
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nuk beson se shqiptarët do të përdoren nga opozita për protestat e saj antiqeveritare.
Ai është i vetëdijshëm se ajo që e quan “inflacion i luftës” për shkak të luftës në Ukrainë, ka goditur shqiptarët por shton se masat e marra nga qeveria për të mbrojtur qytetarët janë më të forta se thirrjet e opozitës për protesta.
“Shqipëria po përballet me inflacionin e luftës . Vëmendja jonë është tek familjet që po vuajnë çmimet e larta. Ne jemi vend importues drithrash, energjie elektrike, ushqimesh.
Qeveria ka arritur që me këtë buxhet që ka Shqipëria, të ruajë të paprekur çmimin e energjisë elektrike. Këtu, si në të gjithë Evropën dhe në SHBA, po luftohet me inflacionin, jo me bomba. Shpërthimi i kësaj bombe është tek çmimet. Luftrat duan solidaritet.
Pastaj, se ka elementë të caktuar që luftën duan ta përdorin për instrumentin e tyre politik si shpresa e vetme për të fituar kredibilitet politik, le ta bëjnë.
Kush mendon se do të marrë shqiptarët mish për top për hallin e vet që i ka rënë, se nuk ka hall më të madh se ky i Berishës, nuk besoj se shqiptarët mund të mashtrohen nga binomi mes Sali Berishës dhe Ilir Metës”– u shpreh zoti Balla për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.
E para o Ball, ti si qeveri te te vije turp qe thua jemi vend importues energjie. Ju jeni hajdute te energjise qe prodhojme. Kjo eshte e verteta. Te kishit bere nje rafineri nafte per vendin, te kishit mbaruar skavicen, dhe te kishit rrjetin e ri ujesjelles te tiranes, sot ne 1. Do kishim nafte per nevojat tona. 2. Do kishim uje te pijshem falas. 3. Do kishim energji elektrike jo per vete por edhe per te eksportuar. Te gjitja keto benin gjithsej 1 miliarde euro imvestime te prekshme. Por JO.ju zgjodhet te harxhonit 2 miliarde euro per rilindje urbane duke vjedhur 1 miliarde euro dhe tashme pa kaluar 2-3 vjet jane prishur te tera prjektet urbane qe bete. Ju zgjodhet ti falnit vilma nushit 460 milion euro per check upin mjekesor qe pervecse ju mbushi xhepat juve, nul i solli asgje popullit. Ju zgjodhet te harxhoni 400 milion euro për inceneratort qe nuk ekzistojne. Ju zgjodhet te beni 21 km rruge thuman kashar me 20 milion euro nje kilometer. Prandaj o BALLE, ne nuk behemi me mish per top per ty dhe Edi Ramen. Mjaft na trembet me hijen e berishes. Ju jeni hajdute 100 here me te medhenj se berisha dhe Meta te marre sebashku.