Enkelejd Alibeaj thotë se përgjigja më e mirë e tij ndaj akuzave të Sali Berishës është drejtësia e organeve kompetente.
I ftuar në Dritare TV, Alibeaj tha se nuk do të bjerë në kurthin emotiv për t’u hakmarrë ndaj Sali Berishës tani që ndaj atij nuk rëndojnë vetëm akuza politike, por edhe akuza nga organet e drejtësisë.
“Përgjigja ime ndaj Sali Berishës nuk është e nivelit të tij. Nuk është një përgjigje e nivelit bajat politik të tij.
Cili ka qenë qëndrimi që unë kam mbajtur gjatë gjithë kohës që jam sulmuar në mënyrë të padrejtë prej tij?
Respektimi i ligjit dhe respektimi i institucioneve. Nuk i jam përgjigjur sepse do të bie në nivelin e atyre akuzave të rëndomta.
Gjithkush mund të mendojë se të ka ardhur rasti që jo vetëm me shpifje por tashmë me dokumente t’i kthehesh Berishës dhe familjes së tij. Por unë nuk jam nga ata që e bëj këtë.
Unë mendoj që çdo kush, edhe Sali Berisha përfshirë meriton të ketë një proces të drejtë ligjor. Që do të thotë mbështetje totale ndaj organeve të drejtësisë. Unë e mbështes SPAK dhe GJKKO.
Kjo është një standard që ne e kërkuam kur PD lindi. Por unë nuk mund të bie në një kurth emotiv hakmarrjeje tashmë kur i kanë shkarë këmbët. Jo! Duhet të lëmë drejtësinë të bëjë drejtësinë.
Unë nuk jam në pozicionin të shkoj poshtë SPAK dhe të protestoj. Ky është shërbimi më i keq që i bëhet publikut po edhe Sali Berishës. Ndaj unë mbaj këtë qëndrim: të lëmë drejtësinë të bëjë drejtësi”, u shpreh Alibeaj.
Je djal I zgjuar por bere gabim ne fillim qe u reshtove me maloket e sales .
Perballu po deshe.Saliu eshte ne gjendje qe ca te verteta dhe ca te shpife,te na tregoje qe kur ishe i vogel si e godite me gure qenin e Elmazit kur shkonim ne shkolle dhe Elmazi erdhi dhe i tha drejtorit te shkolles.SPAK po te bej nje kontroll ne banesen e Sali Berishes gjen nje thesar ne kompiutrin e tij,te dhenat e gjithe shqipetarve nga 5 vjec e larte.Ai kur e shef keq,i perdor keto te dhena duke u shtuar dhe 70% genjeshta dhe para idhtarve te tij te ben palaco.Mos harro se ke qene dhe ti para do kohe i ketij rangu,e besoje ne kulme kete rrenacak.Tani mender ha ...
(Mendimi im i theshte ) Duhet te kemi Respekt per sa i perkete z. Alibeaj .... se vjen nga nje Familie e presekutuar ( mos gaboje ! ) dhe njeri me vlera....Bravo i qofte me pergjigjen qe ja ka dhene penecilines... edhe pse jam Demokrate ne mendime por as qe behet fjale fare qe z. Edi Rama ka merituar dhe i meriton Votat , per me aqe sa ka patur mundesi ka bere mrekullira....dhe perseri z. Edi Rama duhet dhe do ta Votojme....por mos ishte z. Edi Rama , dhe zonja e nderuar si mbreteresha e Gjermanise ( z. Merkel ) z. Spiropali..... dhe kjo tjeter ternaltive do te ishte per ta Votuar....pastaj mund te ishte ternaltive do te Votoja z. Alibeaj...