Teksa 4 në 10 shqiptarë mendojnë se gjendja e ekonomisë familjare sot është e mirë, kjo shifër është gati sa dy-fishi i atyre që mendonin kështu në vitin 2021. Atëherë shumica e shqiptarëve mendonin se ekonomia familjare ishte në gjendje të keqe në masën 39% dhe vetëm 24% thonin se ishte mirë.

Kjo sjellje e të sonduarve shihet edhe në pritshmëritë e tyre për 12 muajt e ardhshëm, kur rreth 80% e tyre mendojnë se ekonomia e tyre familjare dhe e vendit do të jetë njësoj ose më mirë. Në vitin 2021, kjo shifër ishte rreth 70%.

Kur Edi Rama kërkonte mandatin e tretë, gjysma e shqiptarëve mendonte se vendi po shkonte në drejtimin e gabuar, ndërkohë sot, në sondazhin e Euronews Albania dhe MRB, vetëm 43% e mendojnë këtë dhe për më tepër, ata që mendojnë se vendi po shkon në rrugën e duhur janë më shumë, rreth 45%. 

Ajo që është më demotivuese për opozitën, tregohet tek problematikat që vetë qytetarët kanë identifikuar dhe se cilat forca politike ata mendojnë se mund t’i zgjidhin ato problematika. Në të gjitha problemet e identifikuara, shqiptarët mendojnë se Partia Socialiste ka më shumë shanse t’i zgjidhë ato probleme, duke nisur që nga ekonomia, apo dhe korrupsioni dhe emigrimi.

Sondazhi tregon edhe trendin se niveli i rëndësisë së problematikave ka rënë. Ato ekzistojnë por për qytetarët rëndësia e tyre është më e ulët.

Ajo që vihet re nga ky sondazh, është se prirja e votës së qytetarëve nuk është rastësore, por një rezultat i besueshmërisë që ata kanë krijuar për forcat politike dhe qartazi duket se ata besojnë të Partia Socialiste më shumë se të opozita apo shumësisë së tyre dhe se vota e tyre është rezultante e mënyrës se si ata mendojnë t’i zgjidhin problemet dhe kush është më i aftë për t’ua zgjidhur ato.

11 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Këtë herë populli duhet të nxjerë jashtë loje Berishën dhe kukllat e tij pastaj të meret me Ramën.Të gjithë Berishët e quajnë Ramën krye kriminel por të tillë gjë nuk kemi dëgjuar nga bota bile e mirpresin atë dhe e vlerësojnë si politikan.Si nuk e kuptojnë që partinë demokratike me këta bashibozukë nuk e don dhe e pret njeri nëpër botë?Pra më 11 nuk diskutohet fitorja e Ramës por puna është të largohet njeriu që ka shkatëruar Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      berisha ka qene jashte loje ketu e 12 vite. ramazoni po behet enveri 2. mendon ti se mbas humbjes berisha do largohet nga partia? te presim te largohet berisha deri atere ta leme ramen te shesi edhe aot pak pasuri qe ka ky vend dhe do merremi me ramen mbas 20 vitesh kur te jet gait per arkivol. kjo eshte menda e skiptarve me IQ bretkose.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rabid Left

        "Detari"! O rrot k..i. Kufoma Brrishe asnjihere nuk ka qene jashte loje, por ju trapat keshtu u a do puna te shpreheni. Kufoma e pa varrosur, mollah Saliu, asnjihere nuk i ka lene iniciativen krytarit te P.D sa kohe qe vendimet qe ai (krytari, Lulka ne fakt) merrte, nuk ishin te miratuara nga Sali koqja. Keshto o "Detari", ofans i terroristit Sahale.

        Përgjigjjuni
    2. T
      Teodor

      Keto sondazhe jane te parapaguara...kerkoni kush I paguan e shkoni ke burimi...ose leke te ps ose bisnesmene we marin tendera

      Përgjigjjuni
      1. n
        ne

        Teodor....ju jeni si ai gomari qe kur e kapi luani per zverku thoshte "O zot beje enderr"

        Përgjigjjuni
      2. D
        Demokrati i zhgenjyer

        Po normal qe EDI RAMEN dhe partine socialiste do votojne shqipetaret se eshte e vetmja force politike dhe lider qe i ka sjelle te mir qytetarve dhe vendit . Si mund te votojne terroristin Sali Berisha njerzit kur ai eshte i zhytur deri ne gryke me krime vjedhje e tjetersime pronash po ai ma derdhur shume gjak shqiptaresh . Si mund te votojne keto partickat e vogla kur jo vetem ekserinca po kane hyre me te njejten mendesi si te Si kriminelit . SALI Kerrma duhej prej 96 te ishte zhdukr nga skena qe mos kishin ndodhur tere ato krime qe ndodhen betem per faj te atin maskaraji .

        Përgjigjjuni
        1. P
          PS

          Sepse qytetaret votuan Enverin 45 vjet, atyre u pelqen shume te komandohen nga grushti i hekurt dhe nga hajdutet e zote. Kur te ndryshojne brezat mund te ndodhe ndonje ndryshim. Deri atehere vec po vuri dore i Madherishmi

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zgjedhësi që nuk do të bëhet votues.

            Nuk është sondazh i paguar sepse nuk e kanë bërë shqiptarët...... . Tani, që ta marësh vesh mirë........PS - ja është bajgë........................................ ..........................................................................................................................................................................................PD - ja është mut... Shqiptarët zgjedhin bajgën........... ... Çokollatë nuk ka.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Banda

              10*

              Përgjigjjuni
            2. 1
              11 maj marrin goditjen perfundimtare

              Po ke te votojne e provuan dy here banden terroriste me emer pd qe ka ne krye krye terroristin Sali kake Bisha te dya hetet u zhgenjyen shume . U zhgenjyen sepse ai qeni eshte armiku i betuar i shqiptarve , te dyja heret e vuri shtetin ne sherbim te familjes mafioze e ne fund u vuri kallshin i vrau ne mes te dites e ne mes te bulevardit me duar ne xhepa . Partia socialiste sot per sot ngelet e vetmja force qe punon per shqiptaret . E pane shqiptaret edhe sot u mbodhen kreret e organizatave terrorise ca idiota me terroristin Sali ne krye vrasesin e Gredecit Medimuti ish ministrin e shendetesise Nard Ndoka e e ca idiota te kriminela te tjere qe edhe tokes i vjen rende qe rendojne jo me te merren me politike .

              Përgjigjjuni
              1. B
                Banda

                Shifni me m ire pjesmarrjen ne zgjedhje dhe do kuptoni...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje