‘Pak pjesëmarrje’- Alesia Balliu ‘skanon’ protestën e PD: Ka zero besueshmëri te qytetarët! E thirri Berisha për mbijetesë politike

11 Shkurt 2026, 08:50Politika TEMA
‘Pak pjesëmarrje’- Alesia Balliu ‘skanon’

Juristja Alesia Balliu është shprehur se protesta e sotme e PD-së kishte më pak pjesëmarrje se protesta e 24 janarit, por më shumë dhunë.

Komentet Balliu i bëri në Report TV, ku tha se këto protesta organizohen nga Berisha për mbijetesën politike të lidershipit të PD-së.

“Kjo ishte pak më e dhunshme se protesta e kaluar, por kishte më pak njerëz. E gjithë kjo protestë bëhet për mbijetesë politike të lidershipit të saj. Militantët e PD-së janë aty. Por a mobilizon qytetarët kjo protestë? Jo. Duke mos ditur se ku do shkojë, protestat Berisha i ka kthyer në disa protesta rutinë. Nëse ndryshimi është real, çdo gjë ndodh spontanisht dhe jo me skenar”, tha mes të tjerash ajo.

Balliu shtoi gjithashtu se besueshmëria e kësaj proteste është shumë e ulët, për shkak se si Berisha, ashtu edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, janë nën hetim nga SPAK.

Kjo sipas Balliut krijon perceptimin te qytetarët se protestat nuk organizohen për hallet e tyre, por për të mbrojtur lidershipin e PD-së nga drejtësia.

“Besueshmëria e kësaj proteste është zero. Nuk mund të bëjë ndryshimin lidershipi aktual i PD-së kur janë nën hetim nga SPAK, si Berisha, ashtu edhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka. Kështu që krijohet perceptimi se kjo protestë bëhet për t’u mbrojtur lidershipi nga drejtësia”, vijoi më tej Balliu.

4 Komente

  1. P
    Presim 20 shkurtin

    Revolt Berisha nēnkupton 21 janar 2011 çdo javē.Asnjē qytetar s'dēshiron qē Kryetari aktual i PD-sē tē jet sērish kryeministēr, pasi 8 vite nē atē detyr, mē shumē i prishi punē vēndit ,se kontriboj pēr tē.Sot Berishës i pēlqen ti shkon fjala, tē shētis me makinēn e funksionit, tē dali para kamerave 8 orē nē ditē, tē ketē 12 truproja para dhe mbrapa, tē ketē eskort si predidenti Republikēs, tē shētisi nē BE si politikan i vēndit, tē duket nē mēnyr internacionale qē ēshtē numri 1 nē vēnd.Sot aktiviteti tij politik ështē i tepruar dhe i dēmshēm , ku rrezikshmëria direkt bie mbi qeverin, policin, dhe jetēn e përditshme tē qytetarit, pasi imazhi qē pērcjell ēshtē depresioni lart nervor qē e ka vēnē pērsipēr dhe shenjst jan visible.Sot ka sabotuar turizmin, stabilitetin, qetēsin, rendin, ekonomin, diplomacin.Dhe sa koh do dēgjojm dēnglat e kētij psikopati plak.Pērse SPAK i hoqi arrestin shtēpiak, përse gjykata vonon prej 13 vitesh dēnimin e tijē.Kur doktori ështē sēmurē mendērisht, e pret tufina ose shara, pasi PD si parti qē ka mē shumē mjek se votues, nuk po i jep diagnozēn kētij gërmuqi qefli femrash.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elbasansi nga peqini

      Edhe dhelpra kur si hëngri dot rushtë zbëjnë tha edhe ti deri dije ishe në regull tani janë 0 E keni si zon më duket pe gjelin dhe hopa pula dale të bëhemi duet Ti këndojmë ndonjë këngë Ramës Se ti në faktë ke dhe klas çështë gjeli para tyja Vazdo diçka do dal

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cfare do beje Spak nese Saliu e sulmon ate me molo

        Rama, leri fjalet e tregoi Evropes me film se si nje bande e organizuar politike djeg Tiranen. Tregoji zevropes se si ky krim i organizuar mbeshtete nga Spaku we nuk heton. Policiar e shtetit te akuzoje ne Spak Saliun per krim te organizuar, me fakte qe jane filmuar mbreme! Aman mos e lini pa pune Dumanin, Dadon dhe Premcin.

        Përgjigjjuni
        1. p
          poshte krimineli sali. me deputetet me te ndyr. ne

          spaku nuk ka gje ne terezi se po te kishte do e denonin. kryekriminelin sali berish kermen. spaak ti theres mendjes. se shum shpejt do ja zbulojm. horthiqet. e tyre

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje