Belind Këlliçi: “Kuvendi, kopshti i autokratit” – Po opozita, argate brenda tij?

15 Shtator 2025, 11:13Politika TEMA
Belind Këlliçi: “Kuvendi, kopshti i autokratit” –

Belind Këlliçi, në një shkrim të botuar sot, e përshkron Kuvendin si “kopshtin personal të autokratit Edi Rama”. Një gjetje metaforike që synon të tregojë se institucioni më i lartë përfaqësues i vendit është shndërruar në pronë private të kryeministrit.

Por, nëse pranohet ky përkufizim, atëherë çfarë roli luan opozita në këtë kopsht?

Mos është shndërruar opozita në argate në kopshtin e autokratit?

Nga një anë opozita shpall Kuvendin “kuvend i karteleve” dhe, në anën tjtër, betohet brenda tij. Thotë se nuk i njeh zgjedhjet si farsë, por pranon mandatet që burojnë pikërisht nga ajo farsë. Denoncon deformimin e procesit, por njëkohësisht merr pjesë në lojën që vetë e quan të manipuluar.

Ky paradoks e kthen opozitën në një formacion jo të besueshme, që nga njëra anë akuzon, nga ana tjetër pranon të jetë pjesë e sistemit që denoncon.

Në këtë mënyrë, metafora e “kopshtit të autokratit” nuk mbetet vetëm një akuzë ndaj Ramës, por kthehet edhe në një pasqyrë ku opozita shfaqet si argate e detyruar, që me veprimet e saj thjesht legjitimon dhe mban gjallë pikërisht atë që vetë denoncon. 

Opozita bëhet instrument që i jep jetë atij Kuvendi që e shpall si të dalë nga farsa elektorale, duke e kthyer luftën politike në një cirk të bezdisshëm./nl/TemA

3 Komente

  1. A
    Abazi

    Me te vertet argate te Rames.Kur te ndajnë rolet se si do ti shërbejnë Rames ky ka rolin me te mire:do ti fshije dhe llustroje kepucet.Suksese ne profesion.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rroga e deputetit sa 20 pensione, cou Enver cou

      Nje jevg i pa-shkolluar si bisht i shtrember i Sali nongrates. Jevg jevg, por rrogen Ed Rama ja jep €3,500/muaj, sa turp!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Kjo bande bythqiresh qe vetquhet opozite, nuk meriton me teper

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje