
Në emisionin "Të Paekspozuarit" ka patur debate me tone mjaft të ashpra mes Gazment Bardhit dhe analistëve, lidhur me drejtimin e Partisë Demokratike, faktin që Alibeaj u caktua "kryetar në detyrë" pa mbledhur Këshillin Kombëtar dhe faktin që Lulzim Basha vijon të drejtojë zyrtarisht partinë por nuk pranon të paraqitet në KQZ për të hyrë në zgjedhje, duke rrezikuar që PD të mos hyjë fare në zgjedhjet lokale.
Enton Abilekaj: Pas dorëheqjes së Bashës, zoti Bardhi emëroi një kryetar...
Gazment Bardhi: Jo unë por statuti i partisë.
Enton Abilekaj: Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon një nga nënkryetarët të drejtojë partinë. Akti i parë që bën Sekretari është që mbledh Këshillin Kombëtar i cili vendos. Jeni në dy shkelje. E para, që ka lëshuar autorizim Basha, që nuk lëshohet në dorëheqje. E dyta, nuk ke mbledhur Këshillin Kombëtar.
E treta, ju duhet të bënit një proces. Atë platformën, që nuk do të bëhen zgjedhje në parti deri në zgjedhjet lokale, u bë realitet...
Gazment Bardhi: Autorizimi i zotit Basha nuk ka lidhje me drejtimin e partisë. Ka të bëjë me çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhje. Siç ka autorizim për çështjet që lidhen me financat e partisë, etj. Këto autorizime garantonin funksionimin normal të partisë. Ndërsa drejtimi ka të bëjë me kush do të drejtojë partinë pas dorëheqjes së zotit Basha. Kam thirrur kryetaren e Këshillit Kombëtar dhe dy nënkryetarët për të diskutuar se kur do të zhvillohej mbledhja e Këshillit Kombëtar që do të zgjidhte njërin nga dy nënkryetarët. Sipas Statutit në cdo rast PD ka të paktën dy nënkryetar. Këshilli Kombëtar zgjedh njërin nga të dy. Në atë takim, zonja Tabaku, më ka pohuar…
Enton Abilekaj: Në cilin nen të Statutit e bazon këtë? Këshilli Kombëtar thotë se komandohet një nga nënkryetarët. Ku u mblodh Këshilli Kombëtar?
Gazment Bardhi: Nuk kisha çfarë propozimi ti bëja Këshillit Kombëtar.
Neritan Sejamini: Ore pse je bërë kaq arrogant ti? Çfarë mendon ti se je? Ke ndonjë përgjegjësi për situatën ku je?
Gazment Bardhi: Unë ju dëgjova gjysmë ore, unë ju dëgjova...
Neritan Sejamini: Pse nuk e ke mbledhur Këshillin Kombëtar?
Ylli Rakipi: Ore ti nuk ke mbledhur Këshillin Kombëtar. Për trapa na merr ti ne? Për çdo gjë ke thënë që nuk ke bërë asgjë. Ti protokoll nuk ke, procesverbal nuk ke, Këshill Kombëtar nuk ke…. Futja pordhës domethënë…
Neritan Sejamini: Këto janë teknika që ti nuk do të përgjigjesh.
Ylli Rakipi: As na plas për Sali Berishën, na intereson vetëm që nuk ka opozitë dhe bën ç’të dojë ai i gjati. Komisioneri sapo ka thënë që pa vajtur Basha në KQZ nuk hyn PD në zgjedhje.
Gazment Bardhi: Në momentin që zonja Tabaku më ka shprehur vullnetin e saj që nuk dëshiron të marrë përsipër këtë përgjegjësi, atëherë i vetmi nënkryetar i mbetur në detyrë, është zoti Alibeaj. Edhe nëse do të mblidhej Këshilli Kombëtar…
Enton Abilekaj: Është detyruese kjo!
Gazment Bardhi: Jo nuk është. Nëse ka vetëm një nënkryetar në detyrë jo. Nuk kam caktuar unë.
o zot o zot,ku jane mbledh gjith trapat te kryetrapi sali krimineli e beniamini i tij lulash i nan lokes
Rakipi flet... pse trapa jemi ne?? Po o Yll, jeni trapa me dy këmbë në vend të boleve që ekspozoheni në popull si të tillë por që mendoni se jeni të paekspozuar.
Nuk e di perse mereni me keto budallalleqe.Ku ka njohur ndonjehere ligje PD.Qe nga formimi i saj dhe deri me sot ajo eshte udhehequr me llogjiken se si mendojme ne,jo c'thote ligji.Mendojne qe po patem forcen kemi ligjin.Po pate mbeshtetes kemi fitore,harrojne cthote ligji.E dine se gjygjtari hipen ne teracen e kryeministrise,numron pjesmarrsit dhe thote:po ketij i takon se ka pjesmarrje sa thote SB 200000 veta.E harroje voten dhe ne fund thone:u vodhen votat.
"Futja pordhës domethënë…" praktikisht kjo fjale permbedh rrumpallen politike te ketyre 33 vjeteve......
Ja si e shkateteruan pd Kamunistat e enverit dhe Ramiz gorbacovit
Shqiptarë. Dmth njerëz që shkojnë në dasëm dhe rrihen dhe vriten me njëri tjetrin. Çfarë do presësh ? Vetëm maskaralliqe.
Trap eshte Gaska qe vjen e del para ca personave qe vec e vec jane trapa po te gjithe trapa bashke bejne me shume se trapa , trapit i merrni te keqen ju .
Habitem se si i quani analista! Ke Ylli Rakipi eshte analist bile "superi i pavarur" nga kush me gazeten Albania beri krime!Sejamini ka qene keshilltar i Saliut,genjeshtar dhe llafazan klasi! Po Abilekaj analist!Fakti ketu eshte se kane lajthitur te gjithe!Jane vene pas gjuetise se parase!
Duke injoruar permbajtjen e emisionit........ Si mundet nje drejtues i nje programi TV,te perdore nje fjalor rruge,shume te turpshem qe thjesht tregon personalitet primitiv..... Duket qe edhe audiencat jane te tilla,qe e preferojne kete lloj fjalori,tashme rendom te perdorur ne keto lloj programesh ! Edhe ky eshte nje aspekt (fatkeqesisht) i gjendjes se ketij vendi ne mbi 30'te vite jetese ne "sistem demokratik"........ Perpara se te hyjne ne emisione TV,keto "gazetare" te vene ne dijeni publikun se sa dhe cfare librash kane lexuar ne vitin e fundit !? Qytetari
Indinjate, neveri, krupe, revolte, trishtim, lodhje, etj, jane çfare keto panele sjellin tek publiku: arsye madhore per ta bere kete vend te duket i pashprese, - ky eshte dhe qellimi i tyre si besnike te monstres te servirur nga nga ish PPSh
Nuk eshte se kam shume simpati per z.Bardhi,por per ate qe i beri mbreme atyre palo anal-list ,bravo i qofte qe ja dhjeu me argumenta,. Si bashkeqytetar e pershendes.
O Ylli po qenka trap fare ai kacagjeli nuk ja veshe me ndonje shpulle ti vinin syt ne vend
Nuk ka asgjë të pa ekspozuar! Këta janë palaço njerëz, banalë dhe të sëmurë për faqen e zezë. Banaliteti u ekspozon tërësisht se jeni ndyrësira, u ka thartuar fryma e qenit sali i sëmurë me leshmanjozë, keni rënë në batakun e tij dhe jeni absolutisht të padobishëm.
Keta jane te gjithe te paaftë per t'u quajtur opozitar ,ai tjetri non grata ka nje tufe tjeter si keta dhe hajde merre vesh kush drejton opoziten.Te gjithe fajesojne Ramen se ai ka faj qe opozita ka arritur ketu dhe Rama nuk ka fare nevoje te dale ne fusha te se nuk kane ku te shkojne votuesit veç ne kujtime e tij