Rama nga Samiti i Bledit në Slloveni: “Besnikë të verbër të BE-së, Europa duhet parë me shpirt sipërmarrës”

1 Shtator 2025, 13:36Politika TEMA
Rama nga Samiti i Bledit në Slloveni: “Besnikë të

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Samitin Strategjik të Bledit se Shqipëria mbetet besnike e palëkundur ndaj Bashkimit Europian.

Ai e krahasoi Europën me një pacient me 27 mjekë, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe ‘specializim’ mes vendeve anëtare.

Rama u bëri thirrje liderëve europianë që të jenë më të bashkuar dhe të mendojnë me shpirtin e sipërmarrësit për të ardhmen e përbashkët. Sipas tij, çdo pjesë që largohet nga BE-ja rrezikon të bjerë nën ndikimin e një fuqie tjetër.

"Politika jonë e jashtme është në përputhje me politikën e jashtme të BE-së. Jemi besnikë të verbër të BE-së. Europa është si pacient me 27 mjekë. Dua t’ju them atyre që janë brenda BE-së që të përpiqen që të jenë më të lumtur. Bashkimi në Europë duhet të jetë më i fortë. Mjekët duhet të specializohen paksa, njëri duhet të jetë mjek zemre, tjetri për mushkërinë etj që të kujdesen për organizmin e pacientit.

Europa duhet të jetë e gjitha bashkë, të mendojmë me shpirtin e sipërmarrësit. Duhet të shikojmë sesi do të jetë e ardhmja e BE-së. Bashkimi ka rëndësi, sepse çdo pjesë që shkëputet, do apo nuk do, bëhet pjesë e një sateliti tjetër." - tha Rama.

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Nje psikiatro nuk do te ishte keq per kete te tredhur/atheos...... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fugsi

      Pse eshte kaq bole more aman?

      Përgjigjjuni
      1. F
        FE

        Ky esht komplet loqe. Fund e krye. Rrofte B. Gonxhe, Kryeministri i ardhshem!

        Përgjigjjuni
        1. E
          EU

          Dmth ti je besnik i verber i nje pacienti, te cilit nuk ia di as te ardhmen si do e kete?! Dhe pa marre diplomen e mjekut (te 28-te) del e jep receta, pa ia ditur as diagnozen?! Hallall mer plak, e gjynof keta 27 “trapat” qe nuk t’i degjojne keshillat! Do jene mjeke me “diplome kristali”!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bashkimi ne nje federate me Italine na shpeton...

            Nuk duhet te jemi te verber pas BE, ajo mund te shperbehet. Italia eshte natyrshem e opsioni me i mire per Shqiperise. Turqia mbetet aleat real strategjik, pse jo!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje