Pësoi infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, ambasadori ukrainas në Shqipëri operohet me sukses

14 Shtator 2025, 18:10Politika TEMA
Pësoi infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, ambasadori

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj bën me dije se ambasadori i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku dhe u ndje keq.

Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.

Në helikopter për të asistuar ishte edhe një mjek nga spitali i Korçës, raportoi më herët korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.

 

3 Komente

  1. M
    Mezhgorani

    Pse jo tek shteterori?! Vini i netes thote qe eshte me mire se privati?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Da Da Gjelle Qensh

      Mbushen Shqiperine keta ukrainasit,te gjithe me pislliqe merren…..Nuk Duam miqesi me kombe Sllave ….

      Përgjigjjuni
      1. j
        j

        Mos pati te njejten diagnoze si ambasadori Limpreht?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje