Kolegji Zgjedhor ka caktuar datën 4 shtator ora 10:00 për të shqyrtuar apelin e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejtoi për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.
Seanca e Kolegjit Zgjedhor do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit.
Në padi, koalicioni opozitar i 11 majit, PD-ASHM kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”. TemA (S.P)
Mbaje me shume , o Sali dallkauku special , se e mban te bute .
Sikur te anullohen zgjedhjet e te zhvillohen te tjera, Saliu nuk merr me shume se 10 deputete kufoma.
Derisa gjykata nuk kerkon miljonat me te cilat ky horr mafioz pasuroi lobistet, doemos qe ky do I beje proteste per mos njohjen e verdiktit popullor ne zgjedhje. Na ngrenc mune o Sali, mevjithe gjykatat qe te vijne pas avazit!