Përmbytjet/ PD e Vlorës: Prokuroria të nisë hetimet, nuk u morën masa

5 Tetor 2024, 14:51Politika TEMA

Përmbytjet/ PD e Vlorës: Prokuroria të nisë hetimet, nuk u

Partia Demokratike, dega Vlorë, ka reaguar për përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara në qytetin bregdetar të Vlorës. Kryetari Atird Hoxha, nga terreni, i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet, pasi sipas tij nuk janë marrë masat e duhura dhe s’ka pasur reagim në kohë duke krijuar edhe këtë situatë të rëndë në qytetin e Vlorës.

Deklarata e plotë

Përmbytjet e fundit që kanë goditur qytetin tonë kanë sjellë pasoja të rënda për shumë familje dhe pronat e tyre. Fatkeqësisht, këto ngjarje të rënda dhe të përsëritura janë pasojë e mungesës së investimeve të qëndrueshme në infrastrukturën urbane dhe planifikimin afatgjatë nga ana e bashkisë dhe qeverisë së Rilindjes.

Qyteti nën ujë, është një tregues i qartë i papërgjegjshmërisë në menaxhimin e tij.

Përfundimisht, kjo qeveri, ky model nuk kanë më turp e cipë dhe nuk duan të dinë më për qytetin e qytetarët. Mungesa e energjisë elektrike në të gjithë qytetin për orë të tëra ka përkeqësuar gjendjen në shumë zona për shkak të mosfunksionimit të sistemeve.

Drejtuesit e institucioneve duke filluar nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Dredha, në rehatinë e tyre e pritën të pushoi shiu dhe u jepnin urdhër punonjësve që i lanë në mëshirë të fatit, pa mjete me rrogë qesharake, ndërkohë që rrogat e tyre i shtuan i bënë miliona.

Sot me siguri do ti shihni tek nxitojnë të hedhin foto me punonjës e makina, duke na treguar se po punojnë për rikthimin e normalitetit. Një popull që paguan taksa për zyrtarët që e drejtojnë por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta, është një popull i vjedhur në mënyrë kriminale dhe i përbuzur nga arroganca dhe cinizmi.

Vlora dhe vlonjatët nuk e meritojnë këtë. Në këto kushte Partia Demokratike Dega Vlorë i bën thirrje Prokurorisë të nisi menjëherë hetimin për situatën e krijuar në qytetin tonë pasi është e qartë se nevoja për masa paraprake dhe efektive nuk është përmbushur, duke lënë qytetin të pambrojtur e në mëshirën e fatit.

5 Komente

  1. D
    Demokrati orëve të para

    Ik o debil, vallë gjithë idiotët dhe debilat në PD janë mbledhur?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Debilët e PD kanë vetëm fjalë.

      Kjo është që "dua të them edhe unë diçka, hajde se po e them". Një deklaratë e papergjegjeshme e një njeriu pa shkollë. Është deklaratë kot, vetëm një shashkë, sepse cilido qe ka mbaruar shkollën e mesme e di që ky është budallallek. Me mire mos thuaj asgje. Per PD ky është roast ideal per perfitim politik, por ketu prokuroria nuk ka punë. Që të ketë punë prokuroria në kete mes, duhet të vertetohen shkelje.ligjore, edhe me vjedhje në kanalizimet, në sistemin e kullimit të ujrave natyrale. Perndryshe del idiot. Ajo që PD mund të beje në Vlore është të krijoje një forcë vullnetare, me aktivistët e saj, të ndihmoië qytetarët nevrezik ose nevojë. Keshtu i ngre vlerat vetes perpara popullit. Tani Bashkia dhe Qeveria kane formuar Shtabin Emergjent dhe kane premtuar momoensime të banorëve. Tani haji mutin Bashkisë se I tregua me të shkathet nga ju. Ose ju u treguat të paaftë. Tani dilni e Beni deklarata we nuk i degjon njeri. Kush i pjerdh deklaratat? Deputeti i PD në Vlore, dhe ai që është kandidat per kryetar bashkie duhet të ishin të parët të formonin ekipin e emergjencës, mbledh ca ndihma nga biznesmsnët që mbeshtesin PD, dhe fillon ndihmo njerezit perpara ze të fillonte Dredha,. Vepra ore, vepra. Veprinet duken. Fjalët i merr era. Tani iku treni. Merr karrocën. Debil.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lavdosh

        Keta I bien fyellit si gjithmone llafe pa bereqet Fshati digjet nusja krihet. Eshte koha te mobilizojne forçat, nqs u ka ngelur ndonje, dhe te ndihmojne familjet ne nevoje. Me vone te merren me politike

        Përgjigjjuni
        1. 6
          60 vjeç

          nuk ka sistem te largimit te ujrave te shiut, qe te perballoje reshjet e shumta qe shkarkohen ne nje kohe te shkurter...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Idiotat pedere.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje