Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është futur në mes të replikave Edi Rama dhe KLGJ-së, vetëm dy ditë pasi kjo e fundit mori në mbrojtje gjyqtarët e vendit pas postimeve kritikuese të kryeministrit.
Manja, përmes një postimi në rrjete sociale, e nis fillimisht duke thënë se “Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!”
Siç shkruan ministri, kur nisi prishja e godinave pa leje në Theth, u hamendësua se ky veprim ishte një “tekë vere e Edi Ramës”. Për Manjën, e vërteta është ndryshe, se aksioni “Rilindja 2.0” është një betejë për territorin që lidhet me horizontin e Shqipërisë evropiane.
“Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!
Që në momentin kur nisi prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, shumëkush mendoi se kjo ishte një tekë vere e Edi Ramës. Një lojë politike, një manovër për të tërhequr vëmendjen e publikut nga temat e ditës apo aktualiteti politik.
Por koha po tregon, dhe do të tregojë deri në fund, se nuk është as kështu e as ashtu. Kjo është një betejë vizioni. Një betejë që lidhet drejtpërdrejt me horizontin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Manja.
Më tej, ministri cilëson se vendet evropiane nuk lejojnë ndërtimet pa leje, me kioska dhe tenda metalike që zënë hapësirat publike. Kjo gjë, siç shkruan Manja, dihet mjaft mirë nga të gjithë emigrantët, pasi këta të fundit e bëjnë dot ndryshimin. Manja, shkruan se Shqipëria nuk hyn dot në unionin evropian me “shtet rrumpallë”, por me rregulla, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji.
“Sepse është fare e thjeshtë. Dhe këtë më mirë se kushdo e dinë shqiptarët që jetojnë e punojnë prej dekadash në vendet e BE-së: në Europë nuk hyhet me ndërtime pa leje, me kioska dhe tenda metalike që zaptojnë hapësirën publike, që bllokojnë hyrjet e pallateve, me qoftehane mbi trotuarë, me tarraca pallatesh të kthyer në bahçe apo pemtore të paligjshme, me ndërtues që shesin tre herë të njëjtin apartament, me kasapë që therin bagëti pas dyqanit në mes të qytetit, me varreza makinash, me karburante të braktisura buzë çdo rruge kombëtare, me plehra që hidhen sa andej e këtej në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur fare për ndotje mjedisi apo prishje imazhi turizmi. Shkurt, në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë, por me shtet rregullash, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji”, shprehet ai.
Duke u ndalur më specifikisht tek replikat e Ramës dhe gjyqësorit në vendit, Manja shkruan se të gjithë ata që përpiqen ta shfaqin këtë situatë si konflikt personal të tipit kryeministër-qytetar, qeveri-drejtësi, apo hakmarrje politike, e ka gabim.
“Prandaj të gjithë ata “vajtues publikë” që përpiqen ta paraqesin këtë operacion si një konflikt personal mes kryeministrit dhe qytetarëve, mes qeverisë dhe drejtësisë, apo si hakmarrje politike ndaj individëve e bizneseve, nuk bëjnë gjë tjetër veçse helmojnë publikun. Në fakt, ata janë tregtarët e paligjshmërisë, që duan të mbajnë gjallë kaosin, sepse vetëm aty gjejnë oksigjenin e tyre politik dhe ekonomik. E vërteta është krejt tjetër: në territor sot po ndeshen dy palë dhe vetëm dy — interesi publik dhe paligjshmëria e kthyer në mentalitet”, shkruan Manja.
Manja “merr në mbrojtje” Ramën, duke shkruar se kryeministri nuk sulmon askënd, por po bën luftë kundër paligjshmërisë.
“Në këtë betejë, Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit.
Si mundet, pra, që dikush që ngrihet në krah të ligjit të akuzohet si intimidues? Si mund të quhet cenim i drejtësisë kur thua thjesht: mos na pengoni të pastrojmë vendin nga ndërtimet pa leje dhe nga çdolloj paligjshmërie tjetër?
Që nga Roma e lashtë kemi trashëguar një postulat të hekurt: “Ex iniuria ius non oritur” – nga padrejtësia nuk lind e drejta. Dhe ky është thelbi: një gjë e paligjshme, një pronë e grabitur, një ndërtim pa leje, nuk mund të bëhet kurrë e ligjshme, kurrë jotja”, shton më tej Manja.
Ministri e përmbyll postimin e tij duke shkruar se nëse ka një përplasje, nuk është mes Ramës dhe drejtësisë apo qytetarëve, por mes “të mirës dhe së keqes”. Manja thekson se ky mandat i katërt i socialistëve është për të vënë në rend ligjin dhe për të dhënë fund mendimit se dikush është sipër ligjit.
“Prandaj, nëse ka përplasje sot, ajo nuk është Rama kundër drejtësisë, as Rama kundër qytetarëve, por e mira kundër së keqes. Dhe në këtë betejë, mandati i katërt është zotimi për të vendosur kontroll mbi territorin me çdo mjet ligjor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes — jo vetëm në hapësirat publike, por edhe në mentalitetin e atyre që ende mendojnë se janë mbi ligjin.
Është e thjeshtë krejt!
Dhe sot, më shumë se kurrë, kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë. Është beteja e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Europën. Kush mbron paligjshmërinë, mbron prapambetjen. Kush ngrihet për ligjin, ngrihet për të ardhmen. Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, rregulla dhe respekt të interesit publik“, shkruan Manja në rrjete sociale.
Nqs kane arritur gjerat ne ate nivel sa te te marre ne mbrojtje nje krye rrumpalle si Manja atehere na ka marre lumi.
Ulsi Manja eshte fytyre tipeke e nje shteti rrumpalle!
Maloku Ulsi duhet qe mbasi te mbaroje lepirjen e bythes te Rames te na thote kur do prishen kullat ne Tirane dhe pastaj ne jug te vendit
Maloku Ulsi duhet qe mbasi te mbaroje lepirjen e bythes te Rames te na thote kur do prishen kullat ne Tirane dhe pastaj ne jug te vendit
Maloku Ulsi duhet qe mbasi te mbaroje lepirjen e bythes te Rames te na thote kur do prishen kullat ne Tirane dhe pastaj ne jug te vendit
Kurrë në Evropën e përparuar ,shteti i korruptuar,kriminel,hajdut dhe degraduar shqiptar.
MINISTER i DREJTESISE duhet te emerohet nje konstitucionalist me integritet profesional dhe moral qe PUSHTETI KAOTIK GJYQESOR te mos e marre neper kembe. Si KONSTITUCIONALIST ministri i DREJTESISE do te inicoje ngritjen e rolit te PRESIDENTIT TE REPUBLIKES si garant i KUSHTETUTES SE SHQIPERISE.
Gjatoshi vazhdon talljen, prishka ne nje shpate te humbur te Kepit te Rodonit nje resort te mjere qe ska as plazh e as rruge per ne plazh..gjeti te tallet. Por nuk prishka aty te Gjiri i Lalezit ato vilat superluksoze te Metes, Berishve, te ishkryeprokurorve, tw vellezerve Allaj uzurpator....Por resortet e Xenit e Argites aty ne Kepin e Rodonit ato nuk i prek dot?! Po me Vilen te plazhi i pasqyrave te Gjatoshit guxon kush ta prek? Po ate piken e vogel qe po rritet te Mirela Kumbaros ne Parkun e Butrintit, ato nuk i prek dot? Po ndertimet ne parkun e Drilonit te Pogradeci te berishve, ato nuk i prek. Po superuzurpimet ne Ksamil ato nuk i orek dot?! Po ato kullat ne Tirane ato nuk i prek dot?!
Argumentat e z. Manja janë të drejta. Në Shqipëri është e vështirë të kuptohet se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e padrejtë, sepse efekti i rrumpallës dhe anarshisë ka qenë e fortë në vitet 1990. Demokracia u kuptua shtrëmbër, sikur mund të bësh çfarë të duash. Por, në sistemin kapitalist ligjet për pronën janë ekstremisht të forta dhe asnjëri nuk mund që t’i shkelë, sepse e paguan shtrejt.
Argumentat e z. Manja janë të drejta? Edhe ata 30 polica qe i kishte vene Erionit per ta shoqeruar ne spital ishin te drejte? Ik mer bole, ky i gjati bashke me Saliun (me gjithe familje e yzmeqaret e vet) Ulsiun e Ilir Meten e kane vendin ne burg!
Sa e ke zgjatur or burr !? Mëso nga Edi.
Po përse moj redaksi kuj doti dalë gbyqtarëve barkë DERRS?
Ja dhe 2 personat qe kane intriguar kunder Erjon Veliaj. Tani u permenden te dy per drejtesine, pisa njerez!
Doli ky krimineli qe e ka vendin pas hekurave te mbroje palloshen e ripjelljes. Llogaritni se ku ka shkuar reputacioni i krye hajnit te ripjelljes, kur mbrohet nga ky kriminel.Ky e ben kete se don te siguroje nje vend ne klubin e palloshes qe do e shpalle me 12 shtator.
Te kete goje dhe nje medioker si ulsiu, hapu dhe e me mire te vdes
Hajde gallate hajde! Vetem ketu ndodh. Ti dhe te tjeret duhet te perballeni me ligjin, se e shkaterruat kete vend. E shkaterruat kete rini.
Dhe prap Europa t ka fut n Europe , por njerezit nuk e kuptojne, shkon dhe vjen 2 here nga tre muaj ne çdo shtet te Europes, urojm mos t hiqet kjo gje, siç iu hoq skuadres se korçes qe u perjashtua per 10 vjet nga kupat e Europes, dhe ajo n Europe ishte por nuk e meriton
Servil na e mbushe mendjen, ka burrë ti dale hapur Saliut dhe Ramadures nga te vetet natyrisht
Ex iniuria ius non oritur, uau Manja duket si gallof, por dika edhe latinisht ,qenka i lecitur goxha. He mortja qe s'na ha neve ne duart e kujt kemi rene.
O Edo mos i ler keta te flasin se jane kaq te trashe sa qe ne titull e ka dreqosur....NE BE NUK SHKOHET ME SHTET RUMPALLE ?!?!?!.Qe te thuash se shteti eshte ne proces permirsimi structural dhe funksional deri sa te nxeje kallup ne standartet e nje shtetti normal Anetar i BE , ben sens, po te thuash nuk shkohet me shtet rrumpalle,duhet me qene vertet i trashe ose eshte aq i squt sa ta ka ngul nji thumb me lezet O EDO , SEpse PO te ishte shtet rrumpalle athere logjikisht duhej qe gjeja e pare qe te benin qytetaret ne zgjedhjet e fundit te qerronin ULUSIUN nga kandidimi si deputet , pasiqe ne WIKIPEDIA shkruhet se ...Qe prej Vitit 2013 Z Ulsi Manja sherben si deputet ne Radhet e parttise Socialiste , madje e kemi pasur edhe minister.E pra ky zoteri aty ka qene qe nga Rilindja 1 e deri tani tek Rilindja 2 , duhet te jepte llogari perse e lejoi rrumpalllen nga 2013 e sot e jo te na shese pordhe tani qe Po te merr EUROPA per veshi dhe po te fut , e jo se po e lufton Ulusiu rrumpallen , se rrumpalle e ke prape e nuk na hedh dot hi syve me dy llamarina me pluhur qe shperndan rrugeve
edi e di që shumica e popullit është me ate prandaj nga mandati në mandat i ka dhënë më shumë vota dhe shumica e njerëzve duan rregull siguri qetësi . jam me ty si shumica e shqiptarëve . Na ço në europë
Eshte e vertete manjani, nga peshkepia: Me nje te ashtuquajtur min. drejtesie si ty, qe duke u shndrruar, ne nje lecke poshte kembeve te rames, gje qe te ka lejuar te besh pazare te ndyra te perfitimit personal.