“Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë”, Veliaj mesazh nxënësve për vitin e ri shkollor: Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla

4 Shtator 2025, 11:43Politika TEMA
“Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë”,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një letër fëmijëve që në 8 shtator pritet të nisin vitin e ri shkollor.

Ai kërkon ndjesë që projekti për drekën falas në institucionet arsimore nuk u arrit, por sipas tij kjo erdhi për shkak të izolimit të tij. Siç e quan Veliaj, ndalim i vullnetit të popullit.

Në letrën e tij kryebashkiaku u jep edhe tre këshilla fëmijëve teksa iu uron suksese.

Postimi i Erion Veliaj:

Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla

Të dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës,

Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre.

Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit. Por, kjo s’duhet të na heqë gëzimin e këtij fillimi të ri, shprese të re. Ndaj, nga zemra ju uroj sukses për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Së dyti, një ndjesë të sinqertë. Ne kemi ndërtuar 50 shkolla të reja në Tiranë, totalisht europiane, dhe 110 kopshte e çerdhe të reja. Kjo më bën krenar për punën në bashki dhe për të gjithë ata që na kanë dhënë një dorë. Megjithatë, ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla - një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetem njëri prej tyre. Megjithatë, përgjegjësia mbetet tek unë dhe do ta rikuperoj sa me shpejt që të mundem.

Dhe në fund, 3 këshilla që me shpresë do t’ua gjeni dobinë:

1.

Përqafoni dijen. Mësoni fort, lexoni shumë, kapni dijet, jo veç notat. Dija është e vetmja pronë që do keni gjithnjë me vete, dhe as e prish dot tërmeti, as përmbytet e as sekuestrohet. Është gjithmonë juaja dhe në dobinë tuaj.

Tiranën dhe kombin tonë mund ta çojnë përpara vetëm ata që shkëlqejnë në dije, ata që punojnë fort dhe sjellin risi, jo ata që pengojnë pa pushim. Qytetin në dritë e nxjerrin ata që ndjekin përpjekjet e mira, jo ata që përndjekin njerëzit e mirë.

Ndaj, bëhuni gjahtarë ideshë dhe jo gjahtarë njerëzish. Në një shoqëri demokratike, ku mund të jeni gjithçka, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena.

Mësoni historinë për të mos e përsëritur atë! Lakojeni bukur gjuhën shqipe për ta përdorur si ilaç që shëron, jo si helm në rrjete e portale ndaj njëri-tjetrit. Thikat përdorini në një kurs gatimi, por kurrë në oborre shkollash ndaj shokut - brezi juaj nuk mund të jetë kopja e re e brezit të vjetër nga TV-të e një nate më parë. Përqafoni dijen miq, e ajo do t’ju nderojë.

2.

Përkraheni suksesin dhe mos i vajtoni stepjet e pengesat e përkohshme.

Nëse një nga shokët merr 10, bën një 3 pikësh apo fiton olimpiadën, gëzohuni të gjithë bashkë. E di që në shoqërinë tonë shpesh suksesi është një mëkat i pafalshëm, por ju jeni shpresë për një Shqipëri të re, ku solidariteti e mirësia e mund arrogancën e injorancën.

Rrëzimi nuk është e kundërta e suksesit, e as nuk zgjat pafundësisht. Jeta mund t’ju ulë në gjunjë dhe më poshtë se ëndrra juaj më e keqe - ja, më pyesni mua - por, nëse ngrihesh dhe ja kris vrapit sërish, më fort e më shpejt, e rigjen veten dhe vendin që meriton.

Dhe nëse shihni të tjerë që rrëzohen, mos iu gëzoni fatkeqësisë së tyre sepse padrejtësia diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo, ndaj fërkimi i duarve ndaj vuajtjes së tjetrit, as ju ndihmon, as ju nderon.

Përqafoni sukseset e njëri-tjetrit dhe jepini dorën shoshoqit për t’u ngritur më shpejt e avancuar më fort.

3.

Familja dhe miqtë nuk mund të zëvendësohen nga teknologjia. Përdorini mjetet digjitale, por mos harroni se jemi njerëz. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë probleme të matematikës apo t’ju kompozojë një këngë, por nuk ka empatinë e një shoku a një shoqeje që të përqafon, qan e qesh me ty, të ngre humorin kur pengohesh, të brohoret kur ringrihesh.

Kaloni kohë cilësore me familjet tuaja; nuk ka telefon, avatar apo chatbot që zëvendëson prindërit, gjyshërit, motrën e vëllain. Jeta nuk është e pafundme dhe as e parashikueshme, ndaj shijoni çdo moment e çdo mundësi për të qenë bashkë, biseduar, luajtur e udhëtuar.

Unë, si edhe ata, jam shumë krenar për ju. Në këto 10 vite që ju kam njohur - disa prej jush, që nga kopshti e gjer në gjimnaz, - kam parë te ju të ardhmen, dhe më është dukur e shkëlqyer. Kam parë shqiptarët e rinj plot mirësi, përulësi, dije, zell, të mençur e të dashur.

Forca pra, për një vit tjetër të shkëlqyer!

Ju dua shumë!

Lali Eri

29 Komente

  1. X
    XXX

    Po kush ta ka fajin. Mos te detyroi njeri te vidhje. Ta kishe menduar qe atehere kur fillove zanatin e Ali Babes. Apo mendoje se nuk do te te kapnin.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Dorëzo gjënë e vjedhur edhe ti bashkë me metën me baxhellën e tij,non gratat me dhendrrin kollovar , dhe gjithë hadutët e tjerë të degjeneruar. Si ka mundësi që albanistani eshte popull i varfër me politikanë te pasur ?

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        Nuk ka vendim Gjykate per asnje akuzes, ndersa ti je nje llafazan kurve!

        Përgjigjjuni
      2. Y
        YYY

        Rri pa merak se ta con Kastro djalin ne shkolle.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesi i vertete

          Keshilla e katert: mos vidhni kurre dhe perasnje arsye, sic beri lali Eri!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sytë me lot

            Na bëre me qa tani me këtë punën e djalit tënd.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tarrasi qe ta plasi

              Po pra shume prekese…

              Përgjigjjuni
            2. N
              Na plasi Cari

              Je duke ngrene ate qe ke gatuar, mos bej moral dhe qarramanin. Burgu eshte per "burra". Je zhyt deri ne fyt. Terhiq pas sa me shume qe te mundesh.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na myten

                Boll me keto patetizma qe na sjellin zorret ne goje. Nje politikan hajdut dhe nje njeri i medioker qe i ra fati te jet ne krye te Tiranes nga burgu na dergon mesazhe femijeve per vitin e ri shkollor??? A jeni ne terezi ju mender mediat qe paguheni nga parate e pista te ish Lalit qe doni te na servirni per normalitet imoralitetin e nje plehre si ky?! Mbase me shembuj si ky i keni rritur femijet tuaj por ne te tjeret i mesojme ndryshe femijet tane.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  KARMA IS A BITCH

                  Lali, ke harruar ti kërkosh ndjesë punonjësve të bashkisë, bashki të cilën e kishe kthyer në kazermë personale dhe të partisë ku patronazhistët kontrollonin personelin, deri te postimet në Facebook ku duhet të bënin lajke çdo postimi dhe dalje publike të Lalit. Aq sa disa prej tyre mbanin nga dy FCB, një për (bashkinë

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mero=gazetar servil i tredhur politikisht

                    Ja dhe Mero çorrapja që çensuron komentin pjesërisht, fiks si legen i kapur nga Erion Veliaj, se i dalin të palarat Lalit për maskarallëqet e patronazhistëve në bashki. Ske faj Mero kur nuk të heton Spaku për lidhjet me Lalin.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Skifteri

                    Edhe une nuk e shoqeroj dot se me duhet te punoj per nje rroge te barabarte me vleren e dy pale brekeve te Ajoles.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiponja

                      Skifter ti puno per breket e Lirise,Salqiut,Zenit dhe Gides lere Ariolen se eshte i njejti gjyq si ai i Nexhmies qe u denua per kafe,nderkohe qe fam.Berr-isha posedon gjysmen e shqiperise si pronar.Nuk me thua sa bejne breket e Arioles 6 milion dollare qe Salqiu ia dhuroi La Civites?

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bravo

                      Po shoket ler ca jane? A e bone Lasteon drejtor arti ne bashki? E con ai, merret dhe me punet e shtepise, e shko e merr prap çunin. Rri i qetë...

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Adela

                        Nje hajdut si puna jote nuk mund te jap keshilla per femijet e te tjereve. Cdo femije e di qe nuk duhet te marre keshilla nga nje hajdut dhe burgaxhi. Edhe djali yt me shume mundesi e di. Edhe se ndoshta mund te jete edukuar ndryshe i shkreti, ska faj, edhe mamin edhe babin hajdut e ka.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sefer Daja

                          Përpara thonin: Boni si them un, po mos boni si boj un!!! Veç kjo këshill është e vlefshme për fëmijët,nëse thuhet nga goja jote!!! ( ose ty të ra tamom tjetra: të zënt haka e fukaras!!! ...e ke marr shum fukarenj në qaf, duke i varfëruar dhe më shum!..

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dulla i Dullajve

                            Djalin tend ka kush e shoqeron se e ke parane. E con me autoveture te shtenje nen shoqerimin e atyre qe te rine pas mbasi i paguan ende. C'te bejme ne qe nuk jemi ne gjendje ti japim 100 leke ne dite per te blere nje shishe uji. Zoteria haron qe eshte ne burg dhe per bemat qe ka bere me pallatet e termetit,me mbjelljet e pemeve, me lejet e ndertimit, me fondet e popullit e tj e meriton te jete ne burg jo ne dhoma klasi qe i vjen ushqimi nga shpia, ndoshta edhe vere e raki, por duhet te jete ne burg me hajdute e pirate qe nuk njohin as nje ndjenje njerezore dhe kur te dali qe andej te dale me zanatin...........

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ilirjan

                              Te kane zene mallkimet e qytetareve te Tiranes qe i ke terrorizuar me qindra mijra gjoba qe i vinte makinave tona ushtria e policeve bashkiake,qe gjurmojne makinat tona cdo rrugice dhe rruge, vend e pavend,duke i masakruar me gjoba sa nje dite pune...

                              Përgjigjjuni
                              1. q
                                qytetari

                                Qytetare !..........Shume, bile kaluar, inatcinj dhe te pa kulture tregohen komentuesit...........Ju komentatore te mesiperm, mos i kini mbajtur kandilin Lali Erit qe i thoni hajdut, kur nje gje e tille nuk eshte e vertetuar akoma nga gjykata..............Lali Eri nuk ka vrare njeri. .......Ai, si kryetar Bashkie i votuar nga populli i Tiranes, vetem eshte munduar te beje gjera te mira per Tiranen, te cilat nuk mund ti mohoje askush sepse duken si Drita e Diellit......Ne pune e siper mund te kete bere edhe shume gabime, por eshte cinike te flitet para se atij ti vertetohet me vendim gjykate nje gje e tille.........Nuk e njof nga afer Lali Erin dhe nuk e kam nga krahina ime, por qe te komentosh pa patur ne dore nje dokument ligjor, eshte gabim i madh.

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kot

                                  paske kohe qe jetoke ne shpelle, ose je shok i Veliajt, nje nga keto te dyja...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Patronazhi

                                    Po “qytetari” po. E bere detyren per sot, shko te te jape Mero sufllaqen. Qesharak

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    Prenga

                                    Xhaxhi Eri une jam ne klasen e pare e per rrjedhoje nuk di te lexoje,ndaj nuk e di ça ke shkruar per mua.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      nje qytetar I thjeshte paperkrahje

                                      Une bera burg per nje cinare ashashi dhe u denova 6 vjet burg.ne vaqar kisha,dy femije te.mitur dhe nuk vajten ne,shkolle o.lali eri, ty halli I madh te erdhi nga breket e gruas

                                      Përgjigjjuni
                                      1. q
                                        qytetari

                                        O ti "patronazhi" qe lepin mjekren e Qim Pekes apo ndonje vend tjeter.......... Une "qytetari" nuk njof as Meron qe ti marr sufllaqe qe nuk i ben si Cimi jot me mish qeni rrugesh, dhe nuk ja kam nevojen as njerit, por edhe nese do e kisha, Kurre nuk do isha kaq cinik si zotrrote......Nuk e kuptoj kush eshte qesharak.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Patronazhist je

                                          Vazhdo mbro hajdutin o rrogetar “qytetar” … lum ti per mendte qe ke. Ndihmoje pak djalin e Erionit, se nuk i dihet si do shkoje ne klase te pare. Shihe a do shkoje me urban apo ne kembe? Ne cilen shkolle publike do shkoje? Ketu e gjen nese je qesharak apo thjesht i rreme ne cfare thua.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. ¿?

                                          Keshilla e katert: "Vidhni sa te mundni po keni kujdes mos ju kapin"

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Gyp gyp spaku

                                            Une e di qe djalin e ketij e dergon shoferi personal me makinen qe ja paguane populli ne kopesht privat Monteseri qe kushton mbi 6 mije eu viti .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Predatori

                                              Hajdut ordiner. Qëndrofsh sa më gjatë në birucë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. O
                                                Ore Lali Eri

                                                femijet nuk i kane derguar ne shkolle edhe ato qe jane burgosur per gjera banale.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje