PD në Gjykata e Lartë: Foltorja apo Basha, kujt i takon vula!

13 Tetor 2023, 16:40Politika TEMA

PD në Gjykata e Lartë: Foltorja apo Basha, kujt i takon vula!

Gjykata e Lartë pritet të vihet në lëvizje për të zgjidhur konfliktin ligjor të drejtimit të Partisë Demokratike.
A2 CNN iu drejtua hallkës më të lartë të gjyqësorit për të mësuar më shumë rreth rekursit të bërë më 24 maj nga Rithemelimi, i cili kërkon të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku vula i mbeti Sali Berishës.
“Kjo çështje, për shkak të objektit që ka, “Rekurs(Prishje Rigjykim)” hyn te çështjet për të cilat gjykata investohet me procedurë të përshpejtuar. Për këtë arsye, por edhe për shkak të natyrës sensitive që ajo mbart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ju bën me dije se ajo do të shqyrtohet shumë shpejt, në Dhomë Këshillimi.”

Përgjigjja e Gjykatës së Lartë për A2CNN
Berisha, që drejton Rithemelimin, ankohet prej muajsh se çështja vonohet enkas nga Gjykata Kushtetuese, me urdhër politik të Kryeministrit Rama, me qëllim që përçarja mes demokratëve të vijojë sa më gjatë, duke i dëmtuar ata përballë elektoratit.
Palët shkuan në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli ktheu përsëri çështjen në shkallë të parë, ku Berisha kishte arritur të regjistronte vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, përmes të cilave rimerrte kontrollin e Partisë Demokratike, duke larguar Lulzim Bashën dhe lidershipin e tij.
Sipas Apelit, Gjykata e Shkallës së Parë duhej të kishte pranuar si palë në proces edhe grupin e Bashës, ndaj pa hyrë në themel të çështjes, kërkoi rigjykimin e saj.
Kundër këtij vendimi të Apelit, Rithemelimi i Berishës iu drejtua Gjykatës së Lartë, me bindjen se gjithsesi nuk do të gjejë zgjidhje.
Përveç përplasjeve ligjore, marrëdhënia ndërmjet demokratëve këto dy vitet e fundit ka njohur edhe përleshje fizike. 8 janari i vitit 2022 është simboli i kësaj përplasje ku njëra palë fortifikoi partinë duke e blinduar, ndërsa tjetra kërkonte të ngrinte flamurin e fitores duke e shpërthyer atë.
Berisha arriti të rimerrte selinë vetëm pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit të vitit 2022, ku Basha rezultoi forcë e tretë, duke u detyruar të japë dorëheqjen. Një pauzë jashtë reflektorëve që zgjati diçka më shumë se 1 vit, ku poltronën ia ruajti i besuari i tij, Enkelejd Alibeaj, për t’u rikthyer më pas edhe njëherë “de jure” si kryetar i PD-së, një logo tashmë e tkurrur si në lista anëtarësie, ashtu edhe në grup parlamentar.

2 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Nqs gjykata e larte do mbaj drejtesi,logoja dhe vula i takon Partis Demokratike qe eshte e rgjistruar ne gjykate,ku eshte drejtues Lul Basha. Berisha nuk eshte i regjistrua kerkund dhe kerkon pdrejtesisht te marin PD-ke. Jo dhe jo. Ai nuk eshte partia demokratike,por partia e foltures se ai e perçau partine. Saliu me ata deputet te tjere le te beje nje parti tjeter dhe t'ja verin emrin si te doje.T'ja verin partia e Shkelzenit apao Ergites.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Si gjithmonë, fajtor është Rama .

      I DËMTUARI nga ky vendim do jetë Rama , njëri do thotë fitoi “ALEANCA E KULLAVE” , tjetri do thotë fitoi “EMËRTESA “ e Ramës , megjithëse kjo gjykatë , nuk mund t’ë shfuqizojë dot vendimin e një shoferjurist plepisti .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje