Patriotizmi i Zvërnecit u ‘shua’ nga Athina. Hetim i rrezikshëm nga SPAK?!

2 Qershor 2026, 18:38Politika TEMA

Patriotizmi i Zvërnecit u ‘shua’ nga Athina. Hetim i

Nga Jakin Marena
Protestat jashtë partive politike për një vend normal dhe demokratik janë gjë e mirë, janë shëndet demokracie dhe mbi të gjitha ndikojnë fort në mirëqeverisjen e vendit! Nga cilido grupim që organizohet dhe në drejtim të cilësdo qeverie, pavarësisht kahjeve, i drejtohet!
Edhe protesta për Zvërnecin, parë në planin ‘macro’, është një zhvillim pozitiv, për shkak se partitë e mëdha janë mbajtur larg këtij tubimi! Pavarësisht zanafillës nga një veprim ordiner i një polici privat, që shkoi deri në gomarllëk me atë veprimin e panevojshëm, e drejta për të protestuar është një aset i jashtëzakonshëm demokratik!
Dhe një protestë e kryen misionin e vet, pas realizimit të kërkesave për të cilat ishin nisur që në krye të herës! Qeveria nga ana e saj i mori masat, u hoqi licensat kompanive private, policia shkarkoi gjithë zinxhirin komandues të policisë së Vlorës, këtë grup sehirxhinjsh të cilët nuk ndërhynë kur po dhunohej një qytetar që po protestonte! Prokuroria e bëri punën e vet, e dërgoi në gjykatë personin që ushtroi dhunë dhe kjo e fundit e la në arrest! Deri këtu në rregull!
Por pikërisht atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt normalizimit, filluan të dalin në dritë axhenda të tjera, të një konglomerati grupesh, grupimesh, shoqatash e deri ndërhyrje nga bota e fqinjësisë së ‘mirë’, e cila kurrë nuk e harron vesin, për t’u ankuar deri në Parlamentin Evropian se po ‘rrëmbehn pronat e minoritetit grek në “Zvërnec”! Për të mirën e tonë po përpiqet, për të mbrojtur territorin shqiptar, sikurse thotë!
Protesta u zhvendos në Tiranë, një protestë masive që drejtohej kryesisht nga shoqëria civile dhe në pamje të parë me disa marksistë nëpër të, sa për të ‘prishur syrin e keq’, por për axhendën e tyre politike të luftës ndaj çdo investimi të huaj në Shqipëri, me pretendimin se po shitet e blihet vendi tek ‘kapitalizmi gjakpirës’. Ndërsa shqiptarët, për këta marksistë, minimumi duhet të jenë si në kohën e Enver Hoxhës që i ndaloi me ligj huatë dhe investimet e huaja, dhe maksimumi për të ruajtur vendin nga grabitja dhe mjedisin nga ndotja, të përdornin gjethin për të mbuluar pjesët intime të trupit! Deri këtu arrihet!
Tashmë sloganet ndryshuan, ndërsa kërkesat u rritën dhe gjithë shigjetat u drejtuan tek investimi i madh i huaj prej 4.5 miliardë dollarësh në Zvërnec! Nga një ndër kompanitë më të mëdha në botë, jo izraelite sikurse kishin marrë dhenë legjendat urbane por një bashkëpunim mes një biznesi të fuqishëm nga Katari dhe Jared Kushner e Invanka Trump, dhëndri e vajza e preferuar e presidentit amerikan, Donald Trump!
Rrallë herë ishin përputhur interesat ekonomike dhe në shërbim të turizmit elitar shqiptar përmes kompanive të mëdha botërore që hidhnin lekë në Shqipëri, dhe interesave strategjike, të bashkëpunimit me aleatët tanë të mëdhenj! Investim amerikan ky! Pikërisht këtu me sa duket lindi dhe reagimi, ku u përzien bashkë xhelozia shqiptare dhe ballkanike, inati shqiptar dhe sponsorizimi ballkanik, e akoma më larg deri rus, vetëm e vetëm për ta zhbërë këtë investim dhe për të realizuar si herët e tjera zhvendosjen e tij në vendet fqinje! Shembujt janë të kohëve të fundit, ku në vitin 2006 një investim i planifikuar në Durrës u zhvendos në Malin e Zi dhe herën tjetër investimi i Kakomesë përfundoi diku tjetër, po te fqinjët tanë! Gjysma e tij më saktë!
Me gjithë sqarimet direkte të kryeministri Edi Rama, i cili tha se ende nuk ka një projekt, por po përpunohet në disa studio të mëdha, si dhe të gjitha sqarimet e tjera se çdo gjë po operohet sipas ligjit dhe në funksion të përfitimit të shtetit shqiptar, me gjithë faktin se toka është me titull pronësie këtu e mbi 25 vite dhe për më tepër nuk është goditur asnjëherë në gjykatë nga banorët apo dikush tjetër, sërish protesta vijoi nën thirrjet ‘Shqipëria d’është në shitje’ e gjëra të tjera të këtij lloji! E drejtë e tyre protesta, e shoqatave dhe grupeve të interesit! Madje dhe e marksistëve!
Por kori i patriotizmës, normale për një shoqëri ballkanike sikurse është ajo shqiptare, pësoi disa ‘njolla’ të errëta, të cilat nuk kaluan pa u vënë re! Në fillim u përzie Athina zyrtare, e cila reagoi për një shtetas të saj në Shqipëri, i cili ishte dhunuar nga polici privat! Mirë bëri, pasi personi në fjalë kishte dhe shtetësi shqiptare por dhe shtetësi greke! Ama deklarata se po preken homogjenët grekë në Zvërnec dhe po u merren pronat e tyre nga qeveria, habiti jo vetëm shqiptarët por dhe vetë minoritarët, të cilët e dinë se janë të shtrirë poshtë Vlorës, dhe jo sipër saj!
Pastaj i vuri ‘vulën’ progonatasi i greqizuar Fredi Bejleri, këtyre u duhet bërë testi i ADN-së pasi jemi në kohëra të tjera tashmë dhe teknologjia ka përparuar për të parë se çfarë gjaku kanë, i cili si eurodeputet grek që është, u ankua në PE se po dhunohen grekët etnikë në Zvërnec dhe po u merren pronat nga qeveria shqiptare! Por dhe deklaratat e ish kryeministrit Tsipras!
Ndërkohë që u zbulua dhe identiteti i personit të dhunuar nga polici privar, me shtetësi greke dhe shqiptare. Eduart Subashi quhej personi i dhunuar nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec, i cili u shpreh se si qytetar i Vlorës kishte dalë për të kërkuar të drejtën e tij, për një pronë që tha se e zotëron me dokumenta. Pronën e kishte marrë me ligjin 7501 për tokën teksa ai pretendoi publikisht se donte që të përfshihej në investim dhe toka e tij! Për të fituar ndonjë lek me një fjalë dhe ai! Gjithsesi dhuna nuk justifikohet ndaj tij, ajo ishte e rëndë dhe duhet dënuar!
Por ama, përfshirja e mediave greke në tërë këtë punë, e rrjeteve ballkanike të mediave, me qendër këtej nga veriu i Ballkanit, dhe mbi të gjitha furnizimi i protestës dhe me njerëz të ardhur me autobusë nga Athina, na duket sikur e njollosën këtë protestë! E cila për hir të së vërtetës do ta kishte fuqinë më të madhe nëse do të bëhej në Zvërnec! Për më tepër që mbërritja e mbështetjes deri dhe nga serbët e Mitrovicës së Veriut, u panë në mesin e turmës që lëvizte nga Ministria e Brendshme deri tek Kryeministria, dukej qartë akcenti i tyre i shqipes, aq sa si me urdhër flisnin vetëm përmes një ‘përkthyesi’ nga Tirana, i cili shpjegonte se ishin shqiptarë të shqetësuar për shitjen e vendit!
Duke qënë se nuk duam t’i besojmë këto teoritë konspirative, me spiunë rusë në mes të turmës së protestuesve në bulevardin qëndror të kryeqytetit apo deri sarajevas e malazias, thjeshtë po i përmbahemi asaj që kemi parë dhe asaj që është shfaqur publike, për të evidentuar faktin se patriotizma e organizatorëve të protestës për Zvërnecin u shua që në momentin e hyrjes së autobusëve me protestues nga Greqia, që me thirrjet anti-Trump dhe anti- investim të huaj në Shqipëri, që me përfshirjen e marksistëve në këtë axhendë si dhe të ndonjë deputeti të PD tek tuk, fjala është për ish prokurorin Arjan Ndoja, që ‘lëviz’ me mandatin e deputetit të PD në xhep.
Përzierja e kaq shumë axhendave ballkanike për një investim sipas rregullave në një cep të Shqipërisë, si në Zvërnec, tregon qartë se për shkak të xhelozisë, për shkak të parave të hedhura apo për shkak të inateve personale ndaj njëri tjetrit, po rrezikon fort një investim të huaj prej 4.5 miliardë dollarësh, që do ta rendisë Shqipërinë në majën e turizmit në Ballkan!
Dhe nuk e themi vetëm ne që këto kauza, kryesisht mjedisore po rrezikojnë Shqipërinë dhe vetë Ballkanin! Institute for Democracy and Electoral Assistance në raportin e tij të vitit 2025 për Ballkanin Perëndimor, ka dokumentuar se aktorë të huaj të lidhur me interesa ruse dhe rajonale shfrytëzojnë rregullisht temat mjedisore, etnike dhe kulturore për të koordinuar fushata dezinformimi në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.
Mjedisi, sipas raportit, është bërë një nga vektorët më të preferuar, sepse mobilizon emocione legjitime të qytetarëve dhe e bën shumë të vështirë dallimin midis aktivizmit autentik dhe operacioneve të orkestruara. Në analizën e janarit 2026, ky institut identifikon si “sinjale paralajmëruese të hershme” pikërisht ato modele që sot po vërejmë në debatin publik dhe që përfshijnë, video të prodhuara në cilësi profesionale që qarkullojnë në mënyrë koordinuese, narrativa “patriotike” që paraqiten si spontane, por që shfaqen njëkohësisht në disa portale, dhe presion i organizuar mbi institucione e zyrtarë.
“Objektivi qendror i ndikimit rus në Shqipëri nuk është të zhvendosë besnikërinë publike, por të gërryejë besimin institucional. Për këtë arsye, përpjekjet e dezinformimit përqendrohen në paraqitjen e qeverisë si tërësisht të korruptuar, të reformave si kozmetike ose të rreme dhe të procesit të integrimit në BE si të pandershëm ose të kotë. Qëllimi nuk është mobilizimi masiv, por erozioni i qetë: prodhimi gradual i cinizmit, lodhjes dhe shkëputjes qytetare.
Duke amplifikuar mangësi reale të qeverisjes në dëshmi të kalbëzimit sistemik dhe duke i kornizuar proceset e ngadalta ose komplekse të reformës si mashtrim i qëllimshëm, këto narrativa synojnë të minojnë besimin në procedurat demokratike dhe të dobësojnë durimin publik ndaj procesit të anëtarësimit. Në këtë mënyrë, ato synojnë të vonojnë ose të ndërlikojnë politikisht trajektoren përndryshe shumë të përshpejtuar të integrimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në raportin e këtij instituti!
Njëherësh, nënvizohet se çrregullimet kibernetike dhe teknike luajnë një rol mbështetës në këtë mjedis. Incidentet e të dhënave, rrjedhjet, manipulimi i platformave ose ndërhyrjet digjitale janë më pak për dëme të menjëhershme dhe më shumë për të përforcuar narrativën e disfunksionit- se institucionet nuk janë të besueshme, proceset janë të errëta e shteti është ose i paaftë ose i kapur.
Sinjalet e hershme paralajmëruese në këtë kontekst përfshijnë valë të papritura dezinformimi të lidhura me raportet e progresit të BE ose me momente kyçe reformash, narrativa të koordinuara që i paraqesin reformat si të inskenuara ose mashtruese; rrjedhje të dhënash ose incidente kibernetike të kornizuara si prova të kolapsit sistemik; dhe një përputhje në rritje midis indinjatës antikorrupsion dhe cinizmit anti-integrim.
Cenueshmëria e Shqipërisë, pra, nuk qëndron në drejtimin nga i cili mund të kthehet, por në faktin nëse ajo mund të ruajë besimin publik mjaftueshëm gjatë për të përfunduar një proces transformimi kërkues dhe politikisht të kushtueshëm.
Pra e thënë më shqip, nuk bëhet fjalë për një ‘bythë vend’ atje në Zvërnec, që po penalizon ‘këngën’ e pelikanëve dhe zogjve të tjerë, se këto janë të garantuara, apo se po preket greku me emrin e ‘homogjenit’ Subash, të dhunuar padrejtësisht nga një polic privat, i cili kurrë mos daltë nga burgu! Bëhet fjalë për bllokimin e investimeve të mëdha në Shqipëri, shfaqja e vendit tonë si i pasigurtë për këto investime dhe për pasojë zhbërja e këtij vendi! Kjo duhet pasur kujdes!
Aq më tepër që mendojmë se paraqet një rrezik akoma më të madh shtrirja e ‘krahut’ nga ana e SPAK, i cili ka sekuestruar llogarinë bankare të kompanisë investuese si dhe bllokuar transaksionit, që mund të rezultojë tërësisht arbitrar dhe negativ, me pasoja për investimet e huaja në vend! Jo të mos hetojë, por të mos bllokojë të paktën! Me një vendim të habitshëm, E themi këtë sepse SPAK ka vënë nën sekuestro preventive, llogaritë bankare të ‘Albania Land Development’, kompania e cila zotërohet nga dy sipërmarrësit e njohur nga Katari, vëllezërit Moutaz e Ramez Al-Khayyat, të cilët kanë parashikuar të investojnë së bashku me Jared Kushner-in, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, në ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec. Janë 4.5 miliardë dollarë investim i huaj, nuk është shaka! Dhe ky vendim i SPAK është një thikë me dy presa që rrezikon investimin, pasi hetimi në rregull, por bllokimi i llogarive bankare të bizmesmenëve të mëdhenj të huaj, ende pa filluar investimi, është rrezik!

16 Komente

  1. I
    Ish lexues

    Mirditor me emër turk nuk kisha dëgjuar ndonjëherë? Plus patronazhist

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant

      Pirth o pirth Thuaj mor zotni pse pasurit kombetare ju falen te huajve Thuaj mor zotni disa pronar moren dhjetra mijra hektar tok dhe shumica e pronareve smoren fare Thuaj mor zotni pse prona e bejlereve te libohoves dhe gjirokastres nuk i moren pronat ne dropull e disa vende te tjera Ikni mod na cani trapin politikanet tane meritojn denim maksimal

      Përgjigjjuni
      1. b
        berti

        perse nuk thua more ndyresire qe te pakten 1 milion m2 I ka pervetesuar Artur Shehu nepermjet falsifikimit dhe kete te fundit e mbron Palloshi I Beles duke thene qe pronaret kane Titull te ligjshem pronesie. Si mund te kete titull te ligjshem mbi prone shtet te vjedhur?? Pastaj meqe qenka 4 mld euro investim, si nuk e di Palloshi cili eshte projekti? Apo mos ndoshta ortaket ne offshore me kombesi shqiptare eshte Kastrati dhe vete Berisha dhe Rama. Perse nuk I beni publike emrat e investitoreve shqiptare??? Ptu fare e ndryre dhe hajdute te gjakut tone.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Ligji 7501 i vitit 1991, i ndarjes së tokave të ish-kooperativave bujqësore dhe më vonë në vitin 1993 dhe ai për tokat e fermave, sipas parimit leninist "Toka i takon atij që e punon", i vënë në jetë nga dy partitë PS-PD, pjellë të PPSh, tashmë pranuar nga vetë protagonistët, ishte ligji më antikombëyar i tranzicionit post-diktatorial. Ai përveç mijra viktimave që ka shkaktuar në gjithë këto vite në gjithë Shqipërinë, përveç dëmeve ekonomike që solli, bëri atë që nuk do ta bënte dje nuk e bëri asnjë pushtues i saj: t'ua merrte tokën pronarëve të ligjshëm, të cilët përveç se i quajti 'ish', ua dha atë edhe atyre që nuk kanë patur kurrë pronësi tokësore në Shqipëri. Kjo u bë më e theksuar kur nga kjo tokë përfituan të ashtuquahturit 'homogjenë', dikur çifçinj në tokat e pronarëve legjitimë, që të tillë nuk ishin vetëm bejlerët e Libohovës, Gjirokstrës, Delvinës dhe Vurgut. Aq e rëndë është kjo sa kur Pjetër Arbnori, vajti në Dropull, ata që nuk kanë patur kurrë as 1 m2 tokë aty, i uroj: "I gëzofshi ato!". Pra demokrati Arbnor, vetë një 'sancylot', u fali "homogjenëve vorioepirotë", pronat e homogjenëve të vërtetë shqiptarë etnikë. Atëhere, grekët na e kanë fajin neve?! Jo, mo jo! Nuk janë budallenj ata. Ata e dinë mirë se ç'bëjnë. Jo vetëm që sot me ndihmën tonë përdorin me mjeshtëri (kupto djallëzi) 'homogjenët' sojsëzë si Fredis Beleris nga Progonati, Eduart Subashis nga Zvërneci etj, për qëllimet e tyre kundër Shqipërisë, ama ata që të mos ua njohur pronat pronarëve legjitimë çamëve etnikë në Greqi, mbajnë në fuqi famëkeqin "Ligj i Luftës". Ç'të thuash më shumë për këtë realitet kaq të dhimbshëm që ia kemi krijuar vetes?!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Napoleon

          DO TJA DEGJOJME KENGEN SPAKUT ME KETO BLLOKIME,SEKUESTRIME,BURGOSJE POR DO JETE VONE ,KUR STRASBURGU TE GJYKOJE DHE TA DETYROJE SHTETIN TE PAGUAJE MILIONA EURO PER HAJVANLLEQET E DADOVE DHE DUMDUMEVE SHERBETOREVE TE SALEHQELBIT DHE FAMILJES SE TIJ

          Përgjigjjuni
          1. p
            pjeter

            Kush ka dy shtetesi, shqiptare dhe te nje tjeter vendi, ne territorin e Shqiperise, shtetsia tjeter nuk pin uje, ai shtetas, eshte teresisht shqiptar, dhe i nenshtrohet juridiksionit shqiptar. Keshtu shtetasi i kombesise shqiptare kur ka probleme ne Shqiperi, nuk mund ta gjeje zgjidhje ke ambasada e vendit te pasaportes,por jane istitucionet dhe ligjet e republikes se Shqiperise qe i dalin zot shttasve te saj, ç'do nderhyrje ne raste te tilla nga shtete te tjera, eshte nderhyrje ne problemet e shtetit shqiptar, mund te interesohet, por kurre nuk mund te kerkoje sqarime e te çaje trapin per shtetasit shqiptare ne territorin e Shqiperise!!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasoni

              Je komplet gabim. Unë kam nënshtetësi Finldeze dhe Shqiptare. Pata probleme me policinë,Unë nuk kisha faj. Mora ambasadën Finlandeze dhe problemi u zgjidh. Më kërkuan falje. E BESON!!??? Po mos kisha atë nënshtetësi do e kisha hang sa krahu. Si gjithë shqiptarët (e pafajshëm) me nënshtetësi shqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjeter

                Jo nuk e kam gabim iç, eshte vetem interesuar ambasada, dhe per te mos u dali ndoshta traplleku qe te kane bere me ty e kan mbyllur, ose nuk e dine fare anen juridike te shtetasve shqiptare ne republiken e Shqiperise. Je 100% shtetas shqiptar, nen juridiksiknin e ligjeve dhe shtetit shqiptar. Une nuk e di se si ka qene problemi yt, por ambasada finlandese interesohet , por ama po te ishin ata ne te drejten, e sipas ligjeve, ose me e keqja, ke gabir ti dhe ke shfrytezuar injorancen juridike te istitucioneve shqiptare, zotrote nuk do gjeje zgjidhje ne Ambasade, keto nuk jane opinione, jane rregullat e dyshtetesise. Pastaj ka edhe akorde bilaterale, qe rregullojne me shume apo me pak pergjegjesite shteteve mbi shtetasit, por ne parim kjo eshte baza.

                Përgjigjjuni
            2. P
              Pirro l

              Pjesën e fundit të artikullit duhet ta kishe në kokë të analzës … mafja e pronave. Spak po heton, dhe sipas teje është e rrezikshme… ke të drejtë , është e rrezikshme të hetohet mafja e lidhur me pushtetin 35 vjeçar

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ecim para

                Shqiperia do eci perpara,pamvarsisht ketyre protestuesve grek,Sllav,anti American,antisemitism,pro Iranian e hamas. Rrofte Shqiperia etnie,rrofte Amerika,para zhvillimi I vendit

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aleko…

                  Shqipetsreve gjithje ne momente kyce te historise se tyre iu ka ikur treni mese nje here.Te shohim kesaj here nese do jene te zot te msnaxhojne kete shume te madhe investimesh miljardash qe u solli rasti,,do ta hane vet apo do ua dhurojne te tjereve…..shpresojme ti therrasimmendjes…ende jemi popull i varfer nuk e kemi lluksin te refuzojme investimevte tilla..Nese i refuzojme jemi populli me i trashe ne planet,se askush ne kete planet nuk do ta bente kete..

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexuesi

                    Shkrim dhe analizè e drejtè , Jakin . Mendoj se duhet tè shtoje disa mendime :- Mungesèn e trasparencès nga qeveria . Duke qènè njè investim i madh i huaj duhet tè ishte prezantuar para shqiptarève me veçoritè pozitive ekonomike . Nuk ka vlerè tani qè u ndez zjarri . - Njè gabim tragjik i kompanisè qè e fillon punè duke rrethuar vendin me tela me gjèmba si kamp pèrqendrimi . Duhej tè ishte afishuar projekti me tè dhènat e duhura ( leja e punimeve , kompania , veprat qè do ndèrtohen, afatet kohore ) aty ku do tè punohej ,ashtu siç veprohet nè çdo shtet ligjor . Kur nuk ka trasparencè , ngrihen dyshimet .

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zvernec

                      Doli qellimi i protestes Une mendoj se ajo ja arriti qellimit diten e pare. Nj qeveri seroze siPS eshte e afte te kuptoj kush po e vazhdon per te arritur qellimet e mbrapshta dhe nga kush financohen ata qe po dalin ne krye ne diten e 2 dhe 3 te protestes. Manipulim i masave pikerisht ne ditet qe hapet sezoni turistik 2026.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kasem gahinji

                        Shikoni kush eshte ne krye te protestes, nje ish prokuror I implikuar me Rrumi e Sukthit, ne grabitje e tokave TE gjirit te Lales it. I beni nje kontrollor Ne makin e se mbase i gjeni ndonje dosje te tokave te zverrnecit, SIC I gjete kur iu be atentatin.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mërgimtari

                          Athinë kurva te rrije ne vendin e saj nuk ka pune në Shqipëri ktu jemi zot vet ata qe nuk e ndjejnë veten shqiptar le të ikin Athina ka inat qe ja mori turistet shqiperia dhe vine ca qen te ngordhur të protestojnë ktu

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mërgimtari

                            Athinë kurva te rrije ne vendin e saj nuk ka pune në Shqipëri ktu jemi zot vet ata qe nuk e ndjejnë veten shqiptar le të ikin Athina ka inat qe ja mori turistet shqiperia dhe vine ca qen te ngordhur të protestojnë ktu

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje