Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Moment i rëndësishëm drejt Europës

13 Shtator 2025, 22:11Politika TEMA
Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Moment i

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Në atë datë do të hapen edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali e vlerësoi këtë konferencë si një tjetër moment të rëndësishëm në kalendarin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Evropës.

”Një tjetër moment i rëndësishëm në kalendarin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Europës! Presidenca Daneze e BE-se ka përcjellë ftesën për hapjen e 4 kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim, të martën e 16 shtatorit, me fokus Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qendrueshme. Kjo tryezë, që pason hapjen e 24 kapitujve të mëparshëm nga Shqipëria rikonfirmon ritmin e paprecedentë me të cilin vendi është investuar në procesin e negociatave. Shqipëria 2030 nuk është thjesht një objektiv ambicioz, por plani real e konkret i një skuadre që kërkon të ulet me dinjitet në zemër të Europës”,-shkruan ministrja Spiropali.

Konferenca e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 ‘Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme’, duke përfshirë Kapitullin 14 (politika e transportit), 15 (energjia), 21 (rrjetet trans-evropiane) dhe 27 (mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

9 Komente

  1. M
    Mos gënjeni shqiptarët me lugë bosh

    S'është problemi sa kapitujve ke hapur por sa kapituj ke përmbyllur, përfunduar. Negociatat e aderimit të Turqisë në BE janë hapur formalisht më 2005, ku filloi dhe procesi i hapjes së kapitujve, që kanë të bëjnë me kuadrin legjislativ të BE-së. Në 2015 Turqia pretendonte se në 2017 do hynte në BE, por edhe sot është jashtë. Dhe nuk është problemi se ata janë myslimanë dhe BE është "klub i krishterë" e prandaj s'pranohen. Psh, si do I përmbyllni ju kapitujt mbi kërkimin shkencor dhe atë për mjedisin? Kërkimi shkencor në Shqipëri është ku thërret qameti, plagjiatura hesapi, s'ka laboratorë shkencorë, dhe financimi i kërkimit shkencor është pak. Që aty e kupton që nuk ka kërkim shkencor real por kopje. E dyta, çështja e mjedisit. Ju keni bërë beton dhe kulla gjithandej në Shqipëri, sidomos në Tiranë, madje keni lejuar (apo mbyllur) sytë edhe për ndërtime në zona të mbrojtura për miqtë apo klientët e qeverisë, apo për oligarkët. Kuptohet që sebepi i hyrjes në BE ju duhet se mbaroni mandatin në 2029 dhe mqs Rama thotë që hyrja do bëhet në 2030, do kërkoni mandat tjetër elbete, por sigurisht me një parlament me 100 deputetë ku Rama ka shumicën dërmuese dhe bëhet si Sulltan, por sulltanit nuk hyn dot në BE. Vazhdoni me gënjeshtra por do iu dalin rrugës, s'mund të gënjeni popullin dhe BE për shumë gjatë se dihet si qeverisni: administratë politike (që s'pranohet në BE), korrupsion galopant, nepotizëm, shpopullim. Me këto kritere të pranojnë vetëm në Bashkimin Sovjetik, por jo në BE.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cobani

      Zonja Spiropali..mire beni ju qe i Hapni...por Pyetja eshte kur do ti mbllyni??Sepse Evropi..duket ka marre te Tatepjeten????????

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Qeveria Sicialiste ka bërë punë të mira dhe është më pozitive se ajo e bandave shpellare të korruptuara dhe hajdute non grata,padyshim. Thënë kjo,duhet të nënvizoj se keni korrupsion galopant në çdo zyrë shteti,gjykata të korruptuara,pa ujë,ndërtime pa leje dhe "zaptime me leje",pronat nuk janë kthyer pronarëve legjitimë.Sistemi bankar është sportel i parave të krimit dhe drogës.Njerzit e ndershëm shikohen me neveri.Puntorët si armiq ngaqë pretendojnë pagesa dinjitoze.etj,etj. Nuk jeni shtet ligjor dhe i përshtatshëm për Europën demokraci Liberale dhe të kulturuar. Keni bërë përparime në pastrimin e rrugëve,por keni ngelur po ajo provinca e humbur dhe periferike e Perandorisë Osmane.

        Përgjigjjuni
        1. r
          rahmet paste spiropale

          Tek kjo femer, shikon dhe perjeton shqiptari, dikur nje personalitet i gjithe i plotesuar, ne nje menyre, se si shperbehet ne menyren me te shemtuar dhe karikatureske , ne nje cingije, qe vazhdon kengen dhe vallen sipas tam tameve te beut te surrelit.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cinxo

            Kapitullin e ujit ne çezma, kur do e hapin?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Paco

              E bukur kjo a eshte e matume

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                Por nuk eshte dakort trularaska e zhulalit me turinjte si te kalit me hapjen e 4 grupkapitujve te hyrjes ne BE.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  v

                  Eshte me e sigurte se me diven e politikes z.magjepsese Spiropali ne krye te politikes se jashte , Shqiperia do te jete ne kontinentin europian dhe jo si ne kohen e nongrates qe iu deshen plot tre vite e gjysme per te futur Shqiperine ne NATO. Sukseset e njepasnjeshme te kesaj zonje te nderuar qe nga doganat e deri tek kryesimi i kuvendit na bejne besim plote qe ne mos kete mandat , ne mandatin tjeter Shqiperia do te jete pjese e kontinentit europian dhe me gjere.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jeniceri

                    Motra ! Kam respekt per ju . Kujdes se mos i ulesh ne gjunje ndonje drejtuesi te BE ! lerja Rames se ai ka eksperience ne keto pune te veshtira . E ke degjuar se cfare thote per ta . Ne shqiptaret duhet ti dashurojme qe te realizohet martesa me BE.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje