“Komisioni për Integrimin jo në drejtimin e opozitës”, reagon delegacioni i BE

3 Shtator 2025, 10:25Politika TEMA
“Komisioni për Integrimin jo në drejtimin e

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ndryshimin e pritshëm të funksionimit të Komisionit për Çështjet Evropiane në Kuvendin e Shqipërisë, duke dhënë një qëndrim zyrtar për Euronews Albania, të pyetur nga gazetarja Enkelejda Mema.

Në përgjigjen e saj, BE thekson rëndësinë kyçe që Parlamenti i Shqipërisë ka në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në avancimin e reformave të nevojshme për këtë qëllim.

“Parlamenti i Shqipërisë është një institucion kyç për çuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me BE-në dhe konsolidimin e progresit të arritur deri tani në kontekstin e procesit të anëtarësimit.”-thotë delegacioni në reagim. 

Ndërkohë që priten zhvillimet në lidhje me konstituimin e strukturave të reja parlamentare, Delegacioni i BE-së thekson pritshmërinë që integrimi në BE të vijojë të jetë një përparësi ndërpartiake, duke i dhënë një rëndësi të veçantë konsensusit politik.

“Në këtë drejtim, presim me padurim hapat konstituivë të parlamentit të ri, si dhe presim që integrimi në BE të mbetet një përparësi ndërpartiake për ligjvënësit në legjislaturën e re parlamentare.”-vijon delegacioni në reagim.

Në përgjigje të pyetjes nëse ndryshimet e mundshme në drejtimin e Komisionit për Çështjet Evropiane, nga opozita drejt shumicës, mund të përjashtojnë apo reduktojnë rolin e opozitës në procesin e integrimit, BE-ja nënvizon nevojën për bashkëpunim të të gjitha forcave politike.

“Për të qenë i suksesshëm, anëtarësimi ka nevojë për konsensus ndërpartiak.”-thotë delegacioni. 

Kjo përgjigje vjen pas shqyrtimit të propozimeve për ndryshime në Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. (Euronews Albania)

7 Komente

  1. p
    pjeter

    Keta e kane mire por nuk e kane idene qe ne nuk kemi nje opozite te mirfillte. Ne kemi nje opozite qe ka nje konflikt te vazhdushem me drejtesine, nuk e kane iç problem qe ta pengojne me ç'do menyre Shqiperine te antarsohet ne BE, ne qofte se kjo eshte nje menyre qe i sjell ne pushtet, dhe ata besojne fort ne kete lloj menyre, mjafton te shofesh se si e nxijne Shqiprine neper bote prej vitesh, ju kujtohet Bumçi?? eshte i njeti stil edhe sot. Qellimi i tyre i vetem eshte qe te vijne ne pushtet me ç'do menyre, arritje qe e konsiderojne jetike, sepse e konsiderojne si mundedua e funfit te luftojne me nga afer drejtesine , nga ku fillon edhe problemi i tyre egzistencial, e se kjo i duhet te sakrifikojne interesin e shqiptareve siç eshte antarsimi ne BE, asnje lloj problemi per Saliun me banden e tij, i vene kasmen pa problem,duke filluar qe nga ky komision qe paska alarmuar BE- ne, ja shpjegimi qe pse banditet nuk duhet te marrin drejtimin e ketij komisioni.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Po pse duhet ta drejtoje Opozita, kur punen praktike do ta beje shumica qe eshte ne pushtet, pra ne pune. Sigurisht qe anetar ne komision nga opozita eshte krejt e domozdoshme...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Jo vetëm në këtë komision të përhershëm parlamentar, por në të gjithë është dhe pjesmarrja e opozitës. Pr konsensusi që kërkohet ka qenë dhe është domosdoshmëri. Paçka se opozita, sidomos ajo e drejtuar nga Berisha, si filozofi dhe rregull ka kontestimin e çdo gjëje dhe kur e ka në dorë deri në bllokimin e inisiativave të ndryshme që mund të vinë nga maxhoranca, që sidomos për procesin e integrimit ka përgjegjësinë kryesore e premtuar kjo në fushatën e zgjedhjeve të kaluar. Drejtimi i "Komisioni të Integrimit" nga opozita nuk është domosdoshmëri. Kur për vendime të rëndësishme duhet me patjetër konsensusi, siç më sipër kërkon dhe delegacioni i BE në Tiranë, kryetari një votë ka.

        Përgjigjjuni
        1. K
          KROI MBRETIT

          Pse denglat e Jorida Tabakut do te degjojme ne çdo mbledhje te kom.te integrimit.Ajo vetem zi flet.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama kujdes se po ta fut BE, pa dashje

            Delegacioni i Bzese eshte komplet out, ashti si shume institucione te BE. Shihni sa shemtuar reagon BE-ja, i duhet opozita e korruptuar per te na futur ne BE. E pastaj thone pse po shkaterrohet BB. E thjeshte pergjigja: BE nuk kupton se demokracia eshte diktat i shumices mbi pakicen, per me teper kur pakica te korruptuara e te pazhvilluara drejtohen nga nje nongrata kriminel i cmendur. Rama duhet te kerkoje largimin e perfaqesuesit te BE nga Tirana, ai asht turpi i BE. Nderkohe Rama ti kerkoje falje Erdoganit sepse eshte treguar mosmirenjohes duke puthur bythen e burokrateve te korruptuar te BE. Rama e ka kuptuar se e ardhmja nuk eshte e Perendimit, nje rend i ri boteror ka lindur e shpejt do te drejtoje Boten.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Noci

            Neqoftese duam qe nje komision te mos kete rezultate,vendosni perseri kryetar opozitar,siç ishte Tabaku .Ata marrin urdhëra nga nje njeri qe nuk ka njohur asnjehere konsensus qe 34 vite,por vetem kur perfiton ai vete,ose kompromis per ndonje interes te tijin

            Përgjigjjuni
            1. P
              PD eshte nje dyqan brekesh te palara

              Tabaku ka vrpendos te hape dyqanin e saj te brekeve lluksoze per te konkuruar ate te familjes nongrata tek blloku. Ky asht kapitalizmi komkurues per PeDe-ne e spiuneve dhe ekstremiste te komunizmit.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje