Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Special Report” në ABC u shpreh se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin dhe se sipas tij ish-kryeministri Sali Berisha e ka përdorur si mburojë për interesat e tij.
“Berisha ka bërë shkelje flagrante dhe janë rrethana shumë rënduese për të. Atij i është ndaluar të komunikojë me njerëzit, por nuk e ka bërë. Pra është një shkelje flagrante jo vetëm e ligjit, por edhe e vendimit të gjykatës. Unë çuditem përse ata njerëz që jetojnë aty nuk paraqiten në polici për të siguruar qetësinë e tyre. Aty ka biznese që nuk janë të Berishës. Por ky deri në ditën e fundit dhunon njerëz. Nuk lë punën të jetojë normalisht. Ai tani edhe në rrugicën e vet krijon dhunë për njerëzit”, është shprehu Çupi.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste, analisti Çupi tha se SHBA gjithmonë ka mbështetur demokratizimin e vendit.
“Sot e kësaj dite si një aleat i vërtetë i Shqipërisë tenton ta shohë Shqipërinë si një vend normal. Amerika nuk resht së mbështeturi demokratizimin e vendit. E pamë që Salianji ndryshoi qëndrim pas vizitës në SHBA. Neutralizimi i fenomenit Berisha është i krahasueshëm me neutralizimin e vrasësve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Berisha do të shënohet si një prej kontributeve të drejtësisë shqiptare dhe SHBA sigurisht për t’i larguar vendit një rrezik”, tha ai.
Cfare kerkoni me teper nga lexhendari i Vicidolit, ju minj te kanaleve?! Edhe mali i dajtit do te dridhet , Sali Vuk Berisha i gjalle nuk lidhet!
Rroçk Fupi...
Si Rithemelimi ashtu dhe rilindja jane banda te organizuara ne Duarte e Saliut dhe Edvinit.Duhet te groposen keto banda qe shqiperia te behet nje vend demokratik