VIDEO/ Tabaku: Ligjet e ndryshuara për investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura hapën rrugën për konfliktin në Zvërnec

2 Qershor 2026, 10:30Politika TEMA
VIDEO/ Tabaku: Ligjet e ndryshuara për investimet strategjike dhe zonat e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi lidhur me debatet e fundit për projektin në Zvërnec, duke deklaruar se situata e krijuar është pasojë direkte e ndryshimeve ligjore të ndërmarra nga qeveria gjatë viteve të fundit për investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku kujtoi se prej më shumë se një dekade ka kundërshtuar ligjin për investimet strategjike, duke depozituar amendamente dhe propozime për shfuqizimin ose pezullimin e tij, ndërsa paralajmërimet për pasojat e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura i kishte ngritur që në momentin e miratimit të tyre.

Sipas saj, kalimi i sipërfaqeve nga kategori të mbrojtura në kategori që lejojnë ndërtime, si dhe ndryshimet e zonimit që hapën mundësinë për zhvillime në një pjesë të këtyre territoreve, krijuan kushtet që sot konflikti të shpërthente në Zvërnec.

“Problemi nuk është tërheqja e investimeve të huaja. Problemi fillon kur ligjet ndryshohen për t’iu përshtatur kërkesave të investitorëve dhe jo interesit publik”, u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD-së theksoi se nuk ka asgjë të keqe në ardhjen e investimeve amerikane apo investimeve të huaja në përgjithësi, por ngriti pikëpyetje mbi transparencën e projektit dhe identitetin e përfituesve përfundimtarë.

Ajo kërkoi publikimin e plotë të pronësisë së kompanive të përfshira në projekt dhe respektimin e standardeve të transparencës që, sipas saj, kërkohen nga një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në reagimin e saj, Tabaku kritikoi gjithashtu mënyrën e vendimmarrjes së qeverisë, duke argumentuar se vendimet po personalizohen dhe po merren pa debate të hapura institucionale, pa procedura transparente dhe pa përfshirjen e Kuvendit.

“Shqipëria ka kaluar nga sundimi i ligjit tek sundimi përmes ligjit. Kur ligji bëhet pengesë, ai ndryshohet për t’iu përshtatur interesave të momentit”, deklaroi ajo.

Duke sjellë në vëmendje rastet e Portit të Durrësit dhe Aeroportit të Vlorës, Tabaku tha se mungesa e transparencës, përqendrimi i vendimmarrjes dhe shmangia e procedurave ligjore kanë prodhuar konflikte dhe dyshime të vazhdueshme në projektet e mëdha të zhvillimit.

Deputetja e PD-së përfundoi duke theksuar se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të informohen dhe të dinë se si po administrohen asetet publike, veçanërisht në një vend që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

10 Komente

  1. D
    Dibrani

    Ik e ha tani se t'a ka mush oturakun maloku.monster femer

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plehrat shqiptare kane fytyre Tabakun

      Tabaku eshte 100% e kapur nga propaganda ruse. Usa duket se po identifikon nje grup antiamerikan propagandistik ku futen edhe Tabaku, Peka, Shkullaku, Bushati, Hoxha spiuni, Sejamini, etj. Askush prejt tyre nuk duhet mund te udhetoje me per ne Usa. CDU i ka terhjek veshin Tabakut!

      Përgjigjjuni
    2. U
      Uauaus

      Pyete kryetarin tend te vetshpallur pse mbeshtet Ramen per investmet e huaja? Kane interesa te perbashketa? Kerkoni transparence.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentuesi

        PO IK O LUGAT IK SE NA LEMERISE CILIMINJTE ME GJITHE SALEHQELBIN TEND

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lala plak

          Kuç ej dreq

          Përgjigjjuni
          1. l
            llazi usa

            Kur flet dhe kjo baxhella

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hengshi kokat

              Pyet sali hajdutin se ja ka mare doren , Historia e klubi PARTIZANI , si è ndryshoj ligjin ne favor te dhenderit te tij ? Ketu po hahen me shume sepse eshte investim maramendes , sigurisht dhe perfitimet e ketyre hajduteve jane shume te madhaja , populli si gjithmone nje gure pas koke ? Ne urojme te hajne kokat kete radhe me njeri tjetrin ? Shkofshi ne Hale te GOMARES ???

              Përgjigjjuni
              1. h
                hup zemër zezë

                IDIOTE E POSHTËR!:

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Ms.

                  Sa here shfaqet kjo , mendja te shkon Tek Berisha , Tek paturpesia e nje femre , qe , per t'u bere deputete , dmth te kishte akses per te vjedhur , tundete vithet si cingie , ne gare me te ngjashmet e saj , per te kenaqur dhe per t'i hyre ne zemer , S . Berishes , shqiptarit me antishqiptar , fashisto-komunistit me te eger nder ne .

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironsi i Vorrit Bomit

                    Takja kjo bucja me Nene Iraniane po per fushen e Aviacionit qe vodhe token e shpronessuar nga Itlia dhe ndertove 12 kulla se bashku me vajzen e dajes kurven me patennte me 1980 Sila Truspi Turdiu pse nuk flet moj zuske.?????....????????...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje