Përfaqësuesi i PD në Bulqizë: Pjesëmarrësit nga foltorja e Berishës votuan Bashën

29 Korrik 2023, 20:39Politika TEMA

Përfaqësuesi i PD në Bulqizë: Pjesëmarrësit nga

Sipas kryetarit të komisionit të votimeve Dylber Murra, votimet kanë vijuar normalisht dhe pa probleme. Sipas tij pjesëmarrja në këto votime ka qenë e lartë.

Edmond Isaku përfaqësues i Partisë Demokratike të Buqizës u shpreh se në votime pati edhe pjesëmarrës nga foltorja e Berishës, në mbështetje të kandidatit Lulzim Basha.

“E rëndësishme është që anëtarët e PD-së që ishin të foltores, kanë ardhur dhe kanë votuar për Lulzim Bashën, kështu që kjo është pozitive sepse njerëzit kanë arritur të reflektojnë dhe të shohin të ardhmen”, ka thënë Edmond Isaku./m.j

1 Komente

  1. E
    Evisa

    Kjo shkoqur tregon se zgjedhja e Bashës në PD ka bekimin dhe kontrollin e plotë të Berishës. Pasi nuk mundi të imponojë Ilir Metaj si pasardhës të tij në PD duke mos e mposhtur dotë alergjinë e demokratëve për të, i detyruar tashmë, Berisha është kthyer tek Lulëzim Basha, si një nga krijesat e tij më besnike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje