Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me ironi pas deklaratës së kreut aktual të këtij dikasteri, i cili tha se “Kodi i ri Penal do të miratohet vetëm nëse merr OK nga Brukseli”.
Në një shënim të publikuar në rrjete sociale, Manjani e krahasoi këtë qëndrim me një barcaletë, duke nënvizuar se një fjali e tillë është pa sens logjik, politik dhe ligjor. “Pse, ore, ligjet tona do na i miratojë Brukseli?! Seriozisht?! Po ty pse të votuan njerëzit, për të bërë ligje apo për të bërë deklarata?! Nuk mund të votohesh e paguhesh këtu e të ‘pallohesh’ në Bruksel”, shkruan ai me tone ironike.
Sipas Manjanit, askush nuk e do Shqipërinë më shumë sesa shqiptarët, prandaj ligjet duhet të bëhen e miratohen në Tiranë dhe jo të presin vulën e zyrtarëve burokratë të pa votuar. “Kodi Penal, si çdo ligj tjetër, është pronë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo e zyrtarëve të dynjasë”, theksoi ai, duke shtuar se një mentalitet i tillë tregon papërgjegjshmëri zyrtare dhe dëmton demokracinë.
"Ministri i Drejtësisë ka thënë sot:
"Kodi i ri Penal do miratohet vetëm nëse merr ok nga Brukseli".
E dini atë barcaletën, ku sekretarja i kërkoi drejtorit t'ia bënte rrogën sa të kryeinxhinierit të ndërmarrjes? Kur drejtori ia rrefuzoi kërkesën, me arsyetimin se smund ta ketë rrogën sa k/inxhinieri, sekretarja i tha:
"Epo ik e pallohu me k/inxhinierin pra".
Ja, këtë barcaletë më kujtoi kjo sentencë publike, krejt pa sens llogjik, politik e ligjor të Ministrit të Drejtësisë.
Pse ore ligjet tona do na i miratojë Brukseli?!
Seriozisht?!
Po ty pse të votuan njerëzit për të bërë ligje apo për të bërë deklarata?! Nuk mund të votohesh e paguhesh këtu e të pallohesh në Bruksel!!!
Shumë i keqardhur për këtë nivel papërgjegjmërie zyrtare në këtë vend!
Askush, në asnjë kryeqytet botëror nuk e do Shqipërinë më shumë sesa shqiptarët ore, ejjj!
Shqiptarët votojnë parlamentin e tyre që ligjet të bëhen e miratohen këtu dhe jo nëpër zyra burokratësh të pa votuar askund, krejt pa din e pa iman!
Kodi Penal, si çdo ligj tjetër është pronë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo zyrtarëve të dynjasë.
Pa kuptuar këtë, nuk ka shanc të kuptohet as BE e as demokracia perëndimore." - shkruan Manjani.
E sakte je votuar nga populli per te bere ligje e jo te djegesh karrige, por ligjet te behen brenda normave europiene ..o pallosh députét formal
Kodi i ri Penal, propozimi i Arben Rakipit: Të legalizohet pr*stitucion në Shqipëri! Në Francë ushtrimi i këtij profesioni s’dënohet.________________________________P.S: Këta kllounët që hartojnë kodin e ri penal, shërbëtorët e rilindjes së hajdutëve, thonë se po harrove të paguash siguracionin e makinës i bie të bësh burg , kurse po punove kurvë me pagesë je e ndershme. Nëse ke shpërdoruar detyrën si zyrtar publik, ske pse bën burg thonë , madje as pse të dënohesh, se abuzimi me pushtetin është diçka normale për rilindasit socialistë se kanë 3 mandate që vjedhin popullin. Kodi thotë po kaloi në BE jemi në rregull sipas Rakipit. Si mund të kalojë kodi ri penal komunisto mafioz në Bruksel? Pastaj s'do thotë gjë se Franca lejon prostitucionin dhe duhet ta lejojmë edhe ne, sepse çdo vend ka historinë, kulturën dhe traditat e veta. Hollanda lejon edhe përdorimin e drogës, hashashit, në sasi të caktuar, por kjo s'do të thotë që ta lejojmë edhe ne, të plasi droga sheshit më keq se çka plasur. Ka vende që kanë të lejuar eutanazinë, kjo s'do të thotë ta lejojmë edhe ne. Çdo shtet, çdo shoqëri ka një fazë të caktuar të zhvillimit të saj, dhe ka etapa që duhen kaluar me radhë. Kur nëpër komisione vë ose injorantë ose servilë sahanlëpirës, normalisht që kodi të duket thjesht çështje copy paste , dhe jo një proces i gjerë konsultimi. Pse nuk bën një ligj komisioni i Ulsiut dhe Rakipit që nëse ministrat e qeverisë abuzojnë me detyrën , vjedhin fonde publike, dhe dënohen nga gjykata, atëherë kryeministri minimumi shkarkohet nga detyra pa të drejtë kthimi , dhe nëse vërtetohet që ka bashkëpunuar dënohet me burg? Keni bërë një kod të ri që favorizon pushtetarët, kriminelët, kurvat, dhe dënon me burg popullin hallexhi për faje ordinere. Maskarenj. Plehra leshi. Qesharakë. (Shënim: Mero mos harro të çensurosh komentin)
Së pari , Merua nuk ka çensuruar asnjë koment , madje edhe kur e shajnë rrënjë e degë , ndonse Tema është gazetë private e Mero Bazes dhe pronari boton e bën ç'të dojë me gazetën e vet . Së dyti , më pëlqeu arsyetimi , që çdo shtet evropian , sipas traditave të veta miraton ose jo ligje që nuk cenojnë traditat , si p.sh. eutanazia , përdorimi i kanabisit e të tjera . Deri këtu jam plotësisht dakord me ty . Unë nuk jam dakord , dhe jo vetëm unë , por e gjithë Evropa , në lidhje me prostitucionin . Shqipëria është i vetmi vënd evropian , por edhe më gjërë , që prostitucionin me ligj e konsideron krim penal . Kjo është jo vetëm e ekzagjeruar , por e pa konceptieshme , sepse ky ligj ndërhyn në mënyrë flagrante në të drejtat private e intime të personit . Madje dënohet penalisht edhe partneri që bën sex me pagesë , kur kjo është një marrveshje private e konsensuale midis tyre dhe nuk duhet të ndërhyjë askush e aq më tepër shteti . Shumica e vëndeve , Franca , vëndet skandinave e plot të tjerë e kanë të rregulluar me ligj prostitucionin , nën kontrollin e shtetit , i cili ndërhyn vetëm në bazë të ligjit nëpër ndërtesat legale dhe po shteti përgjigjet për shëndetin e prostitutave . Jo të gjitha shtetet e kanë të rregulluar me ligj si Franca që përmendëm, por asnjë shtet në Evropë , por edhe në pjesën më të madhe të botës , nuk e ka të ndaluar prostitucionin , e aq më keq të konsiderohet krim e të dënohet , si tek neve . Nuk e di qëkur ka mbetur ky ligj i habitshëm në kodin penal shqiptar .
Doli mbrojtesi i Meros. Ku e di ti cfare censuron apo jo Mero? I bie te jesh vete Mero, se vetem ai e di kete qe mbron me kaq bindje …
Nuk besoj , që Merua ka nevojë për mbtojtjen time .Unë nuk mund t'a di se çfarë çensuron Merua , o Demi , por di me siguri se çfarë nuk çensuron , sepse lexoj komentet që shajnë Meron me libër shtëpie dhe ai I boton . E kur ai boton ofendime e banalitete nga më të ndyrat që shkruajnë kundër tij , me të drejtë mendoj që Merua nuk çensuron .
Ti "Rilindja po tall bythën" nuk je nisur me qëllimin e mirë të japësh mendimin tënd, apo të kritikosh gjërat që nuk të pëlqejnë . Jo . Ti je nisur me paramendim, për të sharë e ofenduar qeverinë , rilindjen , me një fjalë kush të të dalë përpara . Ekstremistë të tillë si ti , edhe sikur të thonë ndonjë gjë që qëndron, nuk ta konsideron askush, pasi konstaton që ti je nisur për të sharë dhe je rreshtuar radikalisht në njërën anë të spektrit politik . Sigurisht që , çdo shqiptar ka preferencat e tij politike , po kjo nuk do të thotë që të të duken marrëzira çdo punë, veprim, apo ligj që nxjerr qeveria dhe të shash mbarë e prapë . Personalisht nuk jam dakord me asgjë që ke shkruar në komentin tënd tendencioz.
Eshte gje e mire.Kurvat do taksohen .Me paret e tyre do blejme karburant per carter .Cojme KM ne europe dhe sjellim kurva taksapaguese.Rriten dhe pensionet
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë..
