“Midis Ramës dhe Kurtit ka rivalitet por njëri prej tyre duhet të dalë nga vetja dhe të shohë çfarë ndodh rreth e rrotull”. Kështu është shprehur historiani Pëllumb Xhufi për raportin mes dy kryeministrave shqiptarë.
Në një intervistë për News 24, Xhufi tha se dy liderët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, ndërsa zihen si çiliminj.
“Është dëshpëruese kur i sheh se sulmojnë njëri tjetrin., shprehet ai.
A është një luftë e dy kryeministrave, atij shqiptar dhe kosovar? A mund të deklarohet se Kosova është ‘toka e askujt’?
T’i marrim gjërat me radhë. Nuk tha se ‘Kosova është toka e askujt’ por për brezin e tyre tre qyteteve, e kishte në kuptimin se aty është e vështirë që të veprojë ligji dhe ky është një fakt. Megjithatë duhet të zgjedhë fjalët e duhur, të mos përdorë shumë kolor, le të jetë pa ngjyra.
A ka një rivalitet mes tyre?
Padyshim që ka një rivalitet mes tyre. Ka një çështje personale. Janë të dy të rinj, të formuar, një vetëvlerësim për veten si dhe kanë bërë gjëra që duhen vlerësohen. Por këtu duhet që njeri të dalë nga vetja dhe të shohin se çfarë ndodh rreth e rrotull. Duhet të gjejmë patjetër gjuhën se është bërë si zënie çiliminjsh. Ndeshja e futbollit ishte një rast i mirë për të qenë bashkë. Edhe në momente acarimi, të dy ata kanë ditur të bashkohen, qoftë edhe për sytë e botës. Është dëshpëruese kur i sheh se sulmojnë njëri tjetrin.
Një luftë për dominimin e botës shqiptare…
Çfarë do fitojnë? Do fitojnë dy vende me probleme të mëdha.
Në Tiranë u mbajt Procesi i Berlinit…
Pa u reformuar vetë BE, se duket që praktikisht nuk po funksionon. Nuk merr dot vendime të drejta, por bllokohet. Shih rastin e Maqedonisë së Veriut. Unë jam që të jenë më afër të ndihmojnë më shumë dhe për çështjen tonë. Të mos pengohet e thënë troç integrimi i Shqipërisë nga një votë e Greqisë. E shikoni sa qesharake është kjo?
Nuk ka rivalitet ndoshta ne Shqiperi nuk ibdine kuptimin fjales. Rama ne Shqiperi Kurti ne krahinen e koqevarise Rama i djathte Kurti bolshevike Rama 800 mije votura Krahina kosoves 800 mije banore Koqevaret votojne ne koqevari Shqiptaret ne Shqiperi Ku eshte rivaliteti ?
Te dy jane Negative ne kenveshtrimin e Politikes Kombetare .Kurti e ben nga Shejtanlleku Rama nga Traplleku
Ooo prof. Akademik Xhufka,epo dil nga lëvozhga partiake se s'të ka hije si intelektual që je e i bën fllad Ramës pa marë parasysh se sa e dëmtoi Kosovën me deklaratat dhe veprimet e tij. Turp ...
Këtu je treguar jo i zgjuar Xhufi. Duhet të kishe një konkluzion më realist për këto mosmarëveshje midis të dyve, dhe mos u ndiko nga analistët e bythës të Tiranës e të Kosovës. Sipas teje Rama duhet ti ulej në gjunjë Kurtit e ti kërkojë falje një idioti të lindur që ka për mision shkatërrimin e Kosovës. Rama nuk i ulet në gjunjë, një më të miri se ky idiot. Se paske kuptuar Ramën zoti Xhufi.