Shqiptarët vijojnë të jenë populli më pro-evropian në rajon, sipas një sondazhi të ri të Eurobarometrit, të publikuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore.
91 për qind e qytetarëve shqiptarë shprehen në mbështetje të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, ndër përqindjet më të larta në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sondazhi i zhvilluar në të gjitha vendet kandidate dhe në 27 shtetet anëtare të BE-së, konfirmon gjithashtu se 56 për qind e qytetarëve evropianë janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, ndërsa mbështetja është veçanërisht e lartë tek të rinjtë e moshës 15-39 vjeç.
Në Shqipëri, entuziazmi për BE-në mbështetet nga perceptimi i përfitimeve konkrete që vijnë nga anëtarësimi: cilësi më e mirë jetese, lëvizje e lirë dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik.
Po ashtu, 82 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë një perceptim pozitiv për Bashkimin Evropian, duke e renditur vendin në krye për imazhin pozitiv të BE-së në rajon.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, komentoi se rezultatet konfirmojnë një mesazh të qartë: “Qytetarët, veçanërisht të rinjtë, e duan zgjerimin. Kjo duhet të udhëhiqet nga reforma të thella, vlera të përbashkëta dhe transparencë”.
Në kontrast me Shqipërinë, në Serbi vetëm 33 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE, duke reflektuar sfida të tjera politike dhe perceptime të ndryshme ndaj Unionit.
Sondazhi u realizua në muajt maj–qershor 2025 në vendet kandidate dhe në shkurt–mars në vendet e BE-së, me mbi 26 mijë pjesëmarrës në total.
Të dhënat janë publikuar të martën nga Komisioni Evropian dhe shërbejnë si barometër i qëndrimeve publike ndaj zgjerimit dhe BE-së në tërësi.
Si gjithmon ne,dhe prap te fundit do futemi Hahaha
Asnje vend Arab nuk eshte pro evropian ashtu si dhe asnje vend evropian nuk eshte pro Arab.....keto jane ligje te natires!
Prandaj i lepihet Rusise gerrku edhe pse Evropi i mbajti me buke vrromjaret.
Po dihet ajo pune se jemi skandal ne cdo gje imagjinoje kush na ka drejtuar edhe kush po na drejto njerez te pa afte edhe vrases kriminela shtet poshtersi
Kujt i sherben nje lajm i tille? Dihet, lartshalesise se tij, kryeministrit Rama. Ai ka premtuar ta anetaresoje Shqiperine ne BE deri ne vitin 2030. Jo 2029, por pasi te marre edhe nje mandat te peste. Ai genjen, populli e beson!! Ne dalim populli me pro amerikan (mbi 95 %) dhe me pro europian. Kur Bullgaria dhe Rumania u bene pjese e BEse, cmimet, ne keto vende, u dyfishuan. Imagjinoni vendin tone! Dyfishimi i cmimeve do ishte nje katastrofe. Po u beme pjese e BE (le ta enderrojme), kush e lejon Ramen te kembeje 1 euro me 90 leke? Vazhdoni, o dele, te genjeheni nga ujku!
Ne duam gjysma e punës. Por gjysma tjetër shumë e paarritshme, korrupsioni gjithkund, kriminaliteti i pafund,.oreksi na ngelet
I thuaj Edi Rames dhe Fatmir Xhafes qe brenda dy muajve nga fillim parlamentit te riformatojne drejtesine. Leri dengelat e reformes se u katandis me keq se Plepat e Durresit te Saliut. Nje komision parlamentar urgjent, jo te jashtem dhe te filloje seleksionimi prokuroreve dhe gjykatesve, tu merren te dhenat e pasurise dhe burimet, njekohesisht te analizohen te gjitha vendimet e marra deri me sot. Populli ka besuar deputetet qe ka zgjedhur dhe jo ata qe jane emruar sipas qejfit, prandaj demokraci do te thote deputet nga populli dhe Dumaner e Dador, Baner e laro se ata duhen pushkatuiar publikisht me ligj duke sekuestruar pasurine dhe hequr te drejten e liçences pergjithenje ( le te ikijn emigrante) dhe te mos lejohen kategorikisht te marrin pjese ne çfardo forumi apo administrate publike. Prokuroi Ndoji dhe gjykatesi Gjin Gjoni nuk duhet te marrin mandatin e deputetit se kane bere krime dhe deputet nuk i ka bere populli por Saliu. Po nuk u be nje pastrim rrenjesor, Shqiperia do ngelet vendi bosh nga shqiptaret. Ne Shqiperi nuk ka varferi, ne Shqiperi ka krim dhe korrupsion te madh nga organet ligjzbatuese. Merrini fatet e vendit ne dore ju perfaqesues te popullit, mos u pajtoni as me Edi Ramen kur eshte interesi popullor e as me kryekriminelin Sali Berisha se tani dhe mbeshtetesve te tij u ka dale turpi e kane dale hapet duke mbrojtur krimin. Drejtesia duhet te pastrohet se ajo eshte kollona e lirise dhe demokracise = shteti ligjor.
Ja pra shoke te njesitit Gueril e mbani mend shume mire se gjithandej shqiptaret jane me pro cdo gjeje qe u serviret: Pas 500 vjet roberi me turqit nuk pranon flamur tjeter pervec atij me Gjysem Henez, u desh nderhyrja e Portes se Larte duke derguar Ismail Bej Qemalin per te shpallur pavaresine dhe ngritur flamurin jo ne Durres ku ishte planifikuar se nuk i pranoj dhe i deboj Prefekti i qytetit, por ne Vl Ne luften e dyte Boterore Victor Emmanuelit Mbretit te Italise iu dha edhe kurora e Shqiperise si Mbret, po keshtu gjermanet pushtues u mirepriten nga Qeveria Kueslinge dhe ata nuk na quajten te pushtuar e nuk na dhane kurre demet e luftes. Pas luftes se Dyte ne cdo cep rruge kishte parulla mirenjohje per Marshall Titon, me pas "Baba" Stalini ishte idhulli i shqiptareve, eh per cfare te flasesh per miqesine e pathyeshme Shqiperi-Kine, per stemat e Mao-s qe mbushnin gjokset e shqiptareve etj et. Sot qenkemi me evropian se evroppinet dhe "imperializmi" amerikan eshte dashuria me e madhe e ketij populli kopuk, i dale boje dhe servil i perjetshem.
Populli popull eshte ore kopuk Nese ti i jep mundesine ndryshon qofte per mire apo keq
Shqiperia nuk ka qene kurre me e korruptuar se sot!
jane entuziaste sepse do shkoj e direkt tek zyra e punes se vendit ku duan edhe hajt shnet .....sdo merren me keta legenat e ketyre 35 vjeteve te ciket jane pergjegjes per cdo semu dhe tip kancer etj nga stresi i mash qe krijojne nga pasuguria e te nesermes......dhe le te vijne bangladeshasit e kushdo tjeter
E ke gabim Noname hyrja ne BE nuk do te thote leje pune.Duhen 6 ose 7 vjete mbase antarsimit qe te kene te drejte pune .
Se jane injorante. BE eshte nje falimentim total, ne krize si pasoje e qeverisjeve te keqija te majta. Europa sot eshte ne lufte kunder popullsise se saj per lirine baze.
Popull kopuk hahahah Popull pa shtylle.