Pas Dash Sulës, një tjetër deputet i Alibeajt me propozim të njëjtë: Kandidatët e Berishës të garojnë me logon e PD

4 Mars 2023, 18:32Politika TEMA

Pas Dash Sulës, një tjetër deputet i Alibeajt me propozim të

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i bën thirrje kolegëve të grupit të Rithemelimit që të bashkohen për zgjedhjet e 14 majit duke dalë me kandidatë të përbashkët.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Çollaku shprehet se nuk ka asgjë të keqe nëse kandidatët e “Primareve” të garojnë nën siglën e PD-së zyrtare.

Deputeti demokrat propozon që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, të dy grupimet e PD-së të organizojnë një Kuvend tjetër për zgjedhjen e strukturave të demokratëve.

Pyetje: A ka pasur negociata të mëparshme mes Bardhit dhe Palokës?

ÇollakuUnë kam pasur dijeni se ka pasur negociata. Ka qenë e njëjta dëshirë. Asokohe ka qenë ende konteksti i pazgjidhur. Legjitimitetin zyrtar e ka statuti i 18 dhjetorit. Kjo s’na pengon që edhe ajo lloj fryme për të dalë bashkë mund të prodhohet. Nëse në rastin e parë, ajo marrëveshje u prish, kur Berisha pati si kusht njohjen e statutit të Rithemelimit, këtë rast nuk e kemi. Mbi statutin sot nuk e caktojmë dot. Sot ky problem ka rënë. Asgjë se pengon. Statutet nuk janë të shkruar në gurë. Mund të mblidhet një Kuvend tjetër për të përcaktuar strukturat.

Këto bisedime janë ndërprerë janë dy muaj më parë. Nuk e di nëse kanë negociuar deri një javë më parë. Propozimi është ky, të bashkohemi me një kandidat, të gjithë të kandidojnë nën siglën e PD-së. Ku ka pasur probleme brenda Primareve, të zgjidhen me konsensus. Më pas për problemet brenda PD-së, të organizojmë një kongres tjetër për të zgjedhur strukturat e reja të përbashkëta, me listat.

Kujtojmë se më herët, të njëjtin propozim pati edhe deputeti Dashnor Sula. Ai në reagimin e tij u shpreh se kandidatët e dalë nga primaret e Berishës, të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 14 Majit, vetëm me logon e PD-së, me ndonjë ndryshim emri aty ku mendohet se është më mirë.

Ai propozon më tej që pasi të jetë marrë ky vendim, pas zgjedhjeve të 14 Majit, PD të futet në zgjedhje dhe në strukturim të brendshëm, duke zgjedhur nga funksionarët më të thjeshtë, tek kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve, kryetarët e degëve, e deri tek kryetari i ri i PD-së.

14 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    A ju shkerdhefte dreqi cfare ju permban pragu, nga Alibeu, Dash Sula e Collaku me company. Ptu vemje, zagare te Tao Balles.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Lato që të hëngërt dreqi! Në këto kushte hëpërhë, kjo është rruga më e mirë. Kë do më shumë zotrote, Partinë Demokratike, apo gërdallën, që nuk di ku ka kokën dhe cave si ti ju tërheq zvarrë në greminë. Sigurisht që pas zgjedhjeve të 14 majit, PD do duhet të reformohet me një frymë të re antiberishiste dhe pa berishistët në udhëheqjen e saj. Ai ka hallin e bythës së vet dhe gjithmonë është udhëhequr nga parimi: "Aprez moi le deluge!", që dmth, pas meje u bëftë kiameti. Kaq të verbër jeni sa nuk e kuptoni kaq gjë?! Ndaj ti dhe të tjerët që i jargaviteni akoma Salehit, mos harroni se vetëm "Bashkimi bën fuqinë!". Të përçarë e ka më lehtë t'ju mundë Rama dhe jo në 14 maj, se ato gjithsesi të humbura do i keni, por punoni, që ajo të mos rezultojë në një katastrofë, që do tregojë shumë sidomos për zgjedhjet politike të pranverës 2025. Duhet menduar qysh sot për to, se po u mundi prapë Rama, atëhere adio PD!!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Do e hani sa krahu, hie ose budallallek-provojeni

      Ose keni ngrene çorben e Berishes, ose jeni budallenj. po bete kete, qe te uleni me Foltoren e te beni bashkimin duke pranuar kandidaturat e Sales e pastaj te uleni te zgjidhni strukturat e deri kryetarin e PD duke patur Salen e te tijet nepwer kembe, ju te dy, Sul e Çollak do merrni poste te larta, por te tjeret me Ali-Bashe e kompani do ju haje uku. Te b ukur mendje qe keni. Sala ju rrahi e ju nxorri per bythesh jashte Selise, ju prap se prap i luteni......

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Injorantët. Në radhë të parë PDja me vulë duhet të largojë nga partia Paloshen, Mulërat, Salianjërat, Boçat, dhe plerat a tjera me radhe që PDja të ringrihet duke mbajtur plerat larg. Bashkimi me plerat do e mbaje akoma PDnë te plerat dhe në luftë nën rrogoz me njëri tjetri. Kjo për ata që kanë mënd por mua pak më nxihet për PDnë se e tregoi që në pik të mëngjes që nuk ka lidhje me Shqipërinë.

        Përgjigjjuni
        1. X
          XhaJaho

          O trap ca po thu, po sikur Palloqet, Vokshat, Kellicat, Bocat, zedhensja e foltores apo e gjithe kryesija e Foltores duan ti bashkohen Bashes , do ti pranoni….. Mos beni gabim ti afroni keta, lerini ti ndrojne pampersat plakut Mere, mundohuni te afroni antaret e thjeshte dhe simpatizantet se keta kane me shume vlera se sa lepirsat e plakut Mere.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oh sa kom qesh

            Eh more Dash Koburja qe te peshon me shume sec je vete, ke mend sa nje gomar Peqini qe je.

            Përgjigjjuni
            1. X
              XXXL

              Kujdes me kete "faqekuqin" qe ne kohen e Berishes ishte ambasador i Shqiperise ne OKB, u hodh ne krahun e e Bashes dhe sot i lepihet Ali-Bardhit, eshte kopil e bir kopili.

              Përgjigjjuni
              1. k
                komentues i perhershëm i Meros

                Pyetja eshte: perse duhet te behet lufte per te ngjallur nje te vdekur kur e dime se vdekja ka filluar qe kur ka filluar jeta. Dhe ne fund, ku ështeë PASOK, per te mos folur per te tjera ne Itali e gjetke?! Mos valle u prish bota qe kjo bande kriminelesh , hajdutesh me gjithe ata qe i pasojne te humbas si duhet si kripa ne uje apo si muti ne shi?! Dobiçi Sheqeres atje po e shpie se ai pastaj vete do shkoje ne shtepine pa qira qe po i behet gati.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari.

                  O Kreshnik mos ki merak se do vine vete ata pa u bere thirje.Bile do tju shtohen edhe disa deputet grupit parlamentar.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati orëve të para

                    Asnjë marrëveshje me të droguarit e Sali kërmës. Si mundet PD zyrtare të pranojë berishistët, armiqtë më të egër të popullit shqiptar dhe të perëndimit. Ato emra duhet të fshihen përgjithmonë nga listat e PD si të padenjë.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bumbum

                      Ksaj i thon me u ba deputet me zor. Jo vetëm që nuk e do njeri saliun po as ata që i shkojn mbrapa nuk i do njeri. Jeni vërtet matrapazër. Zhgënjim edhe nga Alibeaj.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mara emigrante ne Itali

                        O komentues pse lodheni kot ishalla pranon alibeu dhe do te shikoni ku do te shkoje pd ,do te shpallet parti antikombetare ,fashiste se te gjithe pd -istat nje mut jane .shikoni si thote gjeli i peqinit sala babai i pd .pse sala e solli pluralizmin ?ai te gjithe personat qe i dilnin kunder i cilesonte armiq dhe i zhdukte ,si ka mundesi te gjithe qe semureshin coheshin ne itali dhe atje vdisnin ? Lani kokat o koke pa lare ashtu si ju ka quajtur iliri .tum .

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Erdogan

                          Populli i vetequajture Skiptare po nenshtrohet dhe ofendohet nga nje Elite Politike qe ka qene kunder historise dhe Identitetit te Tij qe nga themelimi i ketij Pashalleku ne ate kohe me urdher te pushtuesve Osmane. Eshte i nenshtruar per shume aresye. E para qe Ambasada e dikujt (dihet kush eshte ) zgjedh per interesat e tij perfaqesues te nje Opozite me ndihmen e Qeverise! Eshte e Drejta e ketij populli te dije aresyen perse nje person si Berisha nje "Burre State" i "shkeputur" per vite te tera nga Posti kryesore i nje Partie te denohet nga nje "Mik per koke" (Amico per Capo). Non grata perdoret per presion. Non Grata eshte perdorur per te patur dore te lire tek ata qe kane interesa percarese. Saleh Berisha eshte nje ish "komunist" dhe ka pergjegjesi ligjore dhe krysore per shkaterrimin qe krijoi ne emer te "Dhimokratise". Kjo dihet nga "te gjithe" si u be pasadhes i Kastes se Diktatures Komuniste. Por te zgjidhet nje perfaqesues i nje partie Opozitare nga nje shtet tjeter sado "mik" qe te jete dhe te mbeshtetet edhe nga Qeveria eshte me e pakta Krim kunder te Drejtes se Vetvendosjes dhe vete systemit Demokratike. Une di qe Miku tregohet ne kushte te veshtira. Kush eshte investusi nr 1 ne Arnautistanin "e Kastriotit"? Turqia dhe Italia. Qe te dyja keto armike shekullore te kombit Epirote te Kastriotit. E para Turqia armike e Jeorgips Kastriotis dhe e dyta d.m.th Italia armoke e Pirros se Epirit. Do thote dkush qe cna kujton tani "Te shkuaren"! Mbi te Shkuaren tregohet se sa Nder dhe Respect ka nje Komb. Kur keto Vlera ignorohen dhe "harroen" apo mbulohen nga pluhuri i kohes atehere ky popull ka problem qellimin e egzistences se tij. Populli i ashtuquajture Skiptare perdoret vetem per interesat e Fuqive te Medha kunder Kombit te Lashte Greko-Ilyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I PASHKOLLUARI

                            Statuti i partise demokratike duhet te perfshije edhe te ashtuquajturin "ligji I lustracionit"qe te thote pastrimi i partise demokratike nga kriptokomunistet qe kishin edhe vazhdojne te luajne rrol kryesor ne vendimarrjen e partise demokratike .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje