Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit, ku pritet te zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja zhvillohet për herë të parë nën drejtimin e Taulant Ballës, të cilin kryesocialisti Rama e riktheu si kreun e grupit.
Ndërkohë, në pamjet e siguruara nga gazeta TemA, Rama shihet teksa mbërrin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të diskutojë me deputetët e sapo betuar mbi vijimin e punës parlamentare, prioritetet e mazhorancës në këtë mandat, si dhe përgatitjet për strukturat drejtuese të Kuvendit./ TemA (S.P)
Lini një Përgjigje