Te mendosh se ky palaco ka qene Minister Drejtesie eshte te kuptosh se cfare i kane bere ketij vendi Politika.. Ky mund te vazhdoje te perdore Gjuhen e nje rrugaci eshte e drejte e tij, por sa here qe ky flet duhet lexuar me dhimbje per Shqiperine
Ti qe fshihesh “ Rilindja po tall b.. “ Une mendoj qe ke te drejte , pasi them qe te heqim nga denimi ata qe vrasin ne bulevard , ata qe hedhin ne ere nje fshat. Dhe sigurisht te mos bejme asnje ligj per ata qe hedhin plehrat nga 35 vjet nga dritaret. Pasi kjo eshte kultura jone , e Brukseli te shohi kulturen e veht. Bile te bejme nje ligj anadollak , ku te paguhen te rijte te rrijne ne klub gjithe diten . Sepse kjo eshte tradita jone . Kjo eshte edhe per Manjanin .
Or ti Rilindja po tall bythen , ligji per prostuticion eshte bere per mamane tende qe te fitoj ndonje Leje qe te mbaje ty pa pune e te paguaj telefonin or pederast
Shume sakte Manjani ky eshte megjithmende Noka i PS .
Beni nje kod Penal qe tu sherbeje dhe shqiptareve qe jane jashte. Ne se keto kane makine prane familjes ne Shqiperi, duhet te paguajne sig e makines brenda afatit, ndryshe ne burg. Sipas jush te vije vetem per te paguar sig. Hajde ligj, hajde. Lereni Manjanin, Rakipin, apo Manjen se asnjeri nuk ja thone per te bere ligje ne sherbim te popullit. Keta mendojne per qejfin e politikes e per te siguruar ndonje vend se jane pabuksa. Prostitucioni ka mare dhene keto flasin per ligj. Nje gje kuptoni nuk behet ligj se e ka Franca apo Hollanda. E dini se cfare zhvillimi kane shtetet e tjera? Nje ligj miratohet kur e kerkojne kushtet e vendit. Institucionet ne Shqiperi nuk heqin dore nga formalizmi. Ligjet jane ne sherbim te interesave te popullit. Nuk trembet qytetari per cdo gje me burg. Mos e ktheni ndergjegjen e qytetarit ne friken e burgur. Franca dhe Hollanda kane shekuj qe e kane ndergjegjesuar popullin e vet I cili di te respektoje ligjin. Tashme dhe shqiptaret qe banojne ne europe, jane integral me se miri me ligjet e atjeshme. Ne europe ligji eshte I barabarte per te gjithe. E kjo nuk ekziston ne Shqiperi, ku paraja ju ka zene syte e ju ka mbylle gojen pushtetareve.
O U-dhi Menjani, a te kujtohet si deklaroje kur ishe minister? "... Cdo gjyqtar duhet te dije, se pas Tyre jam une..." Une kete deklarim tendin e kuptova keshtu:-"... ne cdo shume parash qe fusni ne xhep, nje pjese me takojne mua, sepse pas jush jam une, ministri Udhi Menjani".
Manjani po kerkon te behet i rendesishem por shume here haron qe e ndot mjedisin me fjalor jo etik.Z.Manjani,vertet jane shqiptaret qe kane votuar.Monitorimi behet nga BE-ja.Ne mendimin tim te gjithe ata profesioniste qe thone se ,nuk na kane pyetur,bejne gabim.Eshte pergatitur nje projekt.Le te jape sejcili mendimin e tij e sebashku ta miratojne duke plotesuar mangesit.
Komentues débil, une nuk kam asnje lloje simpathie per kete klluf minister i pseudo drejtesise por ka te drejte .....je zgjedhur deputet me voten e popullit per te bere ligje , por ligjet duhet te jene te barazvlefeshme me ligjet e vendeve te komunitetit europiéen. Eshte hera e pare qe ky koqe minister flet drejte por sic duket députéti Bufit do jeté super koqe kandari
Ne se prisni miratimin nga Brukseli, perse e keni Parlamentin apo vetem per te ngritur kartonat apo ndonje diskutim formal sic behet rrendom? Prandaj parlamenti nuk ka asnje vlere ne permbajtje dhe zgjedhja e deputeteve eshte ne nivelin me te ulet. Po I bihet popullit ne qafe me gjithe ato privilegje te deputeteve a thua se cfare zgjidhin. Shtoni ore pensionet se pensionistet kane kontribuar me shume se ju qe jetoni ne kurriz te tyre.