Lanë mijëra euro me skemat e kriptove, Braçe: S'kam fjalë, pas asaj që kaluam në '97

31 Gusht 2025, 19:36Politika TEMA

Lanë mijëra euro me skemat e kriptove,  Braçe: S'kam

Mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit kanë lënë shuma të konsiderueshme parash në disa skema mashtruese me kriptomonedha, por një fenomen i çuditshëm po ndodh, pasi këtyre viktimave nuk u mbushet mendja se po vijojnë të mashtrohen edhe pse tashmë skandali ka shpërthyer dhe paratë e tyre janë zhdukur.

Ata janë mbledhur sërish në grupet e aplikacionit Telegram, një aplikacion që njihet si një vend ku qarkullojnë me qindra-mijëra lloje mashtrimesh nga më të ndryshmet, dhe vijojnë të ndjekin organizatorët e kësaj skeme mashtruese, të cilët i "përrallosin" me deklarata që për një person i cili ka dijeni se si funksionojnë kriptot dhe bursat, nuk bëjnë asnjë sens.

Kjo duket se e ka revoltuar së tepërmi deputetin Erion Braçe, i cili mundohet t'i bindë se kjo është një skemë e pastër piramidale, madje jo e vetmja. Nesër këta individë që kanë ngritur skemat XUEX dhe TXEX e të tjera, nëse ia hedhin pa u dënuar, mund të ndryshojnë emrat e "bursave" të tyre fiktive dhe të rihapin skena të reja.

Braçe ka ndarë mesazhe nga brenda grupit mashtrues në Telegram, duke shprehur si indinjatën por edhe zhgënjimin me atë që po ndodh.

Skemat XUEX dhe TXEX por edhe të tjera funksionojnë duke rekrutuar "agjentë" që janë të gatshëm të tërheqin të tjerë dhe targetojnë qytete specifike. Këto skema kanë zhvatur miliona nga qytete të vogla në Serbi, rreth dy muaj më parë dhe pasi u ekspozuan aty, u zhvendosën në Kroaci dhe tashmë në Shqipëri. Më shumë se mashtrues, rekrutuesit besohet se janë persona të cilëve u ofrohen shuma parash duke i bërë të besojnë se është bursë legjitime.

Reagimi i plotë i Braçes:

BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;

48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!

LEO SMITH, domethënë PROFESORI, domethënë ROBOTI,

KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;

Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH! Këtë gjë bëri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;

Pas 10 ditësh askush në Divjakë e Lezhë nuk ka marrë dot paratë.

PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!

Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por unë nuk di as në Evropë e as në Amerikë bursë që të bllokon paratë e tua;

Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!

E reja tjetër sot-zbuluar nga mesazhet në shqip të Leo Smith, ka të bëj me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashtë Shqipërisë që paskan futur para në PIRAMIDE!!!!

Pas gjithë asaj që kaloi thuajse cdo familje në 1996-1997, besoja se nuk do kishte më shqiptarë të binin në gropën e piramidave!

3 Komente

  1. P
    Piramida e Mafjes

    O brace per ke e ke fjalen se populli sdi gje dhe as ka vene para per te na i mare ? Ne i kane vene drogaxhinjt per kumar mire tja u bejne tja u marin dhe te investojne se pare droge i kane , keshtu qe bejne nje ruge e dy pune , pastrojne para dhe ndertojne ? Ku eshte e keqja ketu , apo ke hallin tend ti ke investuar me te tute ? Po je deputet a derbardh popullit i thua ti kapin Po ti vetem te ulerish di , a ka regulla shteti jot thuaj Rames aty e ke per ke e ke lajmerimin populli eshte ne regull ska futur gje ??? Mos e krahaso me 97-ten me firmat piramidale qe njerzit shiten shtpite dhe i futen tek sud ja apo xhaferi Vefa gjallica e te tjere dhe i mori nje dore saliu me banden ? Kjo eshte tjeter gje e moderuar per ti mare parate mafjes se populli se ha me ate koker ULLIRI ? Ty po te vjen keq per mafjen Po le tja u marin ?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toro

      O Braçe kur do te na i kthesh parate firmave piramidale. Qe na i premtove ne 97 qe do te na i kthenit. Dhe akoma sna i keni kthyer.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhambazi

        Bracja ka te drejte ,por Bracja ben dhe nje gabim ,,pse nuk godet qeverine dhe institucionin qe inaguroi Peleshi karrit ,kunder krimit kibernetik ,po AKSHI cfare ben,, pse nuk njoftohen qytetaret shqiptare ,edhe mua mu ofruan para disa kohesh ,por vetem te jesh debil te futesh

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje