Koalicioni PD-ASHM ka depozituar këtë të hënë të 1 shtatorit një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ-së, i cili lidhet me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Në padi, e cila mban firmën e përfaqësuesit ligjor Franci Nuri, kërkohet rrëzimi i vendimit të KQZ-së dhe mosnjohja e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.
Në dokumentin e paraqitur, opozita rendit një sërë shkeljesh që, sipas saj, u evidentuan gjatë procesit:
-përdorimi i burimeve publike në fushatë,
-intimidimi i votuesve,
-patronazhistët,
-shpërdorimi i administratës publike,
-fenomeni i blerjes së votës dhe ndikimi i grupeve kriminale.
Në mënyrë të veçantë, PD-ASHM nënvizon se në qarkun Tiranë problematikat kanë qenë më të theksuara, për shkak të përqendrimit të popullsisë dhe administratës, por se fenomene të ngjashme janë konstatuar edhe në qarqe të tjera si Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë e Dibër.
“Zgjedhjet e 11 majit nuk kanë përmbushur standardet kushtetuese dhe ligjore për të qenë të lira, të ndershme dhe të barabarta”, thuhet në konkluzionet e padisë, ku theksohet gjithashtu se reagimi i institucioneve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organet e rendit, ka qenë “i vakët dhe jo proporcional me seriozitetin e problematikave të konstatuara”.
PD-ASHM i kërkon Kolegjit Zgjedhor ndryshimin e vendimit nr. 34, datë 28.08.2025 të KQZ-së, duke e konsideruar të pavlefshëm shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.
po ikni mor hunderrat e vicidolit se kete histori keni ju 35 vjet. Po nuk votojne shqiptaret nje particke qe ka ne lider nje drejtues 81 vjecar me 2 nongrata dhe 27akuza mbi kurriz dhe me 11 humbje per 13 vjet radhazi. Nuk votojne shqiptaret nje force qe ka ne radhet e saj nje gangster qe disa dite para 11 maj 2025 u ben nenen popullit shqiptar nga foltorja e kuvendit duke u treguar qytetareve Shqiptare gishtin e mesit ngritur rast unik ne historine parlamentare boterore.
Po c'e lidh me te djathten , me konsdrvatorizmin kete shurredhjese te Besnik Mustafait , krahut te djathte te Nexhie Hoxhes dhe dishepullin shpirteror te komunistit katran , Sali Berisha. !? Te kesifarten vetem mbeturinat leifeniste dhe langot flamurnokiste mund ta kuptojne , ta mbrojne dhe ta shijojne . Zhgerryeje langaraqesh qe shitet si konservatorizem ...!!! Ka dhene doreheqje mender ... Coc ka dalluar ndonje korite per te futur fecken ....
#!!!! Ke ngatërruar vendin ku ke përcjellë komentin. Çoje tek ai që ka lidhje me djalin e Besnik Mustafajt dmth."Jep dorëheqjen ...."
C'fare dreqi ka ky more na u be Berisha tashe e pare ne televizore kudo qe ta hapesh na dele gogoli pse na i nxirni keta lloje tipash se nuk munde te hapim televizioni me pa lajmet.i