“Shqipëria në BE para 2030-ës”, eksperti: Jemi më të favorizuar se vendet e rajonit

1 Shtator 2025, 21:45Politika TEMA
“Shqipëria në BE para 2030-ës”, eksperti: Jemi

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Andi Hoxhaj, në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News se mesazhi i Bashkimit Europian për zgjerimin është një sinjal i mirëpritur, që tregon vullnet të qartë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, nga ana teknike, Shqipëria mund ta përmbyllë procesin e negociatave deri në vitin 2027, ndërsa anëtarësimi i plotë mund të ndodhë deri në vitin 2029, duke qenë pjesë e BE-së brenda vitit 2030.

“Mesazhi është shumë i mirëpritur. Tregon vullnetin për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Mendoj se kjo shtyn të gjitha palët që të arrijnë deri tek faza finale. Ana teknike është rrugëtim që mund të mbyllet deri në vitin 2027, dhe më pas deri në vitin 2029 Shqipëria të jetë në BE brenda 2030. Klima ka ndryshuar dhe BE është bërë më e hapur për integrim, kjo ka ndikuar edhe lufta në Ukrainë. BE është duke zhvilluar një shtyllë të re që është ajo e mbrojtjes.”

Hoxhaj theksoi se klima politike në BE ka ndryshuar dhe se Bashkimi Europian është bërë më i hapur ndaj integrimit të vendeve të reja, veçanërisht pas luftës në Ukrainë.

Ai shtoi gjithashtu se Komisioni Europian ka theksuar rëndësinë e mbështetjes popullore për integrimin, dhe në këtë aspekt Shqipëria qëndron më lart se vendet e tjera të rajonit, me një përqindje më të madhe qytetarësh që mbështesin anëtarësimin në BE.

“Në rastin e Shqipërisë, ne nuk kemi probleme si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por edhe siç është Ukraina dhe Gjeorgjia. KE e theksoi që duhet të ketë një mbështetje popullore, Shqipëria ka një përqindje më të lartë se vendet e tjera. Shqiptarët janë më shumë pro europianë. Ne kemi bërë gjithashtu të gjitha reformat sa i takon ndikimit të ligjit, reforma në drejtësi dhe kjo jep një peshë sa i takon grup-kapitujve. BE po përjeton një moment historik, por aktualisht po shohim që është kthyer në një pikë gjeopolitike.”/abcnews.al

7 Komente

  1. L
    Loni

    Keq me vjen por ky vetem nga kjo pune nuk mer vesh. Nese Shqiperia pranohet para 2036 me kujtoni. Me kta punon ky e shkojne punet si shkojne.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Experti qeka si pederast,madje i rrojtur kontra....e ka bo surratin si bith pederi hahahaha!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pasos

        eksperti i karit qe se njeh as lagja e vet

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Shqiperia nuk do te futet kurre ne BE!

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Sot pritet te dale Vampiri 81 vjecar dhe te shpalle zi per deklaraten e Marta kos per mbylljen e negociatave brenda 2027.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              "BE po përjeton një moment historik, por aktualisht po shohim që është kthyer në një pikë gjeopolitike"-konkludon eksperti. Po shumë mirë që jemi në këtë pikë. Pavarësisht nëse janë apo jo në nivelin europian standartet e Shqipërisë, mu për këtë, pse të mos ta ketë edhe kjo atë mundësi anëtarësimi që pati Rumania dhe Bullgaria, si vende ballkanike gjithashtu, por që në atë kohë për të njëjtat arsye gjeopolitike u pranuan, paçka se atëhere disa standarde ato i kishin më të ulta se ç'i ka Shqipëria sot? Ndaj, pavarësisht skeptiçizmit të disave, uroj që BE të qëndrojë në këtë vullnet dhe Shqipëria të antarësohet në union në vitin 2030. Nga kjo sigurisht që në shumë drejtime, por kryesisht në nivelin demokratik, si shteti i së drejtës etj, do të përfitojnë të gjithë shqiptarët, përfshirë dhe skeptikët.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bastexhiu

                Hajde, Bureto, hajde! Ty, dhe gomeret si ky eksperti, duhet tju fute Rama ne qeveri. Jeni tamam per pune ministrash. Te rrini ne karrike dhe te enderroni, se per pune...aha! Se ti Bureto je dhe pensionist duhet te jesh patronazhist qe punon tere diten ne tastiere. Hahaha

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje