Opozita ankimoi fitoren e PS, hapen kutitë e Himarës

22 Gusht 2024, 12:59Politika TEMA

Opozita ankimoi fitoren e PS, hapen kutitë e Himarës

KAS me shumicë votash rrëzoi kërkesën e opozitës për të hapur kutitë e Himarës. Por me votat e dy anëtareve të KAS (Braho dhe Cefa) u vendos të hapen pa debat kutitë e materialeve sipas kërkesës se ankuesit.

Koli Bele: Duke qenë se 2 anëtarë të KAS shfrytëzuan të drejtën që buron nga neni 21 fraksion 2 si dhe praktika e konsoliduar ne rastet e mëparshme, vendoset pa debat të hapen kutitë e materialeve sipas kërkesës së ankuesit.

Ky proces do të administrohet nga administrata e KQZ. Procesi do të kryhet në prezencë të palës. Gjatë procesit do të administrohen kopje. Ky proces të kryhet në mënyrë të pa ndërprerë dhe në prezencë të kamerave të KQZ.

Seanca e radhës pritet të mbahet ditën e hënë në orën 11:oo, ku do të verifikohen:

Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm të 36-QV në Himarë, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar.

Kopje e të gjitha proces-verbaleve apo dokumenteve të tjerë te votimit të 36-QV në Himara, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve te cilëve, pasja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 Gusht 2024.

 

2 Komente

  1. r
    robi

    Dhe kur te hapen noc rrokun do gjejne. Keta te foltores mundohen ta gjejne gjilperen ne kashte se jane ne deshperim te thelle nga 5 gushti katastrofik i foltores dhe humbjes se rende te kryeplakut te Bolenes Gjikurias. Kjo humbje ishte vertetim i vjedhjes se zgjedhjeve ne 14 maj 2021 nga Fredi krimineli i masakres se Peshkepise, dhe vazhdim i humbjes apokaliptike leshelike te 14 majit 2023 nga opozita e vicidolit dhe e leshelise.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Kaq tru ke ty o robi. Kjo eshte loje 30 vjecare te Albanistanit te cdo Partive per te rrembyer Pasurite e Vendasve Greke. Anullimi i qellimshem i "Marreveshjes se Detit" midis ketij Pashalleku turk me Greqine eshte e kuptueshme. Si mund te besh Marreveshje ne qofte se nuk ke Fuqi Kryeministri? Kujt perpiqeni that hidhnino kaqola. Nuk u ngopet 500 vjet me gjakun e Kaureve you bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve,Muhipeve etj? Lufta tuaj ne krahe te cdo pushtuesi kunder popullit Greke dhe qindra mijera Arvanitas tregon qe you i kini duart me Gjak. You perdorin Fuqite e Medha per interesat e tyre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje