“PD, peng i Berishës”, juristi: S’mund të ndryshohet situata brenda saj pa ndryshuar lidershipin

30 Gusht 2025, 08:15Politika TEMA
“PD, peng i Berishës”, juristi: S’mund të ndryshohet

Juristi Rezart Kthupi, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të dalë nga gjendja aktuale ku ndodhet nëse nuk ndryshon lidershipin e saj.

Ai theksoi se PD  nuk mund të fitojë asnjë betejë politike pa një ndryshim rrënjësor në mënyrën si udhëhiqet dhe përfaqësohet, duke paralajmëruar se, nëse kjo nuk ndodh, PD do të mbetet e izoluar në një spirale humbjesh dhe krizash të vazhdueshme.

“Forma më e lartë e absurdit. Është një qerthull që PD ka hyrë prej shumë kohësh. Për të dalë nga kjo, ka një kusht të vetëm: të ndryshohet lidershipi i PD. Mënyra për të hyrë në një betejë politike dhe për të fituar, duhet të ndryshojë lidershipin e saj. Nuk mund të ndryshosh strategji pa ndryshuar njerëzit. Është në një spirale, që PD nuk mund të dalë dot. PD, peng i Berishës”, u shpreh Kthupi.

5 Komente

  1. r
    robi

    Flitet se shume shpejt ne shtator Vampiri 81 vjecar me 2 nograta dhe 27 akuza mbi kurriz dhe 10 humbje madheshtore almagojore kujtimhamshore ngafarkaderinevore gjate 13 viteve, do te abdikoje ne favor te Krricit te faros me dy gishta lart, floket llak ngritur perpjete, me kollaro, hipur mbi furgonin e policise me gjysmen e trupit perjashta duke bere garipin para shpellareve te Astirit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk ngjallet i vdekuri joooooo

      Nuk mund te kthehet ne jete nje parti qe ka vdekur prej 2013.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neri

        Nuk ka vdekur jo por po lengon Ka shume raste qe disa shkojne ne buze te varrit dhe kthehen ne jete.Mos thoni jo kurse.PD do te ringjallet vetem kur Saliu te largohet nga PD dhe te ekzistoje vetem nje ish.Per 4 vjetet e ardheshëm nqs Saliu jeton si nje pensioniste duke mos futur hundët fare ne PD shikojeni se cfar do te behet,do te thërrasim mbi 70% PD,PD.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eno

          Mjafton kjo video për të kuptuar gjithçka: https://www.facebook.com/share/v/17CQZgDtYt/

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

            sali berisha eshte i vdekur. po i haruar. pa varosur. se nik e pranon toka se ka bere shum krime

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje