Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13 aplikantë, në listën përfundimtare u kualifikuan: Asim Vokshi, Alban Toro, Florjan Ballhysa, Naureda Llagami, Genta Tafa dhe Alma Faskaj.
Vakanca për kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese u shpall nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes.
Ndërkohë, të enjten, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të shqyrtojë dhe të bëjë vlerësimin e kandidaturës së Denar Dibës.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në Dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj.
Fataleeee,totalisht muslimon brothers....!!! Gjykata Kushtetuese do te drejtohet nga sunit or shiit!? Perfundimi:Zerro drejtesi!
Do drejtesi ti korak gerk imentasion ?? Sille nje here malekon tja shkundim fikun pastaj do veme drejtesi ….
Ke pergjimet per lalin sikur foli kjo Naureda. Aty dukej cope qe ishte e politizuar. Apo varja.
Si ka mundësi të ketë militantë si Alban Toro që rrinte posh ballkonit të Sali non gratës të jetë kandidat.....a ka njerëz të depolitizuar në drejtësi sepse koha tregoi që ka vetëm hajdut e militantë të ndyrë.