Rama: Projekti në Zvërnec do të jetë model dhe në përputhje me standardet e BE! Investitorët s’kanë ardhur për të hedhur beton 

2 Qershor 2026, 13:45Politika TEMA
Rama: Projekti në Zvërnec do të jetë model dhe në

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se projekti i parashikuar për t'u jetëzuar në zonën e Zvërnecit, do të zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Rama: Si mundet ne të bëjmë një projekt i cili është një projekt me një peizazh natyror dhe të mos respektojmë standardet e BE-së? Kjo ka një mundësi: që ne ta mbyllim procesin me BE-në, t’i themi faleminderit, ne do të shkojmë me Kinën dhe nuk do të merremi me këto “cic-mice”. Nuk e kemi këtë alternativë, e kam thënë dhe e përsëris për të gjithë ata që e mendojnë. Ajo Evropa plakë është e vetmja që na duhet ne. Për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje, duhet të sillemi korrekt sipas standardeve, jo për ata, por për ne.

Presidenti ka qenë kryeministri më i suksesshëm i Portugalisë për lirinë individuale dhe biznesin. Është një njeri që mund t’ju tregojë shembuj sesi gjithë ato tensione apo dhimbje që krijoi procesi i futjes në BE për të reformuar vetveten, u kthyen në mirësi dhe sukses për atë popull. Ne këtu bëjmë edhe Ramazan, ne kemi gjithandej atë thirrjen: pas dhimbjes vjen lehtësimi. Pa dhimbje nuk ka. Projekti jo vetëm që do të jetë në standardet e BE-së, por ambicia ime, që e ndaj me bashkëinvestitorët që sot janë edhe bashkëpronarë, është që të bëjmë një projekt që të jetë model.

Kompanitë nuk janë mbledhur këtu për të hedhur beton e për të shkatërruar biodiversitetin. E vetmja gjë që mund të bëjnë, dhe këtë s’kemi si ta shmangim, është që të shkatërrojnë nervat dhe komplet imazhin e Sazan Gurit me shokë, se lekë për Sazan Gurin ata nuk kanë.

17 Komente

  1. E
    Erdogan

    Keshtu ishte edhe per inceneratoret i sigurte fare se nuk kishte asnje abuzim dhe cdo gje ishte konform regullave dhe ligjeve..... por si jemi sot o laskar? Me fonde publike te shpenzuara dhe m asnje nga 3 inceneratore ne pune. Biles do te prodhonin edhe energji elektrike nga djegja e plehrave. E nderkohe plehrat shtohet dita didtes ne te gjithe shqiperine pa kurrefare menaxhimi. Sperdhridhesh dhe nga zorri ke filluar te thuash disa gjysma te vertetash.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koalicioni Rama

      Ke gjera me urgjente , duhet 2 ore me kalu hinken per Elbasan, duhet 2 ore per Durres. Mos e pengo hekurudhen se jemi i vetmi vend pa hekurudhe , turp. Na le pa port, pa rruge, cdo projekt ne interes te popullit po sabotohet. Mjaft me projekte fantazem qe populli pagon nga taksat e veta sot. Mjaft me oligarkine se Vloren nuk e kishte rrethuar njeri deri me sot me tela me gjemba, sikur te jete burg i sigurise larte

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        Ler ndonje toke dhe per brezat e ardhshem se ndoshta kane ide me te mira o I babezitur.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjati

          Kete te kishe thene qe ne fillim, toka e grabitur nga Artur Shehu dhe klanet e tij mafioze tu kthehet banoreve ose shtetit pasi aty nuk ka patur kurre pronare, lere ca pretendojne. Shteti te sekuestroj zonen e rrethuar dhe me pas ti jepet kush kerkon te investoj me qira por toka te ngelet shtetit. Plazhi te jet publik dhe me akses te plot jo me tela me gjemba sikur eshte lufte.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar Kanapari

            Z. Kryeminister. Po sikur te vepronim ne edhe me Golemin, Spillene, Durresin, Velipojen, Ksamilin e tjere, me nje projekt te madh si me Zvernecin, keshtu i bie qe gjithe bregdeti shqiptar te kishte 50 deri ne 100 pronare. Vertete Golemi eshre bere rremuje, por sa eshte numri i pronareve dhe i te punesuarve? Nuk eshte faji i investitoreve ne Golem, por i shtetit qe nuk beri projekte. Shteti te beje projektin ne Zvernec dhe aty mund te investojne miliarderet shqiptare 100 apo 1000 dhe jo 2 apo 4 familje.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tani

              Nuk kishe pse i permendje leket qe mori Sazani nga GENER 2 qe pushoji protestat per kullat te diga e liqenit Tiranes.Ja dhane me gjithe zemer.Ose permendi te gjithe qe moren apartamente,zyra dhe dyqane qe te heshnin.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Ton

                Nese ti thua ikim me Kinen ti bie per 12 ore....ka mijeta familje qe mezi presin bashkimin familjar....minimumi.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jo si palasa qe duket vareze

                  ...samir mane shkateroi vendin

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tol fracezi

                    Edvin dallkauku je ti qe u le dore te gerqise me leshimet e tua o maskara

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DURRSAKU

                      Mos pengoni investimet e kapitalit ne Shqiperi. Investimi i kapitalit sjell te ardhura ne buxhetin e shtetit si per sot dhe per brezat e ardheshem. Vlora me grekerit na dogjen e na pocen ne '97. Pasojat jane edhe sot. Jemi vend demokratik , duam investime te hyaja. Qeveria te zbatoje ligjin. Mos ti preket askujt pa te drejte prona private me certifikate pronesie, jo me enderra dimri. Shqiperi ec perpara drejt Europes !

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hapni syte

                        Si Akshi si inceneratoret. Mos i besoni cobanit psikopat se per ca vite do na perzene.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Napoleon

                          BRAVO VLONJATI ,JO VETEM PLAZHI POR EDHE OBJEKTET TE JENE PUBLIKE MBASI TE NDERTOHEN NGA ATA QE KANE LEKET......RROFT ENVERI , POSHTE IMPERIALIZMI AMERIKAN....

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje lexues

                            Bravo per ironine e holle, or trim! Ke te drejte, e c'na duhen neve plazhet publike? Deti dhe rera jane te Manes, Kastratit, Berishes junior, te dreqit dhe te birit, por kurrsesi tonat. Ne nuk jemi te lejuar, ne vendin tone qe kemi trasheguar nga te paret, ti shfrytezojme keto dhurata te zotit. Ose le te paguajme 20-50 Euro per nje cader dhe dy krevate, te na kontrollojme cantat se mos marrim ndonje pike uje me vete, te cilit duhet ta blejme aty sa frengu pulen. Kete qe po i ben ky Shqiperise, nuk ja beri as Turku, as Zogu dhe as Enveri. Po mire te na behet, kur kemi mes nesh plot te sojit tend!

                            Përgjigjjuni
                          2. V
                            Vëzhguesi

                            Nuk duhet të merremi me njerëz megaloman e gjithollogë si Sazan Guri që tregon përalla sikur shtëpia e tij në Berat është 2500 vjeçare . Kjo mund të jetë e vërtetë por historia e fisit Guri, të cilit i përket Sazani , e ka prejadhjen nga malet e Skraparit heroik . Vetë Sazani që na hiqet si gjithollog. ka qenë një inxhinier modest në penllgun naftëmbajtës të Kuçovës dhe kaq . Po egoja dhe llapa e gjatë e tij e bën atë të hiqet dhe të duket si profesor .

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              XXXL

                              Hajdut keshtu na prure edhe Halabakun Alabar nga Arabi qe do te investonte ne Durres Marina 2, 5 miliard dollare por erdhi me leke xhepi e ti i fale mbi 800 mije m2 toke, ai po ben para duke shitur ajer pa u bere ndertimi se me cilin ligj e gjen ti bashkehajdut dhe pallate qe zhyten nen leshterik, pasi te ndertoj dhe shesi keto pallate do te ndertoje Pordh-in e Durres per jahte luksoze. I hoqe Shqiperise Portin 2500 vjecar duke ndertuar nje plehre ne Porto Romano 5 here me te vogel sec ka qene. Kush je ti grek apo serb qe po shkaterron Shqiperine, shqipetare cohuni dhe futini ne hu ne bythe qe t'i dale tek goje ketij sharlatani.

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sapa

                                Shihni Shengjinin dhe Lezhen si eshte betonuar!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tirana 1967

                                  Komentuesi XXXL,bravo per komentin.. Fix keshtu tha ky palo kryeminister edhe per arabin Alabar,sic po thote sot per per dy vellezerit nga Katari. Jane miljardere,e terci e verci.. Deri tani Alabari nuk ka investuar asnje cent... Ky eshte kryeministri me mashtrues qe ka pare ndonjehere vendi...

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje