Avokati Idajet Beqiri thotë se interes për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, 14 vite më parë, kanë pasur politikanë që kontrollonin mafien e tokave në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ky krim i rëndë duhet të hetohet nga SPAK.
“Kush e ka sunduar Gjirin e Lalzit ne e dimë. Nuk është i vogël Sali Berisha, ka toka atje, ka disa vila. Ilir Meta ka gjithë atë kompleks të madh atje. Edhe ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Kjo që ka mbështetje politike, janë të aftë të blejnë edhe ekzekutorë. Ky krim ka 14 vjet që mbulohet.
Adriatik Llalla ishte dora e zgjatur e Sali Berishës. Berisha nuk të vendoste Prokuror të Përgjithshëm, nëse nuk ishe benjamin i tij. I prishi ai hetimet e Skerdilajd Konomit. Njëri që dyshohet si ekzekutor, u vra në vitin 2018.
Për Edison Harizajn dyshohej, e kanë vrarë. Çfarë lidhje kanë këta me politikën, duhet zbuluar fare mirë. Duhet të shkojmë te e vërteta. SPAK, me këto çështje sensitive po nuk u ndëshkuan kriminelë, ky vend do mbetet peng i krimit. Unë ua thashë se kush kishte interes.”, theksoi ai.
Shqiptarë,ergo ,vrasës ,të korruptuar dhe kriminelë.
Se mos eshte I pari a I fundit rast qe politika vret shqiptare! Saliu me Liken vetem vrane per pushtetin e tyre, aq shume sa kesaj mender drejtesie akoma s'po I iken frika per te gjykuar krimet e tyre
Deklaratat e Beqirit, për sa kohë nuk i merr drejtësia në konsideratë, janë bërë bajate. Si më të bujshmet të tij, kujtojmë denoncimet për floririn e Kërrabës dhe ato që sipas Izet Haxhisë, klient i këtij, rëndojnë Sali Berishën për vrasjen e A.Hajdarit. A ka të drejtë Hydajeti për gjyqtarin Konomi? Sigurisht, por siç thashë, mesa duket nuk e marrin seriozisht. Ndaj ajo që, gjatë tërë këtyre viteve më bën përshtypje, është mungesa e zërave apo reagineve nga familiarë, miq dhe kolegë të Konomit, për atë ekzekutim mafioz alla Falkone. Di se janë kryer hetime, por nuk dimë se deri ku kanë shkuar ato. Mos vallë është arkivuar dosja "Komomi"? Me të tillë dosje krimesh të rënda, ku kanë gisht politikanë dhe pushtetarë, duke parë disa precedentë, nuk çuditem. Ashtu si vdekja 'aksidentale' e K.Trebickës, S.Olldashit, R. Hoxhës etj. uroj të mos ketë të njëjtin fatogurzi dhe dosja e 21 janarit 2011, ku në të gjitha ndjehet dora e përbindëshit S.Berisha. Këto ditë mësuam se drejtësia braziliane dënoi Bolsinaron, ishpresidentin e saj, me 27 vjet burg dhe për çfarë, për tentativë "grusht shteti"?!?! Po për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, ky tashmë real, a u përgjigj autori i tij që është ai i njëjti i të gjitha krimeve? Me të drejtë quajmë Enverin kriminel, po pse nuk bëjmë pyetjen, që "diktatori komunist", (ashtu si Hitleri, Stalini e diktatorë të tjerë), kë vrau me dorën e tij?! Çfarë pret drejtësia jonë e "reformuar", posaçërish SPAK-u dhe GJKKO, që përbindëshin "demokrat" për krimet që ka kryer, ta kenë kapur në flagrancë dhe pastaj ta dënojnë?!
Edhe po te kesh te drejte ne ca gjera , ti je verse nje llapaqen I peshtire , edhe avukat ngjela eshte llapaqen por me i moderuar.