Përse Edi Rama i mbush stadiumet me diasporën?

26 Maj 2024, 17:53Politika TEMA

Përse Edi Rama i mbush stadiumet me diasporën?

Nga Ylli Pata

Teoria e dërgimit me autobuzë nga Lezha apo Dibra në Milano e administratës, natyrisht që këtë herë bëhet me qesharake se të parën.

Por gjithsesi është e qartë sa ka një pjesë jo të vogël njerëzish, madje edhe në diasporë që nuk kanë shkuar në takimin me Edi Ramën. Nuk kanë shkuar se votojnë kundër tij, kanë votuar kundër e kanë të tjerë fansa politikë në Tiranë.

Një pjësë e këtyre kundërshtarëve, të ushqyer edhe nga kuzhina prpagandistike qëndrore në Tiranë, i bien daulles me një ritëm. “Janë komunistë”, thonin dikur, siç thonë mjaft edhe “të djathtë” në diasporën e SHBA që ushqehen nga media të financuara nga Tirana ku punojnë ish-shikas të Gazidedes. Këta zëra nuk lodhen së thëni se diaspora është e kuqe, është e mbushur me sigurimsa, komunistë, e tani përdorin fjalën padronazhistë.

Në fakt, ai që ideon gjithmonë këtë strategji balte apo sulmi, është personi që njeh realisht siç qëndron e vërteta. Nëse diaspora lejohet që të votohet në Shqipëri, rezultati apo diferenca e blloqeve politike mund të jetë dhe më e thellë.

E kjo ka një arsye të madhe, që ka një histori traumatike e dramatike, njëjtë me atë që kanë përjetuar breza të tërë të mërgatës shqiptare.

Është krejt e vërtetë që fluksi i parë i eksodeve të shqiptarëve drejt Perëndimit, duke nisur me ambasadat, e më pas me anijet në portin e Durrësit, ishin pjesë nga shqiptarët më të guximshëm, ku pjesa më e madhe e tyre ishte pjesë e shtresës së të përndjekurve politikë. Por fluksi më i madh dhe më masiv i emigracionit shqiptar që nuk shkoi as me anije e as me ambasada, është ai i periudhës 1992-1996. Shumica të ikur me gomone, ku mjaft kanë humbur jetën, e një pjesë tjetër me viza të blerë sa frëngu pulën, duke shitur gjithçka kishin.

Janë qindra mijë shqiptarë që për 4 vitet e para çanë ferrën kryesisht në Itali, pasi u larguan përdhunshëm nga puna në Shqipëri. Me një ligj gjenocidial: 24/1. Ushtarakë, inxhinierë, specialist të nivelit të lartë, që i dhanë Italisë një ekselencë të mendjes dhe zotësisë të punës. Pjesa më e madhe e tyre shkuan natyrisht në qendrën e veriun e Italisë: Nga Toskana, Emilia- Romagna, mbi të gjitha Lombardia e Piemonte, por edhe Veneto, Friuli Venezia Giulia apo edhe Alto Adige.

Mijëra specialistë më moshën më të mirë që njihnin që nga armatimet, por edhe fortifikimet, elektricitetin, minierat, lidhjet hidraulike apo ndërtimet që u kthyen në burim zhvillimi për rajonet veriore të Italisë. Ishin të gjithë të larguar nga puna pas 22 marsit 1992, me një koncept politik apartedial që u bë i famshëm me shprehjen e Safet Zhulalit: “Janë jeshil jashtë dhe të kuq brenda si shalqiri”.

Vetëm miniera e Bulqizës kishte 5 mijë punëtorë, ku specialistët më të aftë të saj: inxhinierë, teknikë, specialist, saldatorë e mekanikë emigruan dhe jetojnë në Italinë e Veriut.

Një drejtues shumë i lartë i ushtrisë shqiptare, general, i cili në 1992 ndodhi po në kupolën e Forcave të Armatosura, votoi më 22 mars të atij viti për Partinë Demokratike. Për ndryshimin natyrisht. Por sapo erdhën në krye “demokratët” jo thjesht e hoqën nga puna, por e çmobilizuan dhe e hodhën në rrugë gjeneralin që vinte nga një nga familjet më të mira të Shkodrës.

Ai, në kulmin e moshës aktive emigroi në Itali, në një qytet të Toskanës, ku punoi me ndërtim e meremetim siç kanë punuar shumica e emigrantëve në Perëndim.

Atje, në qytetin ku jetonte e punonte lidhi marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë. Të cilët që nga kryetari i bashkisë e qytetari më i thjeshtë e thërrisnin “gjeneral” dhe e nderonin ushtarakisht me respekt ditë për ditë.

Po ashtu ushtarakë të tjerë, inxhinierë të nxjerrë në rrugë, pasi minierat u morën nga horrat e rrugës, apo fabrikat u çuan për skrap. Shumica e tyre nuk kanë qenë socialistë, madje kanë votuar padyshim për PD më 22 mars 1992. Por pas nxjerrjes në rrugë, ata u bënë armiqtë më të fortë të Sali Berishës. Ky është brezi i parë, pastaj vjen ai i tragjedisë së 1997. Pasuesit e ngjarjeve rrëqethëse si mbytja e Katerit të Radës e të tjera, që ikën nga sytë këmbët me fëmijë e pleq sepse vendit ju vu flaka. Ky brez e ka më të freskët traumën. Nuk ishin thjesht të rinj; por familje normale, kryesisht intelektualë që u kërcënuan nga kaosi dhe bandat. Edhe një pjesë e tyre mund të mos ishin socialist, por ata Sali Berishën e kanë shënjestruar më fort se brezi i parë. Kjo armatë emigrantësh, përbën realisht pjesën më të madhe të diasporës sonë. Një pjesë mjaft e rëndësishme e tyre janë socialistë, pasi ata ishin të parët që e pësuan në ato vite pasi PD fitoi në vitin 1992. Ishin nga 27-45 vjeçarë atëherë e sot janë gjysha ose baballarë të rritur. Një pjesë e tyre u emocionuan kur kujtuan traumat e fillimit të viteve 90. Kur përveç Berishës, i braktisi edhe partia e tyre. Një nga këto emigrant është përshembull Gjin Shqalsi, një nga themeluesit e Forumit Eurosocialist Shqiptar. Student i shkëlqyer i Universitetit Bujqësor dhe madje edhe gazetar në të përditshmet e para që nisën në shtypin shqiptar.

Sot është një emigrant në Venezia, ku përveçse një profesionist me reputacion në qytetin që vizitohet nga miliona prej e gjithë botës, e bija e tij është e njohur si një aktore e rëndësishme në Itali.

Natyrisht këto janë raste, por që bashkuar tregojnë një periudhë historike që nuk mund të shuhet as me 24/1 e as me urdhër politik. Ata të gjithë janë njerëz realë, me frymë e mish, me familjet e tyre që sot janë trashëguar me nipa dhe mbesa. Edi Rama e di mirë natyrisht se kush është kjo pjesë e rëndësishme e diasporës shqiptare. Super e kualifikuar, me një diplomë në xhep dhe një përvojë punë e njohur në Perëndim. Me fëmijë e nipa ekselent në arritjet e tyre, ata janë të gjithë të pakënaqur me PS-në.

Në 1997-n, Fatos Nano mbushi sheshin Omonia me emigrantët shqiptarë, por PS nuk se bëri shumë për këtë pjesë të rëndësishme të saj. Në vitin 2021, Edi Rama përzgjodhi për kreun e qarkut Dibër Lavdrim Krashin, një nga themeluesit e FRESSH-it, një inxhinier mekanik me rezultate të larta që punoi vite e vite në pushtetin lokal në Londër. Ai është përfaqësuesi i vetëm i kësaj diaspore politike, e cila megjithatë nuk është e gjitha e tillë.

Diaspora shqiptare është shumë më e hapur se kaq, shumë më e ndryshme se një militim partiak. Dhe siç u pa, ka mjaft emigrant, brez i ri sidomos që vijnë nga familje jo socialiste që kërkojnë ndryshme dhe nuk janë të kënaqur me qeverinë e Edi Ramës. Kërkojnë ndryshime thelbësore.

Megjithatë, Edi Rama, me takimin me emigrantët, ka qëlluar në shenjë për t’ju përgjigjur fabulës së braktisjes së vendit, që e përdor thuajse e gjithë opozita; nga Basha te Berisha e Meta. Që thonë se fajtor është Edi Rama për largimin e tyre.

Rama, ndoshta për ta bërë më inkandeshente fushën politike e ka devijuar sheshin e betejës në diasporë. Ku së paku PS ka një një bazë jo thjesht të konturuar, por që ka treguar edhe fuqi reputacioni në territor. Nga ana tjetër deri tani askush nuk i është përgjigjur kësaj sfide. Por bomba e madhe, ose pjesa e dytë e kësaj ndeshje pritet në New York, Boston, apo Florida…Para zgjedhjeve për Presidentin e SHBA.

TemA

 

52 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Keshtu ndodhte per me 45 vjt me turkoshqipfolesit me Laver sumqirin, edhe pse ai i shkerdheu per 45......pipell zoulou!?

    Përgjigjjuni
    1. M
      M.Lèpusha

      E Vèrteta ju tmerron juve shqipshkruarit me shpirtin e shitur dhe tè djallèzuar. Shqipètarèt mbushin dhe do ti stèrmbushin jo vetèm Pallatet e Sportit por edhe Stadiumet sa herè qè do tè flitet pèr jetèn, bèmat dhe arritjet e tyre dhe Atdheut tonè. K/m Ynè èshtè mjaftè aktiv i pa lodhur nè ambiciet e dèshirat e tijè qè pèrkojnè me aspiratat e njè populli tè shumèvuajtur, tè denigruar. Fjalimet e tijè me njè shqipe tè artikuluar tè sinqerta e mbreslènèse do ti frymèzojnè shqipètarèt kudo qè ndodhen. Ata na lehtèsojnè vuajtjet tona tè mèdha pèr njè jetè mè tè mirè dhe dinjitoze--- Vazhdo Pèrpara Ed Rama tani fillon vèrtetè epoka jote!

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Edi rama meret me emigrantet per 2 arsye. E para se ne shqiperi e njohin mire ate dhe hajduet e administrates se tij dhe nuk mund te genjeje me njeri. Dhe e dyta duke qene i bindur se nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve mund te genjeje ndonje qyqar qe te vije te votoje. Pra e gjitha kjo eshte deshperim . Le ta provoje qofte edhe 1 emigrant i vetem te kthehet ne shqiperi. Supozojme se do kete 200.000 euro. Cfare do beje me kaq???? do bleje toke??? do i dalin rruges nja 3 pronare te tjere dhe do ikin leket per lesh. Supozojme se nuk ka pronare te jere toka, per cfardolloj aktiveteti duhet te ndertoje dicka dhe do i duhet leje ndertimi , procedurat per lejen e ndertimit ne rastin me te mire i zgjasin 1 vit. Do duhet te paguaje 10% deri 20% te vleres se investimit si bakshish. Dhe mbasi te perfundoje keto nese do jete i duruar fillojne hienat e taksa tatimeve . Do zoti ka rilindas qe i genjen ed rama dhe te kthehen , se nuk ka ca vjedh me ne shqiperi i duhen leket e ketyre se ne shqiperi ju ka lene vetem astaret njerezise.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd - antiberish dhe antirame

          Koment shume i sakte.

          Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Nuk ekziston nē natyrē shqiptar atdhetar. Janë atdhetarë te flakte vetem ata qe e vjedhin, grabisin, korruptojne dhe degjenerojne kombin ne emēr tē “demokracisē, pluralizmit dhe kushtetutēs”.Ubi bene, ibi patria.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tju rroje partia,qe ju ka lene mbas

          Nuk e di ky pata,se kush do te jete president ne SHBA-dhe bufoni i tij i mjere nje amalgame e bllokut-osmanizmit bastardues dhe tallavase me bojra,do te cfaqet si nje karikature e se shkuares,ne ndonje cep te vilajetit.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjellë për ripjellsit

          Shpejt sufllaqen ktij bedelit se e meriton. Kush e di që kur ka filluar të pregatisë këtë palo shkrim që kutërbon nga era e bythlëpirjes.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Keta njerez nuk perfaqesojne nje shumice shqiptare!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zbriti Muli nga pema

              Nuk jam i majte , jeten e kam ndertuar jashte Shqiperise nese me jepet e drejta e votes votoje Ramen dhe PS pse : Mbas 1991 nje enverist i emeruar nga Ramiz Alia shoku Sali Ram Berrisha mori drejtimin e vendit ku ne familjen time i largoje te gjithe nga puna pa qene komunist.....vazhdoje me vjedhje vote ndarje krahinore kaloje me firmat piramidale prage lufte civile dhe shkaterim shteti viti 1997 ku dergone mercenare injorant nga veriu per te goditur jugun qe ne vehtrvete perben nje forme gjenocidi , grusht shteti , Gerdeci , vrasje e kater protestuesve korrupsion , deti Greqise , nafta Milloshit si mundet te votosh kete persone qe u shpalle non grate si familje kriminale , kalojme te entourage i tije Spiuni I.M Kokmadhi Bibilushi Flamur Noka Bardha Basha Babale Mond Bilbilin Vokshi Gjonmarkagjoni joooooo eshte turp te votosh keta vemje komuniste ....a eshte perfekte Rama jooooo a eshte me i miri Rama jooooo po a ka opozita me te mire se Rama joooooo a duhet te vazhdoje Rama pooooo

              Përgjigjjuni
              1. b
                ben.

                O shoku ti nuk je i majte. Po me komunist se ti mund te kene qene vetem enveri dhe stalini. Ti qelbesh era komunist edhe sikur te jesh ne honolulu. Vetem ke edhe 1 vecori tjeter qe e ndan me patronazhistet e tjere , nga niveli i inteligjences ja kalon vetem majmunit ndersa nga niveli i moralit nuk ja kalon as derit.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  baba kryetar komiteti por une jam demokrat ahha

                  ti nuk je i majte, por me siguri yt at ka qene komunist me teser partie. Emigrini ju ka shplare trurin.

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Emigranti shqiptar

                  O Ylli, edhe ti e ngatërron termin DIASPORË dhe EMIGRANTË?.................... . - Kush është dallimi? - Diasporë quhen të gjithë të larguarit nga Shqipëria në kohë të ndryshme, por që kanë shtetësinë e shtetit ku jetojnë.................. . Disa nga këta, por që janë shumë pak, kanë marë, ose kanë ruajtur edhe shtetësinë shqiptare......................................................................................... . Tani të pyes unë ty........ . Kjo diasporë, ose shtetas me origjinë shqiptare, por të cilët nuk kanë shtetësi shqiptare, a mund të votojnë në Shqipëri?....................... . Psh, unë kam një djalë 35 vjeç, ka marë shtetësi gjermane dhe sipas ligjit gjerman, u detyrua të lerë shtetësinë shqiptare, a mund të votojë ai në Shqipëri..... . Sepse diasporë është edhe ai................................... . Ndërsa kam edhe një vajzë që punon në Itali, dhe ka shtetësi shqiptare......... . Kjo po, mund të votojë në Shqipëri......... . Po ajo është diasporë?......... . Për mendimin tim, jo!.......... . Ajo është emigrante............ ..................................... . Kështu duhet folur?...... VOTIMI PËR EMIGRANTËT......................... . Dhe jo të thuhet votimi për DIASPORËN.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Buda

                    Une kam ikur ne emigracion pas "reformave" shkaterruese te shkences qe beri Saliu, qe per mua eshte kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi. Prokuroria e Posacme e mban maje penxheres se Kopeshtit Zoologjik te Tiranes. Speciet e rralla nuk preken!

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ik pi ilaçet shoku

                      Ti po mer shoku , ti paske qene i zgjuar, paske ikur “ pas reformave shkaterruese te shkences “ qe beri Saliu. Mbase ke qene jerm kur i ke shkruar keto rrjeshta, por dukesh qe qenke edhe SHKENCETAR.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teo

                        Une kam ikur mbas 2013....po ky e coi me keq shkencen...

                        Përgjigjjuni
                      2. r
                        rilindjotet

                        Çfarë janë këto budallallëqe që shkruani apo thjesht për ti pëlqyer sulltanit Rama! Çfarë stadiumi? Çfarë Milano? Bëhet fjalë për një pallat sporti të një province në Varese. Busto Arsizio ka 80 mijë banorë e me Milanon është si Kamza me Tiranën. Jepini tamam këto dreq lajmesh e mos gënjeni kot njerëzit me pankarta propagandistike.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emigranti o

                          Bravo. Atje 10 mijë vetë ishin, këta e bëjnë sikur ishin 100 mijë..... . Dhe ata i çuan me zor se kishin frikë se Rama e ka Melonin dashnore.

                          Përgjigjjuni
                        2. V
                          Voci i nanes

                          Pse vetem Rama? Po sala nuk e mbush rrugicen e vet? Plot cdo nate! Edhe kandidate per president Cun Lajci.

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            preshevali

                            I mbush se nuk keni bosht korrizor, luan cincari koçe me ju, këtë mision kan vllehët, shbërjen e Shqipërisë.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Milani

                              Problemi eshte me i qarte se kjo o Pate sepse ne vitet 90 Saliu tmeroi gjithe qytetarine dhe duke i perzene nga qytetet dhe qytetet i mbushi me fshatare,maloke,katunare qe u bene me PD per te perfituar dicka.Ndaj sot ne çdo vend qe te shkoje Edi do e presin mijra sepse qytetaria iku nga zgjedha Berishjane per nje jete me te mire nga ajo qe kishte dhe sot patjeter qe takon kryeqytetarin me respekt dhe dashuri sepse eshte perfaqesuesi me i denje i atyre qe u lane shqiperine bishave qe zbriten prej maleve duke zaptuar gjithçka.Krahasoni mitingjet qe bene Saliu dhe Luli me njerez me legena qe marrin torten e gatuar po prej mentalitetit fshatar.Shikoni fytyrat e qytetareve qe shkojne ne takimet me Ramen,njerez te civilizuar,e lule ne duar,pa shtiza per te thyer ,djegur apo pervehtesuar.Kjo eshte thembra e Akilit te Edi Rames se e di qe sa vjen shoqeria shqietare po shkon drejt civilizimit dhe qyteterimit Europian dhe padyshim qe Noket,Prenget,Gjekmarket habiten perse nuk u shkon njeri nga pas. Ndaj dhe sot ne Milano ne ishim atje ku komunikojme me civilizimin,qytetarine duke u çmallur me njeri tjetrin.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kris

                                Une jam socialist por nuk votoj Rilindjen sepse nuk kam gjetur asgje te majte ne praktiken e saj.E konsideroj nje parti ultra te djathte dhe mbeshtetese te Saliut dhe Metes.Saliu ndertoi nje pushtet ku vidhej pa ligj,Rama nje pushtet ku shtresat e mesme dhe ato ne nevoje vidhen me ligj.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Se i ka degdisur vete

                                  Se i ka perzene te tere dhe aq shume sa kane ikur mund te mbushesh qytete te tera.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Ledio

                                    Yll me vjen keç me ta than po asigjo smorra vesh. Gjithesesi pune te mbare

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      AJET DELAJ

                                      Deshiroj tju them shkrusve propagandistik se Israeli ka eshte krijuar ne 1947 e pas 20 vitesh ne 1967 mori para gjithe arabet dhe e dyfishoje territoria e vet . Te tjerat I dini vete.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        ILIR

                                        O YLLI LARASKA eshte nje shkrim servil,prej PATRONAZHISTI i porositur.Qe te flasish per takim te sukseshem te bere ne nje sadium lojrash me dore me nje numer jo me te madh se 3-4 mije veta eshte tentative per te mashtruar.Pse se beri takimin ne nje stadium futbolli ? kur nr Itali ka mbi 600 mije Shqiptare ? Ne se i do dhe e duan perse nuk u krijon mundesine per te votuar ? Rama ka me se 10 vite ne pushtet dhe kujtohet tani per emigrantet,tani qe ka nevoje te largoje vemendjen nga skandalet e vazhdueshme te sistemit RILINDAS te qeverisjes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Demokrate jam por Vototje PS .

                                          z.Ylli Pata normal qe e Vototjne z.Edi Rama...te kujtojme vetem fillimin kure erdhi ne Bashkine eTiranes...si e mori shqiperine.....sidomos Tiranen te shkateruar fare...kudo vinte hera vetem shurre...( fatekeqesisht shumica e te ardhurve nuk ishin mesuar me banjo...laheshin nje here ne muaj..)e ndertoi dhe e rindertoi nga e para me pasterti dhe me gjelberim... Sote kudo mund te quhesh krenar qe je shqiptare...ne krahasim me kohen e spiunit kryekriminelit sali...Nje Bote e tere flete mrekullira per shqiperine dhe mikepritjen e shqiptareve..panvaresisht nga njeri tjetri vriten dhe e tradhtojne manipunoljne se e kane ne " Gen "....edhe une si Demokrate me shume deshire do ta Votoja z.Edi Rama sa here te kishte ..zgjedhje. fundja edhe ato kriminele te PS jane ne burg ose te denuar... Problemi qe do te kemi do zoti mbasi te largohet nga detyra z.Edi Rama....kush do ta pasoje PS....qe te eci ne rindertimin dhe zhvillimin e shqiperise..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Demokrate jam por Vototje PS .

                                            z.Ylli Pata normal qe e Vototjne z.Edi Rama...te kujtojme vetem fillimin kure erdhi ne Bashkine eTiranes...si e mori shqiperine.....sidomos Tiranen te shkateruar fare...kudo vinte hera vetem shurre...( fatekeqesisht shumica e te ardhurve nuk ishin mesuar me banjo...laheshin nje here ne muaj..)e ndertoi dhe e rindertoi nga e para me pasterti dhe me gjelberim... Sote kudo mund te quhesh krenar qe je shqiptare...ne krahasim me kohen e spiunit kryekriminelit sali...Nje Bote e tere flete mrekullira per shqiperine dhe mikepritjen e shqiptareve..panvaresisht nga njeri tjetri vriten dhe e tradhtojne manipunoljne se e kane ne " Gen "....edhe une si Demokrate me shume deshire do ta Votoja z.Edi Rama sa here te kishte ..zgjedhje. fundja edhe ato kriminele te PS jane ne burg ose te denuar... Problemi qe do te kemi do zoti mbasi te largohet nga detyra z.Edi Rama....kush do ta pasoje PS....qe te eci ne rindertimin dhe zhvillimin e shqiperise..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Demokrate jam por Vototje PS .

                                              z.Ylli Pata normal qe e Vototjne z.Edi Rama...te kujtojme vetem fillimin kure erdhi ne Bashkine eTiranes...si e mori shqiperine.....sidomos Tiranen te shkateruar fare...kudo vinte hera vetem shurre...( fatekeqesisht shumica e te ardhurve nuk ishin mesuar me banjo...laheshin nje here ne muaj..)e ndertoi dhe e rindertoi nga e para me pasterti dhe me gjelberim... Sote kudo mund te quhesh krenar qe je shqiptare...ne krahasim me kohen e spiunit kryekriminelit sali...Nje Bote e tere flete mrekullira per shqiperine dhe mikepritjen e shqiptareve..panvaresisht nga njeri tjetri vriten dhe e tradhtojne manipunoljne se e kane ne " Gen "....edhe une si Demokrate me shume deshire do ta Votoja z.Edi Rama sa here te kishte ..zgjedhje. fundja edhe ato kriminele te PS jane ne burg ose te denuar... Problemi qe do te kemi do zoti mbasi te largohet nga detyra z.Edi Rama....kush do ta pasoje PS....qe te eci ne rindertimin dhe zhvillimin e shqiperise..

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Demokrate jam por Vototje PS .

                                                z.Ylli Pata normal qe e Vototjne z.Edi Rama...te kujtojme vetem fillimin kure erdhi ne Bashkine eTiranes...si e mori shqiperine.....sidomos Tiranen te shkateruar fare...kudo vinte hera vetem shurre...( fatekeqesisht shumica e te ardhurve nuk ishin mesuar me banjo...laheshin nje here ne muaj..)e ndertoi dhe e rindertoi nga e para me pasterti dhe me gjelberim... Sote kudo mund te quhesh krenar qe je shqiptare...ne krahasim me kohen e spiunit kryekriminelit sali...Nje Bote e tere flete mrekullira per shqiperine dhe mikepritjen e shqiptareve..panvaresisht nga njeri tjetri vriten dhe e tradhtojne manipunoljne se e kane ne " Gen "....edhe une si Demokrate me shume deshire do ta Votoja z.Edi Rama sa here te kishte ..zgjedhje. fundja edhe ato kriminele te PS jane ne burg ose te denuar... Problemi qe do te kemi do zoti mbasi te largohet nga detyra z.Edi Rama....kush do ta pasoje PS....qe te eci ne rindertimin dhe zhvillimin e shqiperise..

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Demokrate jam por Vototje PS .

                                                  z.Ylli Pata normal qe e Vototjne z.Edi Rama...te kujtojme vetem fillimin kure erdhi ne Bashkine eTiranes...si e mori shqiperine.....sidomos Tiranen te shkateruar fare...kudo vinte hera vetem shurre...( fatekeqesisht shumica e te ardhurve nuk ishin mesuar me banjo...laheshin nje here ne muaj..)e ndertoi dhe e rindertoi nga e para me pasterti dhe me gjelberim... Sote kudo mund te quhesh krenar qe je shqiptare...ne krahasim me kohen e spiunit kryekriminelit sali...Nje Bote e tere flete mrekullira per shqiperine dhe mikepritjen e shqiptareve..panvaresisht nga njeri tjetri vriten dhe e tradhtojne manipunoljne se e kane ne " Gen "....edhe une si Demokrate me shume deshire do ta Votoja z.Edi Rama sa here te kishte ..zgjedhje. fundja edhe ato kriminele te PS jane ne burg ose te denuar... Problemi qe do te kemi do zoti mbasi te largohet nga detyra z.Edi Rama....kush do ta pasoje PS....qe te eci ne rindertimin dhe zhvillimin e shqiperise..

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Njani

                                                    Pd ka vdekur bashk me viçidolin meten e bashen.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      Rripjellës te te gjitha brimave bashkohuni!

                                                      Jo vetëm diaspora shoku Ymer Pata, po aty erdhëm dhjetra mijë komuniste dmth te majte italiane, qe e adhurojne Edvinin dhe shpresojnë që ai të marrë në dorë fatin e Italisë. Po kështu rreth 5000 komunistë spanjollë dhe 23000 gjermane qe besojne te Karl Marksi I ri I Surrelit. Francezet mqs do mblidhen ne Versaje me komandantin global nuk erdhen shume. Po cudia me e madhe ishte pjesmarrja kineze qe ja kaloi asaj sërbe. Rrofsh shoku Edver .... marrsh nga ditet e Ymer Pates dhe Ylli Rakipit. ( Çensura tinzare e Tëmës na rrofsh topat se diaspora "do votoje" per EDrogën)

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. U
                                                        Uniteti Kombtar

                                                        Ky skizofren duhet ndaluar, tashme eshte ne stacionin e fundit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Gjeli

                                                          E kam komentuar dhe nje here po votoi diaspora Rama fiton 120 mandate

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Limi

                                                            I mbush se gjysmat i dergon nga shqiperia, te tjere atje ka sa te duash qe nuk e kane idene cfare vjedhjesh monstruoze ben rama dhe veliaj ne vend, po ka dhe komuniste dashamires sa te duash ne qarkullim

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Tirana

                                                              Artikull preciz me realitetin .

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Luani

                                                                Berisha i vrau ne Gerdec dhe paturpesisht mobilizoi gjithe makinerine shteterore dhe ne zgjedhjet e para pas tragjedise PD dili force e pare ne Gerdec, nuk eshte thjesht poshterim por nje rivrasje. Shukriu i Dibres la nam me vrimen e sumes dhe Rama mobilizoi njesoj si Berisha per ti fituar me thelle zgjedhjet e parakoheshme ne Diber, poshterim si pa dinjitet te dibraneve we edhe i turperon dhe i poshteron. Rame ka larguar ne nje numer rekord.shqiptaret nga vendi, ministrat e tij dhe lukunia e drejtoreve te administrates publike jane ne dyert e Spakut dhe shqiptaret e diaspores e dashkan kete autokrat karagjoz. Keto vetem i poshterojne shqiptaret qe per hire te vertetes fatkeqesisht edhe i pelqenka ti poshterosh.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Bejkush

                                                                  Për shumë nga shqiptarët e diasporës koha ka ndaluar në vitet 197-2005 kur ikën nga Shqipëria. Pas vitit 2005 ishte e vështirë në Perëndim për të bërë dokumentet e qëndrimit.... Për të mos folur se të gjendur mes valës andej shtete që nuk i donin nëpër këmbë e këtej një joshtet ata vetëvetiu u strehuan te " lavdia e shtetit shqiptar të Enver Hoxhës", te nostalgjia. Më së shumti duhet thënë që diasporës i mungon informacioni çfarë Rama po i bën Shqipërisë sot,përndryshe në momentin që Rama i fton të" kthehen e investojnë në Shqipëri",ata duhet t'i hidhnin Ramës surratit çdo likid biologjik në dispozicion përfshirë këtu edhe diarrenë Spiropali. Lolo Karagjozi që rri në pushtet vetëm pse Maloku Berisha "nuk zbret nga kali pa e vrarë", është tallësi më guximtar i diasporës. Po pra ,tani që shkoi ai në Athinë shqiptarët do nisin t'i kërkojnë reston grekëve dhe ti detyrojnë t'i rikthejnë emrat që u ndryshuan me forcë....dhe mos e dhëntë Zoti t'a marrin seriozisht barbarët e Athinës ( kot quhemi ne barbarë,pas asaj që " demokratët" grekë u bënë çamëve)! Këtyre të Italisë u thotë kthehuni të investoni se u vjedh unë... Nuk ka faj, me 1.4 milion shqiptarë që i nxjerr Censusi nuk ka si deklaron 2,6 milion votues në Shqipëri, se pastaj fitorja pornoçitare e Rilindjes katandiset në 400 mijë votues, aq sa Berisha po ky i fundit i ka reale Edi duhet t'a pësojë pas nga shqiptarët,aq rënë sa të mbetet në histori vuajtja e tij, dhe kjo sepse e meriton. Po druaj se nuk do ngjasë,kjo sepse shqiptarët nuk kanë karakter, i lëpijnë b* të huajve dhe kur mbyllen brenda në shtëpi i shajnë, duan t'a shohin të pjekur Sali plehun po nuk ua mban t'a bëjnë( atij i takon të parit ti qish motrën se veç të tjerave është vrasës), e kuptojnë se Rama po i shkatërron dhe ende e përkrahin.... Legenë!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. C
                                                                    Cubel Breca

                                                                    E qart dhe e goditur analiza. Dhe e keqja e madhe kjo është që opuzita jon e nderuar nuk do t'ja dijë dhe t'a analizoj por porosit ca sharlatan gjoja protest kundër Cubit . Dhe përfundimi mer leshin e noc rrokut kur të vijnë votimet.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. V
                                                                      Vranakonti

                                                                      Bravo,te lumt mendja.Ke bere nje shkrim te sshkelqyer,ku vihet ne dukje e verteta e cila lidhet me punen e mbrapesht dhe armiqesore te Sali Berishes dhe Partise se tij terroriste me emrin PD-ke. Si qendron ky njeri akoma ne kembe me gjithe keto krime qe ka bere. Si nuk i vjen zore nga shqipetaret qe na del ne dritaren e banjos kati shtate dhe gerthet si nje qen i terbuar kundra PS-te dhe Edi Rames te cilet po punojn mire dhe shqiperia ka rene ne qetesi. Do vij dita qe ky kriminel,ky gjakpires do t'i paguaj shtrenjet nje dite.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        MEROBYTHQIRA

                                                                        Rama u premtoi se do votonin me ligj nga Italia per Rahmanin.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          Patriot

                                                                          Zoti shoku Pata, jeni aq shume kontradiktore me vetveten ne kete artikulle sa qe dukesh vertete si patronazhist. Ne fillim thua qe me anijet iken te guximeshmit, te burgosurit politike dhe pastaje fillon numuron figura tek tuk te is pushtetit. Ti si gazetare duhet ta dishe qe numurin me te madhe te emigranteve shqiptare ne te gjithe boten e perbejne ato te eksodid, sepse eshte ikje masive. Nqs keto te burgosure qe iken ne fillim qenken me Ramen, hallall e ka dhe nja 20 vete ne pushtete. Me sa di une e shumta qe munde te berne keta te burgosure eshte te apstenojne sepse nuk jane te kenaqure me Salen, por kurre ti'a japin voten te gjatit se te gjatin do te marrin.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. e
                                                                            emigranti

                                                                            jo jo se bardhyl korreshi me shoket e tij nuk kane vajte

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Sokrati

                                                                              Rama i mbush sheshet plot, sepse di te flase, eshte i zoti i fjales, por edhe i berjes te shume puneve te rendesishme brenda dhe jashte Shqiperise. 22 Marsi 1992 ishte dhe mbeti dita katastrofe, kur populli u mashtrua nga banditet me ne krye banditin saliHoxheBerishKatranKatallanit, qe me ligjin 24/1 largoi nga puna qindra mije njerez te afte ne profesione nga me te ndryshmit dhe e futi vendin ne mjerimin e gjate... Ky barbar duhet te mos vdese dhe as nuk duhet te futet ne burg, por le te pellase nga dritarja e nevojtores se katit te tete si nje kafshe, qe kerkon ''tagjinë", duke shpresuar kolltukun, per ta shkombetarizuar te gjithe Shqiperine... Mbolli urrejtjen ne mes te shqiptareve, i perçau shqiptaret, per te zgjatur sundimin e tij barbar, duke i vrare me 1997, duke i djegur me pas, duke i vjedhur me fatura fiktive dhe me privatizimin e prones, duke bere te pasur dhe ''biznesmene'' mitingashet dhe kriminelet e tij te tipit azem hajdari, duke i mbytur shqiptaret ne det, duke i vrare ne bulevard, duke shkaterruar pronen publike me mitingashe dhe duke bere qindra e mijera krime ne asgjesimin e dokumentave hipotekore, duke vjedhur banka dhe duke falsifikuar e shitur prona... Le te pellase saliu, gojendyri, shpifaraku me i qelbur dhe njerezit te shikojne se si nuk duhet te jete kurre ai, qe kerkon te vije ne krye te qeverisjes se popullit... Fytyren e ndyre te ketij monstruozi e shikojme tek pasardhesit e tij (edhe me te ndyre se ai) tek babalet salihajnia, gardh baz huri, sim.t koreshi etj... Ky realitet duhet te vere ne levizje te panderprere qeverisjen aktuale, per te bere vepra ne interes te mbare publikut dhe vepra e pare eshte ndeshkimi i krimineleve, i bandave dhe trafikanteve, vendosja e qetesise dhe siguria per jeten, kujdesi per edukimin dhe shkollimin, hapja e shkollave profesionale per te rinjte dhe te rejat, sherbimet shendetesore dhe rritja e pensioneve dhe jo vetem mitingje dhe propagande. Vendosja sa me pare e ligjit per voten e diaspores mbetet nje propagande, nje mangesi serioze. Realizimi i ketij objektivi do te çliroje energji konkrete dhe me vlere per zhvillimin e vendit ne shume fusha.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. D
                                                                                DemokraciEDhjere

                                                                                O Ylli i Partise: Ne te paren nuk ishte fare qesharake se autobusat ishin aty e ishin duke prit njerezit ti kthenin mbrapsht. As ne te dyten mos te te duket qesharake se 45 euro ben shku e ardh ne Milano brenda dites me avionin e darkes. Sa per pyetjen tende pse mbush stadiumet eshte e thjeshte njerezit gallate duan.Shkon mer dhe kllounet (gaztoret e oborrit me vete) Elvana,Noizy,Artiola Toska. Dhe ja u mbush stadiumi. Po meqe ke pyetje si i mbush na trego pak si i paguan keta kengetaret KM se thone se Artiola nuk leviz pa 10k Euro per koncert,Noizi e ka tarifen 20k Euro dhe Elvana aty afer.Kush i ka paguar keta dhe me parate e kujt??

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. R
                                                                                  RAIFI

                                                                                  Logjika e turmës.Të shof kush po del,të mos mbetem vetëm unë indiferent,të shfrytëzoi rastin të shof ndonjë shok a mik,pse jo edhe të dëgjohet muzikë e të bëhet pak patriotizëm që në Shqipëri ka vdek kaher.Tek e fundit edhe pas Enver Hoxhës bëheshin turma të tilla,jo të gjithë nga frika .

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. T
                                                                                    Toni

                                                                                    Z Pata. Edi Rama me 4 mandate ishte I vetmi qe mund te bente shtet. Kishte kohe. Nuk e beri. Me 4 vite askush nuk e ben me. Do mendoje per elektoratin. Ne shume Parameter ka bere hapa pas. Ne kryesorin drejtesine eshte sh me keq se Berisha. Kush pret ceshtjet me gjykste prej vitesh me kupton.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. L
                                                                                      Luli

                                                                                      Greqi e Itali nuk quhet me diaspore…ditet e sotme duhet te kalosh sepaku kontinentin

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. y
                                                                                        ylli Spata

                                                                                        ky artikulli eshte: o Rama hape pak bythen te te fus llapen

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. H
                                                                                          Halalli

                                                                                          Ky milet kurve kurr ska patur shtylle kurrizore qe kur u pushtua 500 vjet nga osmanet dhe xhepisti gjate e di mire kete. Prandaj sa me shume karin brenda ketij mileti me shume te do. Edhe berisha kete beri dikur dhe nuk i doli keq

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. E
                                                                                            Emisioni

                                                                                            Z Pata, zakonisht ose me sakte, shkrimet e tua deri tek ky i maratones rilindase neper "bote", kane te sakta. Me kete te fundit....nuk te kuptova! Se pari.....eshte pa lidhje ti japesh ngjyre gjithe emigranteve me 2...3...4 apo 10 a 100 raste suksesi shqiptaresh ne itali. Se me kete me kujton ate barcaleten: mir mishin e gjeta....po macja ku eshte ? E dyta......prap pa lidhje te kerkosh orientim politik ne emigrantet shqiptare ne evrope, ata kane ikur nga syte kembet si per qeverisjen e pd si sjo e ps e si ajo rilindase, qeverisje njelloj te tmerrshme si njera si tjetra. E treta....po prap pa lidhje, te thuash qe RamKCK paska spostuar betejen jasht shqiperise......ku ne te vertete, jasht, as ka per tu spostuar asnjeher asgje nga realiteti batak shqiptar. Emigrantet tashme kane ndertuar jeten e tyre jasht......lexojne per kuriozitet cbehet ne shqiperi....e binden cdo dite me teper per zgjedhjen e mire qe kane bere. Rama me kete vrap, si kali ne leme, thjesht mendon se po jep spektakel me madheshti e e tij shqiperise (votuesve) qe i kane ngelur. Mitingje ne tirane......ska me! Qeveria dhe "Boset e saj.......kane dale nudo para publikut! SPAK......avash avash do i gerryej te gjithe. Jane simptomat e mbarimit te te qenurit qeveritar kto Z Pata.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. E
                                                                                              Ermir

                                                                                              O demokrat qe voton Edi Ramen. Merr nje kokerr dhe ndalo diarrene se na mbyte nga era. Le te votojne emigrantet dhe do e shohesh se ku do perfundoje Rama. Emigrantet nuk i genjen dot me 50 euro. Sa per patat, vranakontet e patronazhistet...nuk ia vlen te flasesh. Ata paguhen nga taksat tona dhe votojne Ramen. Ishallah SPAKu e merr ne dore ceshtjen e blerjes se votes. Rama i hodhi te gjithe bashkevjedhesit e tij. Do i vije edhe atij radha. Por jo nga ata. Do i vije nga kriminelet

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje