VIDEO/ Ja ku jam - Profesor Pilinçi i sfidon të gjithë nga Korça: “Qeverinë time e kam zgjedhur, kapelet e republikës i çuam në Paris”

30 Gusht 2025, 21:02Politika TEMA
VIDEO/ Ja ku jam - Profesor Pilinçi i sfidon të gjithë nga

Kryeministri i qeverisë "hije", profesor Pëllumb Pilinçi, u ndal në qytetin e Korçës, ku u prit nga disa qytetarë, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike.
Pas Shkodrës dhe Vlorës, limuzina luksoze e profesor Pilinçit, e shoqëruar nga eskorta, u ndal në Korçën e kulturës, që i ka dhënë shumë vendit dhe botës, siç u shpreh ai.
Profesor Pilinçi në këtë dalje ka zgjedhur të sulmojë opozitën e PD duke u shprehur se ai i njeh shumë mirë të dyja palët e duke thënë se te PD kanë ngelur spiunët, që dikur dëgjonin nëpër dritare.

"Të dyja partitë që janë krijuar janë të dyja partitë antishshqiptare. Unë i njoh që më 90-tën. Njëra gjoja PD, atje kanë ngelur dje janë spiunët, raca më e keqe, që dëgjonte nëpër dritaret. Sot urdhërojini ju. Sidomos ajo Partia Socialiste e 44-trës së bashku me një kryeministër sharlatanë. Bjerë shi, bjerë të dëgjojnë korçarët, janë në gjumë. Është kultura, por ka ngelur prapa, janë fshehur. Unë s'e dija që korçarët janë frikacakë. Korçarët me shekuj kanë ikur në Amerikë, korçarët e kanë pasur gjuhën e pasur, patriotët kanë luftuar, por erdhën bolshevikët dhe i ulën kokën Korçës." - u shpreh Pilinçi

Më tej ai ka sfiduar edhe mazhorancën, duke thënë se lëre çfarë thonë, ai është qeveria dhe po e thotë edhe nga Korça ku familjet e këtij qyteti kanë bërë kapelet e republikës dhe kostumet për të dalë në Paris dhe, siç u shpreh Pilinçi, po të duan le të dalin këta të qeverisë dhe ta mohojnë.

"Unë e kam zgjedhur qeverinë, kam vajtur në Vlorë, ku ishte Ismail Qemali. Ne e kemi bërë qeverinë, le të dalën po të duan këta të quajtur qeveri. Ja, pra ku jam. Jam në tokën time. Ku familjet tona kanë bërë kulturën, ku familjet tona kanë bërë kapelat e republikës, kanë bërë kostume dhe kanë dalë në atë Paris." - përfundoi profesor Pilinçi./TemA

25 Komente

  1. S
    Sa shume jane shtuar budallenjte

    Ore dini gje sazan guri,eshte gjalle qe ti bashkohet ketij budallait se ka nevoj per ministra,mulin mere per roje... Rrofte dhjerokracija qe po njohim rracen e budallenjeve

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeta

      Me mire nen Pilinçin e Sazan Gurin. Sigurisht qe do te dilnim me pak te vjedhur. Rrofte Pilinçi!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nata

        Budallejte e njohin njeri tjetrin dhe solidarizohen! Kjo eshte bote e çmendur, ku te çmendurit quhen normalë !

        Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Gjunah mos qofte. Qenka rende fare po fare ama. I shkreti ky. Zot na ruaj nga mente e kokes. Si duket do te kete fituar ndonje bast a lloto a dicka te tille ka nxjerre ndonje lek dhe ka ardhur per ndonje aventure ne vatan me nje lloj enturazhi donkishotesk.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Me rende eshte Mero corapja qe boton pacavure si kjo

        Përgjigjjuni
      2. k
        kxp

        O Z.Idiot Askushi qe mediat po perpiqen te te bejne dikushi. Je nje hiç e do vdesesh nje hiç qesharak.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pupu

          Çdo na mbetet në dorë ky Pelinxhua se po lodhet shumë duke baritur nëpër Shqipëri. Po pusho një çikë o djall, mjaft se u lodhe e u cfilite për Shqipëri. Na duhesh për shekujt e ardhshëm, se sot për sot s' ta kemi ngenë.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kuksiani i varfer

            Ore mos i kushtoni kaq vemendje ketij koqe kandari!......

            Përgjigjjuni
            1. s
              sam

              Ca eshte ky cope raku se nuk po e marrim vesh

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali

                Problemi nuk eshte se ky eshte nje i semure nga mendja,Po problem eshte se ne paskemi shume te roitur qe i vejne nga mbrapa ketij deliranti

                Përgjigjjuni
                1. l
                  llazi usa

                  Ore keta karat qe i vene nga mbrapa ku i gjeti?

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cuku

                    Ja ka dhi dhe Portokallise ky « udheheqesi » I popullit shqiptar ...... do Zoti se marin vesh Ukrahinasit se kane per te na e mare kete fare buri qe tja beje rrup sup Putinit

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      jon

                      Më falni po ky është RRK komplet...

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Klm

                        gjendje mjerimi per shoqerine ne shqiperi. cdo dite konfirmohet menyra e jeteses: " pa piken e cipes", pa asnje norme, edukate apo shkollim. jepi shqiptar......se mbase edhe per ate rrip toke eshte planifikuar nje Gaza 2 pas nja 50 vjetesh. E kuptoni o shqiptar, qe kjo jetese....ju ben parazit te njerezimit?!?! e kuptoni qe mjerimi dhe korrupsioni qe eshte perhapur aty ben qe te mos na doje asnje shtet ne bote!!!!! Shqiptar te dashur......., ne jete ndiqni shembullin e mire, duajeni njeriun e mire dhe ate te shkolluar, hiqni llafazanllekun, rregulloni higjenen, rrisni durimin e duajeni punen e bejeni mire. Shume gjera per te bere, por shume te thjeshta.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sa budallenje ka PD

                          O Pilinçi , po e kemi nje budalla nga Viçidoli nuk ka kuptime dy budallenje apo tre se kemi dhe budallan e paçe pilafit apo kater se kemi esmerin qe s'ka punuar nje dite ne jeté , apo pesé se kemi dhe Ludovikun se ha njerez apo gjashte......

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            ..po keta qe e shoqerojne jane me rota kari

                            Nje tufe idjotash. Ne fakt duhen jeta tipa sa te filloji portokallija dhe paparenajt

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xha Kasemi nga Çepani.

                              Zoti kryeminister " Hije" ju i quani te dy partite , parti spiunesh, qe degjonin pas dritareve. Po ju zoti Kryeminister i qeverrise ender ne shellendre , a do kini organe pergjimi pavarsishte se si do ti quani " sigurim shteti", '"Shish", apo SH I K" , mbase edhe me thenijen e vjeter popullore,meqense e quani veten konservator, AFIJE" do ta kini ? Cili eshte ndryshimi ? A do te jete edhe qeveria juaj qeveri spiunesh? A ka vend ne bote qe s'ka patur .s'ka e s'do te ket spiune ,ndoshta edhe si pouna juaj?

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Ushtari.

                                Sic duket ne shqipetare e paskemi lexuar e konspektuar shume mire Servantesin.Kush donkishot apo "kardhbojs"tjeter e ka rradhen pas ketij "pidhjercit".

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jimi

                                  Kur e shikoj kete njeri, qe kerkon te beje politike te madhe, per dreq me fanepset ai personazhi qesharak i tik tokut. Ai i cili nga "skenaristet" "trajtohet" si futbollist i madh si Ronaldo apo kaka, por qe per dreq dhe ai e beson se me te vertet eshte futbollist i famshem. Vec kur e shikon ne fushe qe me veprimet qe kryen behet teper qesharak, aqe sa duhet te mbash barkun me dore ! Megjithate kjo duket se qenka menyra me efikase per ti bere njerezit te qeshin, e qe per nje moment te harrojne hallet qe kane. Fleminderit o Pullum, e mos pace vdekje kurre !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kukesi

                                    Ju lutem, e kam seriozisht. Mund te me thote dikush, kush eshte ky personazh. Edhe ne Afrike sot nuk formon dot qeveri pa zgjedhje. Mos ndoshta ky tall t... me ata qe e lexojne ose e shohin ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Oli

                                      Edi Rama vetem shoket e tije qe i kane sherbyer i fut ne bjrg. Nga Saliu dhe Pilinçi ben shurren ne breke.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Ligji

                                        Shtet rrumpalle me njerz rrumpall.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          drejtesia

                                          Nuk kuptoj nje gje: a ka organ kopetent qe mund te ndaloj nje te cmendur? Po sikur cdo i cmendur te bej sic ben ky,si i behet vendit? Kjo eshte nje dore e ndyre qe e komandon kete psikopat te derdellisi ne cdo qytet,po pika qe nuk i bie atyre qe i shkojne pas,por ky fakt tregon se sa lehte blihet nje popull analfabet dhe dembel! Turp per organet e sigurise shteterore!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bardhosh

                                            O Kukesi, Pilinçi eshte e ardhmja e Shqiperise.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Koli

                                              Nga i gjeni keto Karna Politika Shqiperise.Kete Idiot Amerika ka 20 vjet qe e ka nxjerre ne Pension,ky vjen ne Shqipni me titull Prof dhe Veteshpallet Kryeminister.Mos o Zot,ky eshre per Estraden e viteve 1980 te Enverit.Hudheni me ndonje Grope Muti se eshte Turp qe merreni me Idiot me Dementia.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje