VIDEO/ Opozita kundërshton riorganizimin e Kuvendit, Balla: Është çështje me rëndësi ngritja e Komisioneve

15 Shtator 2025, 13:51Politika TEMA
VIDEO/ Opozita kundërshton riorganizimin e Kuvendit, Balla: Është

Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit.

Sa i përket kërkesës së PS për zgjerimin e Komisioneve Parlamentare në 11 nga 8 aktualisht, dhe kalimin e tyre nesër për shqyrtim në seancën e Parlamentit, Balla tha se në këtë rast nuk ka nevojë që të njoftohet para, pasi është një çështje me rëndësi ajo e riorganizimit të Kuvendit.

“Në Shqipëri Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 Komisione. Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja. Brenda kësaj javë duhet shqyrtim i dekreteve për qeverinë, dhe konferenca e kryetarëve duhet të jetë gati për diskutimin e kohës së debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër. Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”, tha Balla.

 

2 Komente

  1. J
    Juli

    Sa më shumë komisione, aq më shumë €€€€€€€€

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Pune e madhe. Kjo opozite fashiste di vetem te kundershtoje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje