VIDEO/ Berisha: Kreu i organizatës kriminale ndërkombëtare, Xhorxh Soros, ka tentakula edhe në Shqipëri

1 Shtator 2025, 10:23Politika TEMA
VIDEO/ Berisha: Kreu i organizatës kriminale ndërkombëtare,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, ka lëshuar akuza të forta ndaj filantropit George Soros, të cilin e cilësoi si “armik të egër të kombit amerikan” dhe “kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare”.

“Sistemi i reformës në drejtësi i George Soros ka tentakulat e veta në Shqipëri. Ju e morët vesh se Presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO George dhe Alex Soros si organizatë kriminale. Kjo organizatë është ndërkombëtare dhe në Shqipëri është e plotfuqishme, e përfaqësuar nga Rama dhe familjarët e tij të afërt”, deklaroi Berisha.
 
Sipas tij, ndikimi i Soros ka qenë i drejtpërdrejtë në proceset e reformës në drejtësi, të cilat i cilësoi si të kontrolluara nga qeveria. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe familjen e tij për lidhje të ngushta me atë që ai e quajti “rrjet kriminal ndërkombëtar”.
 
 
 
 

2 Komente

  1. V
    Vish edhe breke llamarine Sali, per siguri

    Duket se po e kerkon vete ndeshkimin final nga Trump o Sali qeratai idiot.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje nga tentakulat

      duhet jesh ti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje