Forumi i BLED/ Hasani: Shqipëria e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut

1 Shtator 2025, 19:13Politika TEMA
Forumi i BLED/ Hasani: Shqipëria e angazhuar në forcimin e

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it 2025 që u mbajt sot në Slloveni dhe vazhdon edhe të martën. Në një postim në rrjetet sociale, ai thekson se Shqipëria është e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e dialogut.

“Në 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled, Slloveni, për të marrë pjesë në diskutime rreth sfidave aktuale – me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një çështje kryesore për të ardhmen e kontinentit.

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e dialogut mbi tematika kyçe rajonale dhe globale, si dhe në zgjerimin e partneriteteve mbi prioritetet e përbashkëta.”, shkruan ministri Hasani.

Ky forum do të vazhdojë edhe të martën dhe ministri Hasani pritet të marrë pjesë në Panelin me temë “Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”.

Ky panel, do të fokusohet tek nevoja e fuqizimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lini një Përgjigje