Burg-burg-burg, ka kompromentuar rëndë konceptin e gjykimit/ Manjani: Ekstremizmi është shkatërrimi i reformës në drejtësi

3 Shtator 2025, 12:22Politika TEMA
Burg-burg-burg, ka kompromentuar rëndë konceptin e gjykimit/ Manjani:

"Presioni burg-burg-burg, ka kompromentuar rëndë dhe shumë rëndë gjykatën dhe vetë konceptin e gjykimit. Gjykatat e sotme mblidhen fshehtas në dhoma të mbyllura dhe marrin vendim për ty, jetën, lirinë, pasurinë e të drejtat e tua. Vendimet e fshehta ti i merr vesh kur ti komunikon polici. Pra ti nuk je as palë kur vendoset për ty!!!" - kështu shkruan në një reagim ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. 

Manjani shprehet më tej se ekstremizmi nuk është drejtësi, por hakmarrje. 

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Ekstremizmi është shkatërrimi i reformës në drejtësi

Politika përpiqet të bëjë vota duke përmendur drejtësinë, reformën, dështimet dhe arritjet e saj.
Por nëse mendojmë pak më ftohtë dhe të zhveshur nga ndikimi politik, do kuptojmë që është vetë drejtësia që i ka bërë gropën reformës.
Kjo e fundit, duke shkuar në ekstrem dhe krejt pa llogjikë me paraburgosjet e njerëzve, si pjesë e luftës popullore ku "njeriu ha njeriun", ka shkatërruar rëndë e shumë rëndë rendin kushtetues dhe ligjor në vend.
Dua ta përsëris atë që kam vite që e them se zbatimi në ekstrem i masës së sigurisë të arrestit me burg, nuk mbështetet në proporcionalitetin që parashikojnë ligjet e shkruara.
Ky ekstremizim ka ardhur thjesht për shkak të protagonizmit individual të prokurorëve të SPAK, protagonizëm të cilin e nxiti më së shumti zoti Altin Dumani në vitet e drejtinit të Tij.
Asgjë personale në këtë konstatim, por faktet duhen renditur ftohtë ashtu siç janë.
Paraburgosja e njerëzve që në fazat e hershme hetimore, me përjashtim të marrjes së një duartokitje nga turmat e eksituara për gjak dhe, noi fletë-lavdërimi zytarucësh të huaj (për turp e faqen tonë të zezë), ka sjellë shkatërrim të drejtësisë. Madjenka shkatërruar edhe vetë hetimet, se kur i hedhbhekirat tjetrit nuk le ç'heton më. Asnjë manual normal nuk e sugjeron këtë që bën SPAK.
Presioni burg-burg-burg, ka kompromentuar rëndë dhe shumë rëndë gjykatën dhe vetë konceptin e gjykimit. Gjykatat e sotme mblidhen fshehtas në dhoma të mbyllura dhe marrin vendim për ty, jetën, lirinë, pasurinë e të drejtat e tua. Vendimet e fshehta ti i merr vesh kur ti komunikon polici. Pra ti nuk je as palë kur vendoset për ty!!!
Edhe kur bëhesh palë, gjykatat prap vendosin për ty jo duke të dëgjuar, por duke të lexuar. E drejta për t'u dëgjuar në një sallë gjyqi ka marrë fund.
Gjykatat e intimiduara nga presioni/përgjimi i Spak nuk guxojnë të bëjnë gjyq, por të legalizojnë atë që i sjell prokurori. Ku është parë e dëgjuar, në një vend me gjykatë të paanshme, që prokurori i çështjes përgjon gjykatësin e asaj çështje?!
Hetimi dhe gjykimi penal i bazuar vetëm në fjalë, mendime dhe opinione, është vite drite larg gjykimit të drejtë të bazuar në habeas corpus.
Këtë gjë nuk e ka urdhëruar as politika e as ligji, por thjesht e ka diktuar protagonizmi individual.
Jam kritik, padyshim për ligjet llastik që kemi në fuqi. Këto ligje duhen përmbysur, por fakt është se ekstremizmi në zbatimin e tyre e ka dëmtuar drejtësinë e drejtë e kushtetuese, duke aktivizuar drejtësinë popullore si mjet ndëshkimi.
Kjo nuk quhet drejtësi!
Ekstremizmi nuk është drejtësi, por hakmarrje.
Në këtë kuptim, drejtuesi i ri i SPAK duhet të përzgjidhet jo më për protagonizëm, por për normalitet juridik. Jo ta ketë mirë me Amerikën (se na hapën barkun), por me Shqipërinë kushtetuese dhe ligjore.

15 Komente

  1. T
    Te lumte o Ylli Manjani

    Bravo Manjani, bjeri drejt se populli te kupton e vlereson. Rama duhet ta kete per nder qe ti te pranosh te behesh minister drejtesie me synim nje reforme te re qe do shplante Spakun e Gjkkon nga mbeturina e korruptuara te Sali kriminelit.

    Përgjigjjuni
    1. k
      keta jane te gjithe per ne burg

      Manjana mucaco,ka qene nje here minister drejtesie dhe ka akuza te shumta,dhe e dhjeu drejtesine me keq nga ulsiu me mjeker. Tani qe nuk ka asgje ne dore dhe nuk ja var njeri,i kane ardhe idete se si duhet te jete dreqsia

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pak elektricist e pak jurist

      Majani ka plotesisht te drejte kur thote se ekstremizmi e shkaterron drejtesine.por deri ketu nuk ka thene asgje te re, kushdo e di se ekstremizmi ne cdo fushe te veprimtarise njerzore e prish, e percudnon ate veprimtari. Eshte krejtesisht e qarte edhe per nje elektricist se plasja e nerzve ne burg pa prova, pa akuza , harrimi i tyre pra privimi i lirise e veprimtarise se tyre ne menyre joproporcionale me vepren, rrezikshemerine, me mundesine e largimit apo shmangies se drejtesise, eshte tejkalim i tagrit qe kane prokuroret dhe gjykatesit dhe eshte shkelje e te drejtave themelore te njeriut por edhe demtim i vete reputacionit te drejtesise qe con ne mosbesim tek drejtesia. Por Manjani gabon dhe gabon me dashje kur thote dhe i meshon gjoja idese se ky tejkalim i se drejtes apo eksremizem sic e quan ai vjen per shkak te protagonizmit individual te prokuroreve te SPAK i nzitur me se shumti nga z.Dumani ne vitet e drejtimit te tij. te jete z. Manjani kaq naiv dhe i leshte sa te mos e kuptoje se eshte krejtesisht e pamundur qe nje tufe prokuroresh qofte edhe ata te SPAK te shkele ne vazhdimesi ligjin, kushtetuten dhe konventat nderkombetare pa u hyre ferrra ne kembe dh natyrisht pa asnje motiv. Edhe nje elktricist e aq me teper nje jurist ishminister drejtesie si Manjani e di de kjo mund te ndodh ne nje rast te vecante por nuk mund te ndodh ne vazhdimesi nese padronet e reformes e te drejtesise nuk i kane urdheruar te bejne nje politike te tille penale qe shkel te drejtat e njeriut, qe frikson njerzit, qe drejtesine dhe shtetin e kthejne ne gogol, qe krijon psokozen e pasigurise juridike me qellim qe njerztt te ikin sa me pare nga ky vend. Por Manjanit meqe nuk ia mban ti bie gomarit te pushtetit shkon e i bie samarit te prokuroreve. Dhe mire ben se fundja duhet te haje buke edhe ai ose te iki edhe ai sic po ikin shumica dhe atje ne dhe te huaj duhen te tjera diploma per te mbijetuar.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Epo ky vend ka marre fund.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Manjani ka kohe qe ka te drejte ,duke patur parasysh se tani eshte avokat dhe e sheh nje loje shahu nga jashte,duke u çuditur me gabimet e shahisteve mjeshtra,ne rastin tone gabime me qëllim qe kushtojnë jete njerezish dhe familjesh.Te duket njëlloj gjykimet si ne kohen e Enverit,ku u hoq avokati,tani se pjerdhin fare,dhe gjykatësi jep ate vendim qe do prokurori,qe dikur ishte partia,sot eshte shteti i prokuroreve

          Përgjigjjuni
          1. F
            Frasheri

            Po ske faj ti per sa kohe je vetë në liri. Imoral pervers dhe i pabese me cdo kuptim dhe dimension.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gaqo

              Analuze e drejte, e argumentuar.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kur ha pilaf

                S'ka asgjë për ti shtuar.E vërteta që ulërin çdo ditë.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ndroqi

                  Nuk ka drejtesi pa vendosur drejtesi ne emerimet e prokutoreve te Spakut,Olsi Dado kamikaz I Sali Berishes eshte emeruar prokuror I Aspakyt ne kundershtim me ligjin, dhe pa u larguar ky mender jurist me mesatare 5 nuk mund te kemi drejtesi. Do vendosur drejtesia njehere ne shtepine tende pastaj kerkoje te te tjeret.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    U

                    Nuk mund te vendosin drejtesi kamikazet e Sali mut Berishes,si Olsi Dado Erion Bani etj.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      O

                      Sic po demokratizohet PD nga Sali krimineli ashtu do vendoset dhe drejtesia nga kamikazet eti ne Spak.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Endri Veliaj

                        Dalin emrat e pare te Qeverise Rama 4 Minister i Jashtem : Fate Velaj Minister i Mbrojtjes: Edison Ypi Minister i Drejtesise: Dash Sula Minister i Arsimit: Termet Peci Minister i Shendetesise: Florenc Spaho Minister i Bujqesise: Endrit Brahimllari Minister i Mjedisit dhe cadrave te plazhit: Ferdinand Xhaferi Minister i Ekonomise: Nard Ndoka Minister i Kultures dhe Inovacionit: Sara Milaj

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Meli

                          Kete detyre mund ta ushtroje denjesisht nje jurist si Zef BROZI apo Maks Haxhia.Te dy e kane sh.mire me Ufot pertej Oqeanit por nuk bien pre e analeve te fshehta qe luajne me politikat e ketij vendi. Ndryshe ky vend do lengoje gjate deri sa nje dite rrevolta popullore ta shperbeje kete drejtesi te telekomanduar nga Ufot. Ata vazhdojne e tallin menderen me kete vend pasi vetem ne i ndigjojme sot ,as Kosova nuk i ndigjon me.

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            bimi

                            ma mir vone se kurr! tani ke te drejte z Manjani, sistemi i drejtesise ka kaluar caqet e te drejtes eshte kthyer ne sistem policesk diktatorial.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pensionisti.

                              Është shumë vonë për të reflektuar z Manjani,ju ishit në pozitë për të marrë vendime dhe jo të merrni me llafe të kota ku nuk u pyesin as në familje e jo më në melxhis.Ju për një karrike të thyer shkuat dhe ju falët Like Florit në kohën kur ai kishte marrë rrugën e qenit,prandaj si grupi 3 muaj ministër, hajde të fala satëme bashkë me Like floririn.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje