Petro Koçi për kabinetin e ri qeveritar: Do të ketë prurje të reja, fokusi mbetet integrimi evropian

3 Shtator 2025, 16:57Politika TEMA
Petro Koçi për kabinetin e ri qeveritar: Do të ketë prurje

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka dhënë një koment mbi pritshmëritë për përbërjen e qeverisë së re pas zgjedhjeve të ardhshme dhe drejtimet që ajo duhet të ndjekë.

Në një intervistë për News24, Koçi tha se pret një qeveri të kombinuar mes konsolidimit të sektorëve ekzistues dhe emrave të rinj, duke theksuar stilin e veçantë të kryeministrit Rama për të sjellë surpriza.

“Unë besoj se do jetë një qeveri që do konsolidojë disa sektorë, por do ketë edhe prurje të reja. Edi Rama e ka pasion surprizën. Unë besoj se do ketë një gjë të kombinuar,” u shpreh Koçi.

Ai gjithashtu komentoi edhe përbërjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke lënë të kuptohet se ish-deputetët që nuk janë më pjesë e Kuvendit nuk do jenë as në strukturat drejtuese të partisë.

“Ata që nuk janë më deputetë të PS-së, s’do jenë në Asamblenë Kombëtare,” tha Koçi.

Sa i takon objektivave të qeverisë së re, Petro Koçi e renditi integrimin evropian si sfidën kryesore, por theksoi se në rend të dytë duhet të jetë lufta kundër korrupsionit.

“Do jetë një qeveri që ka sfidë kryesore integrimin evropian, por unë besoj se lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë sfida e dytë,” përfundoi ai.

5 Komente

  1. D
    Daj Spiro Koleka

    Sa i "mencur" dhe sa bythe-lepires eshte ky laluci Petro.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DinPak

      Ti or Daj! Petro Koçi nuk eshte laluc por nga jugu i Shqiperise, nga Qeparoi, nje fshat me burra trima dhe patriote, bir i nje familje te ndershme dhe me karakter te larte, cilesi qe i ka trasheguar dhe, me punen e tij, i ka permiresuar dhe ngritur ne nivel me te larte. Eshte nga figurat me te mira te Partise Socialiste, nuk shikon titujt dhe postet, por lufton per parimet qe beson, pa iu lepire askujt, kushdo qofte ai, por flet dhe punon drejte dhe me ndershmeri.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Daj Spiro Koleka

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

        Përgjigjjuni
      2. !
        !!!

        Po ik or bajge komuniste

        Përgjigjjuni
        1. O
          Ore !!!

          mos e ke fjalen per Lexhenden komunistin !?

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje