VIDEO/ TEMA KOMENT: Berisha duhet të mbështeste rritjen e pagave, jo të sulmonte rrogat e larta të zyrtarëve

3 Shtator 2025, 15:55Politika TEMA
VIDEO/ TEMA KOMENT: Berisha duhet të mbështeste rritjen e pagave, jo

Si kreu i partisë opozitare më të madhe në Shqipëri, Sali Berisha është në të drejtën e tij ta kritikojë qeverinë për gjithçka.

Pavarësisht se misioni i opozitës nuk është vetëm kritika, por edhe alternativa, sërish një opozitë që flet për problemet ekonomike të qytetarëve, është më e dobishme se sa një opozitë që flet vetëm për hallet e veta personale.

Mirëpo, kur vjen fjala te një drejtues opozite si Berisha, i cili nuk mund të shkëpusë hallet e tij me drejtësinë nga hallet që shqiptarët kanë në jetën e përditshme, atëherë problemi komplikohet.

I ardhur nga një trashëgimi e errët e komunizmit, edhe gjuha publike që përdor Berisha nuk mund të jetë ndryshe.

Ndonëse arsyeja e sulmit të tij ndaj kreut të SPAK-ut është e njohur nga se motivohet, linçimi i Dumanit për shkak të diferencës së pagës është kryekëput enverizëm.

Berisha u mundua të krijonte idenë e kontrastit, por zyrtari i marrë në shqyrtim prej tij është rast i papërshtatshëm, jo vetëm për konfliktin e interesit që Berisha ka me Prokurorinë e Posaçme, por edhe për shkak të mënyrës së sulmit që të kujtonte logjikën e diktaturës, e cila urrente të pasurit dhe bejlerët, që u kishin pirë gjakun popullit, edhe për shkak të pasurisë së tyre.

Një drejtues i një partie të djathtë nuk duhet ta ndërtojë ligjërimin e tij mbi urrejtjen për shkak të pagës së lartë. Përkundrazi, ai duhet të japë alternativën e forcës së tij politike se si edhe për qytetarët e zakonshëm do të ngrejë jo vetëm nivelin e pagës minimale, por edhe nivelet e tjera, sipas kategorisë, vjetërsisë dhe eksperiencës.

Ndërkohë që do duhet të bënte këtë, Berisha tregon me gisht dhe i bën llogaritë si ata llafazanët e papunë të lagjeve që përgjojnë dhe përflasin këdo që kalon poshtë pallatit të tyre, sepse s’kanë me çfarë të merren tjetër.

 

4 Komente

  1. V
    Valbona

    Cfare prisni nga kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Berisha, qe Gjykata e Apelit i ktheu flamurin, vulen dhe seline e PD-se?!

    Përgjigjjuni
    1. o
      opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

      E natyrshme qe nje shkrim i tille pacavure ka turpin e sherbetorit te pushtetit dhe nuk ve poshte tij emer-mbiemer.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Eshte artikull pacavure qe nuk e ve emrin se kush e ka shkruar. Kjo tregon se keto patronazhistat e ripjelljes, keto bedela pa shtylle kurrizore dalin dhe llomotisin ne publik.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trump 2028!

          Rrogat e zyrtareve te larte dhe atyre qe perballen me korrupsionin dhe krimin duhet te jene te larta. Pra nuk duhet te kete rroga poshte 8 mije Euro ne muaj. Por nga ky moment nese ben korrupsion apo perfiton ndeshkimi duhet te jete I ASHPER dhe I shpejte. Kjo eshte e vetmja menyre per te thithur talented dhe mos lejuar qe te aftet ti largohen punes ne shtet dhe Shqiperi. Ndryshe maskarenjte dhe te pa aftet do afrohen ne qeverisje.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje