Spahiu: Ankimi i PD për rezultatin e zgjedhjeve, shtyn dy javë publikimin e faturës për LaCivita

1 Shtator 2025, 14:33Politika TEMA
Spahiu: Ankimi i PD për rezultatin e zgjedhjeve, shtyn dy javë

Juristi Kreshnik Spahiu tha se ankimimi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga Komisioni Rregullator, në Kolegjin Zgjedhor, i jep Partisë Demokratikë mundësinë që të shtyjë edhe për afro 2 javë bërjen transparente të kontratës me konsulentin elektoral nga SHBA, Chris LaCivita.

“Përfiton përkohësisht në 2 aspekte politike, zgjat 10 ditë apo 2 javë konstituimin e Kuvendit dhe nga ana tjetër zgjat edhe deklarimin e shpenzimeve në fushatën elektorale sepse sipas ligjit për financimin e partive, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të rezultatit, duhet të paraqesin faturën e shpenzimeve, qoftë edhe për mbështetjen e të huajve, si LaCivitsa.

Mos harrojmë Ilir Meta sot është nën akuzën për mosdeklarimin e saktë të shpenzimeve të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,- tha Spahiu në Report Tv. .

1 Komente

  1. R
    Rea

    O Rame! Merre o Rame, merre Kreshnikun te ndonje post se po vdes duk te te lavderuar, ashtu sic lavderonte Salehun dikur. Merre o Rame, se edhe Salehu eshte dakord!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje