Balla takim me Kreshnik Muçaj: Prej 30 vitesh jeton në Zvicër dhe sot është një histori suksesi

1 Shtator 2025, 13:05Politika TEMA
Balla takim me Kreshnik Muçaj: Prej 30 vitesh jeton në Zvicër

Ministri i Shtetit dhe Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla mirëpriti sot Kreshnik Muçaj, një shqiptar që jeton prej 30 vitesh në Bazel të Zvicrës, ku e ka shndërruar aktivitetin e tij në një histori suksesi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla vlerësoi angazhimin e Muçajt në krijimin e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Zvicrës në fushat e sipërmarrjes, artit, kulturës dhe sportit.

“Mirëprita sot Kreshnik Muçaj, i cili prej 30 vitesh jeton në Bazel, Zvicër, ku ka studiuar dhe sot është një histori suksesi. Mirënjohje për angazhimin e Nikut në krijimin e urave të bashkëpunimit mes sipërmarrjeve si dhe në art, kulturë, sport etj”, shkruan Balla në facebook. 

Ky takim vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ballës për të promovuar shqiptarët e suksesshëm në diasporë, duke vazhduar punën që ai nisi gjatë fushatës elektorale, kur zhvilloi takime me komunitete shqiptare kudo në botë. Aktivitetet e tij kanë synim forcimin e lidhjeve me diasporën dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim.

3 Komente

  1. L
    Luli

    Aman o minister mos na mallengjeni …????!!!!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cinxo

      I rregullut punet ktu mrena dhe keni dale sullaco te rregulloni boten. A ju marrte purtha shalet, si ju a ka marre. Idiote te noteruar!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni

        Se ku i gjejne ca rrota karri, por me kara se Balla dhe na i paraqesinnsihistori suksesi. Po mirre o bole Balla le te kthehet ne Shqiperi ku nuk do t'i mungoje asgje, jemi me te avancuar se Zvicra.....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje