Afera 'Partizani' - Sali Berisha paraqitet sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

1 Shtator 2025, 09:42Politika TEMA
Afera 'Partizani' - Sali Berisha paraqitet sot në SPAK, në

Sali Berisha do të paraqitet sot në orën 10:00 në SPAK, në zbatim të masës "detyrim paraqitje" të vendosur nga gjykata, në kuadër të hetimeve për dosjen "Partizani".

Berisha akuzohet se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Dosja për aferën kaloi për gjykim më 19 maj, në të cilën Berisha gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. 

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

 

3 Komente

  1. A
    Aman na trego Sale...

    O Sale, mos shko mo ne Spak, boji cicin tek dera dhe foli mitingasheve te tu me guxim se nga Spak vetem te mira ke, ai te mbron me shume se jeten e tij. O Sale na thuj te drejten nese kane vila ne Lalz prokuroret ku ti paraqitesh ne Spak, ket don te dije populli.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tallu me pipullin

      Siç jw tallur 35 vjet 25 vjet Sekretar Parie I PPSH

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

        sali kerma krimineli duhet. djegur ne mes te tiranes

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje