Organizimi elektoral opozitar pati “çalesat e veta” në procesin zgjedhor të 11 majit. Ky është mendimi i kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë një interviste me gazetarin Besard Jacaj në Klan News, ai u shpreh se gjatë fushatës angazhimi politik i Berishës ishte maksimal, por nuk ndodhi e njëjta gjë me strukturat e PD-së në qarqe. Sipas tij, ka pasur një mungesë funksionimi organizativ i grupeve të kandidatëve që ishin në listën e hapur me ata në listën e mbyllur.
“Dua ta theksoj në gjykimin tim dhe në bindjen time, qytetarët shqiptarë kanë qenë dhjetë hapa përpara strukturave së PD-së në dëshirën e tyre për të fituar. Ajo që kam parë gjatë fushatës është një angazhim politik, fizik maksimal i zotit Berisha, i cili nuk ishte i njëjtë me pjesët e tjera të strukturave të PD-së nëpër qarqe. Po ashtu mungesa e një funksionimi organizativ i grupeve që ishin në listën e mbyllur me grupet që kandidonin. Pra kishte njëlloj disfunksionimi, por prapë e them edhe njëherë, në kushtet e fushatës elektorale për një periudhë një muaj e gjysmë kjo padyshim që krijon problemet e veta”, tha Mediu.
Kreu i PR-së komentoi deklaratat e Ilir Alimehmetit, kandidatit të PD-së në zgjedhje, i cili po nga studio e Klan News një ditë më parë tha se opozita ra në sondazhe sapo u publikua lista e mbyllur e kandidatëve dhe se pesha e aleatëve nuk ishte aq e madhe sa pritej.
Sipas Mediut, Partia Republikane mori rreth 29 mijë vota, duke qenë një nga partitë me më shumë vota mes aleatëve të PD-së. Megjithatë, sipas tij, nuk ka rëndësi sa deputetë ka secila parti brenda opozitës.
“E rëndësishme është që deputetët të funksionojnë si një unitet politik opozitar kundër qeverisë. Për më tepër këto parti politike që morën nga 1 apo 2 mandate, votat e tyre në pjesën më të madhe shkuan dëm”, tha ai.
Ai propozoi që Partia Demokratike të ndërtojë një strukturë ekzekutive elektorale me të gjithë kandidatët që morën një shumë të caktuar votash.
“Janë burim i gjallë i organizimit dhe funksionimit politik dhe elektoral të PD-së. Duhet të përfshihen si në nivel lokal dhe në nivel qendror në drejtimin politik të PD”, tha ai.
Më tej shtoi se mendon “që PD-ja duhet të thërrasë në anën ekzekutive elektorale këtë pjesë që ka konkurruar sepse është shumë e vlefshme për shkak të raportit që kanë pasur me votuesit në qendrat e votimit dhe duhet ringritur PD në çdo qendër votimi”.
Ai vlerësoi edhe rolin e Berishën në Partinë Demokratike, teksa theksoi se “është i vetmi autoritet politik që garanton një marrëdhënie të qenësishme të strukturave të PD”.
“Nuk shoh një autoritet tjetër që sot për sot mund ta mbajë së bashku PD qoftë edhe për debatet që zhvillohen”, tha Mediu.
Ndër të tjera kreu i PR-së tha se ndarja e listave në të mbyllura dhe të hapura, nuk ishte një ligj i drejtë.
Edhe syte na dhembin kur i shohim Monstrat e Gerdeci Berisha-Mediu, veshet na zhurmojne kur i degjojme, stomaku na perzihet, hyndet kundermijne nga era kerme e tyre, instikti qytetar na therret tii hedhim ne ferrin e historise nje here e mire.
ky eshte, idiot, dembel dhe qylaxhi i lindur
Car gjigandi me syze, na kënaqi me keto elogji për spiunin serb të shiqerja. Faleminderit hoxhe.
Kandidati me potencial per te zevendesuar Vampirin e vicidolit eshte Jenisheri i Shkodres me qese plasmasi ne koke hipur mbi biciklete ne dite shiu duke shetitur ne Shkoder.Qesen e ka per te mbrojtur floket nga shiu se i ka te lyera , kurse ka shume ide per te drejtuar foltoren pas abdikimit te Vampirit 81 vjecar ne grahmat e fundit ne politike pas humbjes apokaliptike leshelike me 11 maj 2025.
Mehdiu eshte personifikimi i bythlepiresit….. varanik dhe njeri pa shtylle kurizore
Fatmir Mediut mund ti përshtatet çfardo lloj epiteti që mund ti vesh . Ti thuash vemje i shkon bukur , kurvar ordiner i shkon , ti thuash burrë kurvë po ashtu . Legen ēshtë gjithashtu një epitet i qëi pëlqen vetē atij , po epiteti që ndoshta i përshtatet saktësisht katakterit te tij është ai i zvarranikut . Se desh harrova , epiteti i gorres dhe i papagallit , i duket Fates , sikur ja ngre më shumë vlerat . Që ti bie shkurt , këtij tipi i shkon çdo epitet .
Te lumte pena s'kam çfar te them me shume i ke then te gjitha.
ky eshte lango rrugesh , nje miush i vogel ne sherbim te krimineleve .....eshte kthyere ne monument duke u zgjedhur per 30 vjet députét pa elektorat , fale Qorrave te PD....
Të gjitha epitetet i plotëson dhe i meriton, por... për shërbimet që i ka bërë përbindëshit të Viçidolit, i cili e mban deputet të pavotuar por të emëruar për 7 legjislatura, përpos epiteteve për të cilat këta të pafytyrë nuk duan t'ia dinë se u është bërë lëkura shollë, kur do të flasë drejtësia? Epiteti që më shumë u djeg dhe u shkon për shtat Uriah Hipëve si Fate Medihoxha është "burgaxhi".
Mediu fitoi fame se vrau 26 njerez ne Gerdec qe punon in per buken e gojes, dhe kete fame ja dhate dhe vazhdoni tja jepni ju te medias duke e bere protagonist te gazetave apo portaleve tuaja nje degjenerate rrugaç si Mediu. Vazhdoni ti jepni hapsire ketij gangsteri mafioz per te acaruar njerezit qe ju te perfitoni nga klikimet! Turp te keni, nje njeri i ndershem nuk ju leverdis sado te kete bere per vendin e vet!