Paradoksale, Berisha bën politikë me akuzat e SPAK dhe sulmon Dumanin dhe Gjokën/ Lapardhaja: PD-ja duhet të ndajë mendjen për qëndrimin e saj ndaj drejtësisë (VIDEO)

5 Janar 2026, 11:51Politika TEMA
Paradoksale, Berisha bën politikë me akuzat e SPAK dhe sulmon Dumanin

Për analistin dhe gazetarin Namir Lapardhaja sjella e Partisë Demokratike në raport me drejtësinë e re është paradoksale.

Nga njëra anë Berisha bën politikë me akuzat e SPAK, nga ana tjetër, kur vete vetë të përballet ai e sulmon Dumanin dhe Gjokën me akuza nga më të rëndat.

Në një koment për gazetën TemA, Lapardhaja shprehet se PD-ja duhet të ndajë mendjen për raportin e saj me drejtësinë, sepse një gjë e tillë do të jetë mirë edhe për të, edhe për mbështetësit e saj.