Vullnet Sinaj: Qeveria Rama 4 nga më të mirat, me përgjegjësi në rrugën drejt BE-së

14 Shtator 2025, 10:13Politika TEMA
Vullnet Sinaj: Qeveria Rama 4 nga më të mirat, me

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj ka vlerësuar kabinetin e ri qeveritar, duke e cilësuar “një nga qeveritë më të mira” të deritanishme, që ka përgjegjësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sa i përket ministrave, është një nga qeveritë më të mira, mendoj që qeveria Rama 4 ka përgjegjësi të mëdha, sidomos në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Është qeveri e përzgjedhur me elementë shumë të mirë, të përkushtuar për punën, të cilët mendoj që do ta justifikojnë këtë radhë sepse matja e rezultateve të tyre do jetë konkrete për të plotësuar të gjitha kërkesat që ka BE, për t’i hapur Shqipërisë rrugën që dhe ne pastaj në Bruksel të çojmë flamurin tonë kombëtar krahas flamujve të vendeve të tjera të kontinentit”, tha Sinaj në një prononcim nga aktiviteti ‘Epopeja e Drashovicës’ në Vlorë.

Sinaj ka komentuar dhe dorëheqjen e Ermal Dredhës nga drejtimi i bashkisë. 

“Unë nuk mund të them më shumë se komentet që ka bërë vetë kryetari i Bashkisë së Vlorës për aktin e tij qytetar, për dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës, për t’i lënë mundësinë më mirë përmirësimit të punëve në Bashkinë e Vlorës.

Normal që ai është djalë Vlore, e do Vlorën, është përpjekur të bëjë maksimumi por në situatën që u ndodhëm, kur kërkesat e qytetit dhe qytetarëve të Vlorës ndaj pushtetit qëndror dhe PS që ka dhe pushtetin qëndror, ka bërë një akt qytetar, mund t’i ndodhë kujtdo siç i ka ndodhur atij në atë situatë. Mendoj që e ardhmja do jetë më e mirë për qytetin”.

Deputeti shtoi se në krye të bashkisë së Vlorës është emëruar një nga nënkryetarët, ndërsa së shpejti pritet të vendoset nëse ai do të vazhdojë për dy vitet e ardhshme apo do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme si në bashkitë e tjera.

“Për momentin është komanduar një nga nënkryetarët, për ta drejtuar Bashkinë e Vlorës, pastaj do jetë në vendimmarrjen e Kryeministrit se çfarë do ndodhi me bashkitë e tjera që janë larguar disa kryetarë bashkish dhe do bëhen zgjedhje të reja në ato bashki. Për Vlorën akoma nuk është marrë një vendim, presim se çfarë vendimi do merret. Do vazhdojë nënkryetari ta drejtojë dhe këto 2 vjet apo do kemi ndryshim në këtë vendimmarrje”.

 

10 Komente

  1. U
    Urraaaaaa

    Po ku merr vesh ky kapter ushtrie ka qene! Ku di ky politike integrim e qeverisje.. ky e ca si puna e ketij e kane KULETEN zhytur ne arken e shtetit, se i blejne ca vota rames dhe kaq. Biznese pisnesmenesh. Keta i masakrojne punetoret, vjedhin TAKSA dhe mbajne ne kembe krim korrupsioni e tradhti ne shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skerdi

      Big Marketi do yzmet. Dhe ti e ke kuptuar lojen e Monopolit. Gjakpirës.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Ik ore Militant i ndyre!Edhe kabinetin e Jezu Krishtit te beni keni mbaruar ju dhe shqiperia!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Laura

          Eshte me e mira, apo zgjidhja me e mire? Mua me duket se nuk ka ndryshuar asgje. ( mbase gabohem se vetem prej nje muaji lexoj gazetat) Per sa i perket Zotit Dredha, mendoj se ka bere zgjedhjen e duhur. Nga sa kam lexuar neoer gazeta, ish- kryetari ishte vene ne pozite te tille, ku i kerkohej vec te firmoste komandot e deputetit Sinaj. Po ai muhabeti i rinumerimit te votave si perfundoi? Imagjinoj me sukses dhe fitore.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vlora***

            Bythlepires legen burre ,gojore vetem shalgjatit

            Përgjigjjuni
            1. P
              People's time

              Ashtu eshte moj Laura...

              Përgjigjjuni
              1. d
                deputatesi

                Si shperblim, Vullneti do perfitoje nje tender te madh. Keshtu funksionin kjo pune. Vullneti e beri detyren per kete mandat . Tani ne vitin 2030 do thite ndonje gje per integrimin.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malua

                  Po kari po na hodhe hy syve tani,thjesht nje kope jan aty edhe udheheq bariu,madje ka ngel nje far e mbaruar fare prodhon cilesi jashtzakonisht te dobet!Ti mos kujto se ke ber dy lek e ke me shume inteligjenc se nje pjes akoma normale e banoreve te kesaj katrahure qe quhet Shqiperi.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pisha e gjelbër

                    Ik more pallë,u bëre dhe ti të shkarravitësh broçkulla në këtë paçavure.Këtu e ka marrë lumi çdo gjë. Lëre Meron të shkruaj ndonjë gjë të hajrit

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      klori

                      Dmth,ti thua ,se qeveria “do t’a justifikojë këtë radhë”..,që i bie që herët e tjera,pra 12 vjet ja ka fut por*ës..! Eh mër babam,të ra bixha dhe ty të merresh me politikë,në vend që të ulje kokën dhe ti bëje ysmet punës.Apo meqë marketitit tend i ke vënë emrin ‘big’ ,pse the ti të mos bëhesh dhe ti një ‘big’..!? Dhe në fakt ja arrite edhe pse edhe ti si mandatet e para te qeverise qe nuk beri gje ,se keshtu thua dhe ti ne dy mandatet e para si deputet paske bere ‘nxemje’,se kete radhe edhe ti me mandatin e tretë e paske marrë aq seriozisht, sa ke filluar me aksion te perqendrum ‘ t’a lash me lla*ë ‘ qeverise,duke e bërë ‘heroinë’ pa filluar…

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje