PD 15% më shumë se PS në media/ Spahiu: Ose paguan më shumë ose media është e pavarur

6 Maj 2026, 22:50Politika TEMA
PD 15% më shumë se PS në media/ Spahiu: Ose paguan më

Me sheshe gjithnjë e më bosh dhe protesta që po humbasin forcën, Sali Berisha ka gjetur një tjetër fajtor: mediat. Por, monitorimi për marsin i Autoritetit të Mediave Audiovizive konfirmon se Partia Demokratike e Shqipërisë është ulur këmbëkryq në ekranet e shqiptarëve. Për muajin mars, PD zë 60.12% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë renditet e dyta me thuajse gjysmën e kohës në 37.21%.

I ftuar në Repolitix, juristi Kreshnik Spahiu tha se monitorimi i AMA-s rrëzon të gjitha pretendimet e kryedemokratit për censurimin e opozitës,

"Ka një pasqyrë nga monitorimi dhe minutazhi të hapësirës që ka opozita dhe qeveria, këto janë për mediat, por i njëjti raport është edhe për portalet edhe për gazetarët. Fatmirësisht, mendoj që është në nivel shumë të qartë, e hapësh TV në mëngjes dhe të lexosh se 90% e gazetave janë me titujt kundër qeverisë, unë mendoj se është titull shumë pozitiv. Opozita ka më shumë hapësirë dhe kjo nuk është vetëm në media, hap TV del Sali Berisha, hap frigoriferin del Sali Berisha, del kudo. Sot ka mbajtur një qëndrim që na tërheq gjithë mediat. Fakti që opozita ka më shumë hapësirë, në 24 orë del Sali Berisha, ose paguhet media, ose jemi në një vend me media të pavarur. Në Gjermani, kur del një lajm është 40 sekonda dhe jo me sinkron, me mbulim, pra hapësira për kryeministrin është 40 sek në lajm. T’ia bëjnë si Albin Kurtit në Kosovë, i mbyllin kamerat aty",- tha Spahiu.

9 Komente

  1. D
    Dire Straits../....////

    Diferencen per Saliun e ben Tema e Bazes......99% te artikujve jane per Saliun....dhe botohen "free of charge"......ish padronit te tij Mero ia ben favorin falas !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriana Kalaja

      Mos komento më se prej teje po na urrejnë më shumë!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sali

      Mediat leshi e pronaret qe nga tv shteteror e me radhe Jane plot me berishiste e pronaret Kane gelltitur nje luge corbe te prishur berishiste

      Përgjigjjuni
      1. A
        A është K.Spahiu i pavarur?

        Minutat në ekran nuk e bëjnë median të lirë. Në pamje të parë, këto shifra duken si kundërargument i mjaftueshëm ndaj ankesave për “censurë”. Por në thelb, ato nuk thonë pothuajse asgjë për lirinë reale të medias. Koha televizive është një tregues sasior, jo cilësor. Ajo mat vetëm sa minuta shfaqet një aktor politik në ekran, por nuk mat mënyrën se si paraqitet, kontekstin në të cilin vendoset, apo narrativën që ndërtohet rreth tij. Një media mund t’i japë një politikani shumë hapësirë, por njëkohësisht ta paraqesë atë në mënyrë të vazhdueshme negative, mbrojtëse apo të delegjitimuar. Në këtë rast, prania e shpeshtë nuk është privilegj, por mjet konsumimi dhe amortizimi politik. Një nga format më të zakonshme të kontrollit editorial sot janë debatet e stisura. Studio televizive të mbushura me analistë “të përhershëm”, shpesh të lidhur financiarisht ose politikisht, krijojnë iluzionin e pluralizmit. Në realitet, kemi të bëjmë me një kor zërash që riprodhojnë të njëjtën narrativë, ndërsa zëri ndryshe izolohet, ironizohet ose ndërpritet. Edhe kur opozita është e pranishme në ekran, ajo mund të përballet me një ambient armiqësor, ku rezultati i debatit është i paracaktuar. Po aq e rëndësishme është edhe çështja e agjendës. Media e lirë nuk matet vetëm nga ajo që transmeton, por edhe nga ajo që zgjedh të mos transmetojë. Vendosja e temave “apostafat”, zhvendosja e vëmendjes nga skandale konkrete drejt debateve periferike, ose relativizimi i çështjeve që prekin pushtetin, janë forma të sofistikuara të kapjes mediatike. Në këtë kuptim, opozita mund të flasë gjatë, por detyrohet të flasë për tema që nuk i ka zgjedhur vetë. Edhe trajtimi i pabarabartë në pyetje dhe ton është një element që minutazhi nuk e kap. Pyetjet agresive për njërën palë dhe pyetjet e buta për tjetrën, ndërprerjet selektive, presioni për përgjigje të shkurtra apo mbyllja e diskutimit me justifikimin e “mungesës së kohës”, janë forma të censurës së butë. Ato nuk ndalojnë fjalën, por e deformojnë atë. Një tjetër aspekt është hierarkia e lajmit. Nuk ka të njëjtën peshë një deklaratë e vendosur në hapje të edicionit informativ dhe një tjetër e futur në fund, pa analizë dhe pa vazhdim. As nuk ka të njëjtin ndikim një lajm që përsëritet disa herë gjatë ditës dhe një që transmetohet vetëm një herë, formalisht, për të “larë duart” me balancën. Prania teknike nuk është domosdoshmërisht prani reale në opinionin publik. Në fund, duhet parë edhe struktura ekonomike e medias. Varësia nga reklamat shtetërore, interesat e pronarëve dhe marrëdhëniet me pushtetin e kthejnë median në një aktor të kujdesshëm për të mos kaluar disa vija të padukshme. Në këto kushte, hapësira që i jepet opozitës është shpesh një tolerim formal, jo shprehje e vërtetë e pavarësisë editoriale. Për më tepër, fakti që dy figura politike, Berisha dhe Rama, zënë pjesën dërrmuese të ekranit tregon një problem më të thellë: varfërinë e pluralizmit. Politika reduktohet në duel personal, ndërsa idetë, alternativat dhe zërat e tjerë mbeten në hije. Kjo nuk i shërben as opozitës, as demokracisë, por vetëm ruajtjes së një status quo-je të kontrolluar. Prandaj, debati mbi lirinë e medias nuk mund të mbyllet me tabela dhe përqindje. Media e kapur sot nuk hesht, por flet shumë; nuk censuron drejtpërdrejt, por deformon ose relativizon; nuk përjashton, por e fut kundërshtarin në një kornizë që e dobëson. Minutat në ekran mund të masin kohën, por nuk matin të vërtetën. Dhe pa këtë dallim thelbësor, çdo diskutim për pluralizëm mbetet thjesht statistikë pa përmbajtje.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jo jam i varur

          Kur ngateron Hajdarin me Dollarin eshte problème.... Kreshnik Spahiu nuk eshte politikan eshte njesoje sikur te thoshe folse lajmeve ka me shume kohe televisive se Bufi....

          Përgjigjjuni
        2. B
          Ben

          Nuk jam me Saliun apo PD, ne fakt e dua te shkoj ne hell, por ketu po ia fut kot! Rama eshte kryetar i PS dhe eshte tere diten kudo. Si qenka me shume Media me PDne?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali Shuli

            Dire! N'a rrofsh topet.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vazhdo Bufi kenetes se Po na kenaqe

              Dalja e Bufi kater here ne dite ne kazanet televizive eshte strategji e Rames, duke i dhene hapesire ketij te semuri psiqik e bene qesharak....... Nese nuk do kishte dalje televisive a do ishte bere qesharak me thenjen skizofrenike ( prortest paqesore e armatosur ) Rama i ka krijuar hapesire televizive thjeshte per ta kthyere ne nje kllun cirku.... Nje proverbe française thote : kur del ne gazette behesh i njohur, kur del shpesh shpesh behesh gazette......eh Bufi kenetes eshte bere gazette Per ta kuptuar , nje kengetar mbasi nje suksesi disa vjeçar , terhiqet nga média per nje kohe te caktuar....

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ehhh média e kapur nga Rama

                Média eshte e pamvarur ne kemi banalist apo anal ist si Shkullaku Bushati Lubonja Cani Çurri Robert Kaka Papa Sonila siliconi Krasta Barbaramo Rakipillari Peka Duma Rakipkari Vangjeli Erla Mehilli Koka Hoxha.......nuk mbarojne jane ne sherbime te Rames haaa Per ta kuptuar , gjithe keta parazit studiosh mendojne se jane zgjuar dhe i imponojne idiotsit e tyre popullit, por nuk e kuptojne qe populli tallet me keta kazanxhinje. Vertete besoni se kur flet psikopati Lubonja njerzit e marin per baze çfare ky spiune thote. Verte besoni se çfare thote nipi ambasadorii te PPSH i shokut Magjyp Qim Peka e besone njeri. Vertete besoni se çfare thote nipi Hysni Kapos i besone njeri. Vertete besoni se çfare thote ish sekretar i rinise komuniste Fevziu e besone njeri.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje