PD protestë në Elbasan, qytetari: Pjesëmarrje e vogël se s’ka më njerëz, kanë marrë rrugën e kurbetit

11 Tetor 2022, 11:42Politika TEMA

PD protestë në Elbasan, qytetari: Pjesëmarrje e vogël se

Një grup qytetarësh i është përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar për çmimet e larta të ushqimeve dhe naftës në qytetin e Elbasanit.

Në shenjë proteste, një grup shoferësh kanë vendosur të fikin makinat në bulevardin përgjatë kalasë së qytetit, ku edhe janë grumbulluar protestuesit.

Ata janë shprehur për mediat se situata ekonomike në vend është rënduar, ndërsa shqetësim mbetet largimi masiv i të rinjve nga vendi.

“Jetesa është bërë e vështirë, përditë të rinjtë ikin. Ikin se s’ka të ardhme këtu. Ky vend ka marrë fund.

Edhe në protestë po t’i shohësh shumica janë mosha e tretë dhe pjesëmarrja është e vogël se s’ka më njerëz, nuk ka kush vjen. Kanë marrë rrugën e kurbetit”, është shprehur një prej protestuesve.

3 Komente

  1. E
    Elbasani

    Mos mashtro nuke vine se ju jeni llumi.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Primitiv

      Protesta eshte e shekullit te kaluar jemi ne 2022 e imagjinoni nje grupe debilash berrtasin liri -demokraci sa qesharak behesh te hyshe ne sherbime te nje nongrata nje komunisti nje minues te démocrasis te berrtasesh poshte komunizmi kur dirigjohen nga nje komunist eeehhhh njerez primitiv

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        Kemi marre rrugen e kurbetit o trushpelare elbasanas nga tmerret qe kemi provuar ne kurriz nga Perbideshi i Vicidolit qe ka zaptuar Tiranen dhe po terrorizon gjithe shqiptaret!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje