PD e Berishës merr përsipër çdo person që sulmohet apo vritet: Janë tanët

19 Prill 2023, 19:02Politika TEMA

PD e Berishës merr përsipër çdo person që sulmohet

Deputeti demokrat Edi Paloka është pyetur lidhur me vrasjen e ndodhur mesditën e kësaj të mërkurë në zonën e “Ranës së Hedhun”, ku viktimë mbeti biznesmeni Ardian Nikulaj.

Për Palokën, kjo vrasje dyshohet se është politike.

Ai tha se Nikulaj në këto zgjedhje ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.

“Mendoj se vrasja ka qëllim poliitk. Në këto zgjedhje ai ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashë Fitojmë” megjithatë nuk dua të flas më tepër sepse duhet të kem informacion”, tha Paloka për “News24”.

PD e Berishës është duke politizuar çdo krim së fundmi, duke marrë përsipër se i ka të vetët, ata që sulmohen, me argumentin se po vriten për motive politike.

Gjë që natyrisht shtrembëron arsyet reale të krimeve, pasi vështirë se mund të mendohet që këtu të të vrasin thjesht për bindjet politike.

7 Komente

  1. A
    Angjelini

    Thi ka mundethi o thuthuq? Thapa-thupa, thapa-thupa, non-grades i pshtoj sh..rra....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe Pathuqja

      Çohu ENVER dhe ..........PALOQES.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Paloka i njeh personalisht keta elemente, sepse ka krijuar nje kompani per shitje apartamentesh me nje trafikant ne Velipoje dhe Shengjin. Veprimtaria financiare e Palokes po ndiqet nga DEA Amerikane per pastrim parash. Prandaj nxitoi kaq shume Paloka te jepte variantin qe i intereson atij per kete vrasje gjakmarrje.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bill

          O Tema,po Ska PD e Berishes,ka Rithemelimi. Ju mediat e keni fajin qe akoma nuk dini te beni ndarjen kur duhet bere. Te jem PD ju hedh ne gjygj deri sa tju marr dhe qindarkën e fundit per përdorim/përvetësim te emrit ,simboleve ne mënyre te paligjshme.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Thuthi

            mos edhe ata qe u vrane ne Amerike para ca ditesh ishin mbeshtetes te "Bashke Thuthojme"

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesia e munguar

              Per sa kohepolitika do te reagoj ne mbrojtje te njerit apo tjetrit,pa folur drejtesia,shteti yne do te jete inegzistent.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatosi-kosove

                Kurse ajo qe eshte 100% e sigurt eshte se JO vetem kete vrasje ne Lezhe por te gjitha si ajo ne Elbasan i keni ber ju qe thirreni ne emer te PD-s, ska asnje dyshim o thuthuq se ti e di se ksuh eshte vrasesi, vetem drejtesia e fjetur nuk ka degjuar gje akoma.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje